Shqipëria dhe Kosova: “Front i ri” për xhihadistët

5 Maj 2016, 16:24Rajoni TEMA

Sipas të dhënave qeveritare, rreth tridhjetë luftëtarë janë kthyer në Shqipëri dhe 120 në Kosovë. Analisti i çështjeve fetare në Shqipëri, Ermir Gjinishi, ka paralajmëruar nëse «nuk i integrojmë përsëri në shoqëri, nëse i margjinalizojmë, ish-luftëtarët që janë kthyer në vend mund të provokojnë aksione ekstreme».

Alberti dhe Jasini u larguan para tri vitesh nga shtëpitë e tyre në Kosovë e Shqipëri që t’i bashkoheshin luftës në Siri. Ata janë kthyer, duke u bazuar në planet e xhihadistëve në rajon të cilin «Shteti Islamik» e konsideron «front të ri» në Europë.

Jasini, 30 vjeç, kishte punuar si kasap në një mishtore hallall në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, në Tiranë. Ai nuk e ka deklaruar emrin e vërtetë nga frika se mund të ketë pasoja.

Plagosur më 2014 në Halep, qytetin e shkatërruar në veri të Sirisë, babai i tre fëmijëve ka theksuar për AFP-së «se kishte marrë udhë për të ndihmuar popullin sirian» dhe shpreson se Zoti do t’ia pranojë sakrificën e tij, megjithëse nuk vdiq si dëshmor.

Albert Berisha, 29 vjeçar, që kishte diplomuar në shkencat politike, thotë se «vendimin emocional» për të shkuar në Lindje të Mesme e kishte marrë «pas skenave që i kisha parë në televizor dhe media sociale për çfarë po ndodhte në Siri». Sidoqoftë, Berisha nuk ia kishte dalë t’i shmangej vëmendjes së autoriteteve. Vjet është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim.

Autoritetet njoftojnë se rreth 300 kosovarë dhe më shumë se 120 shqiptarë i janë bashkuar luftës së xhihadit në Siri – duke i futur këto dy shtete në mesin e vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve në Siri krahasuar me numrin e banorëve. Sipas të dhënave qeveritare, rreth tridhjetë luftëtarë janë kthyer në Shqipëri dhe 120 në Kosovë.

Analisti i çështjeve fetare në Shqipëri, Ermir Gjinishi, ka paralajmëruar nëse «nuk i integrojmë përsëri në shoqëri, nëse i margjinalizojmë, ish-luftëtarët që janë kthyer në vend mund të provokojnë aksione ekstreme».

Propaganda e «Shtetit Islamik» ka lëshuar vjet një video të titulluar «Nderi është në xhihad; mesazh popujve të Ballkanit», duke e përshkruar rajonin si «front të ri» për xhihadin në Europë. «Ditë të zeza po vijnë», ka paralajmëruar një luftëtar kosovar, duke kërcënuar qeveritë e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. «Do të terrorizoheni».

Myslimanët në Kosovë e Shqipëri historikisht kanë qenë liberalë, por në rrugët e Prishtinës ka femra me fytyrën e mbuluar tërësisht dhe burra me mjekra e pantallona të shkurtuara mbi nyje, shenja të radikalizmit.

Ilir Kulla, ish-drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve, ka thënë se xhihadistët janë radikalizuar më lehtë për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik, mungesës së edukimit shkollor dhe shpëlarjes së trurit në internet.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, paga mesatare në Kosovë është 290 euro dhe jo fort më e madhe se në Shqipërinë fqinje. Ndonëse paraja nuk është nxitësi kryesor që i josh të rinjtë të shkojnë në Siri, megjithatë një oficer shqiptar policie ka thënë se një luftëtar i ISIS-it do të merrte dyfish më shumë.

Visar Duriqi, ekspert religjioni në Kosovë, ka theksuar se «Kosova është shkatërruar ekonomikisht në luftë dhe rimëkëmbja ekonomike po vazhdon me hapa të ngadalshëm, duke krijuar shumë probleme sociale».

Autoritetet në rajon po e luftojnë dukurinë dhe kanë shënuar njëfarë suksesi.

«Asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS-it në gjashtë muajt e fundit», ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi në shkurt, që edhe vetë kishte pranuar kërcënime prej ISIS-it.

Zëvendësministrja e Brendshme shqiptare, Elona Gjebrea, ka deklaruar se «asnjë shqiptar nuk është larguar nga vendi» në drejtim të Sirisë qysh nga viti 2014.

Në të dy vendet, autoritetet janë angazhuar për ndalimin e rekrutimit dhe kapjen e rekrutuesve, me një numër të madh arrestimesh dhe procesesh gjyqësore. Shqipëria ka dënuar të martën nëntë persona deri në 18 vjet burg për financim dhe rekrutim të luftëtarëve – i pari gjykim i këtij lloji. Në momentin kur është lexuar verdikti, të akuzuarit kanë bërtitur «Allahu Akbar». Tradhtarë. Do të vijë edhe dita jonë. Do të ndëshkoheni».

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të ketë lëndë fetare nëpër shkolla me qëllim të luftimit të injorancës dhe atyre që ai i ka quajtur «demagogë, sharlatanë dhe manipulues». Në mesin e atyre që po drejton gishtin Rama është Almir Daci, imam që drejton një rrjet përgjegjës për dërgimin e 70 personave – përfshirë edhe gra e fëmijë – në Siri. 34-vjeçari ka ndihmuar transformimin e Leshnicës, Remenjit dhe Zagorçanit – fshatra në afërsi të kufirit me Maqedoninë, ku ka kisha që qëndrojnë pranë xhamive – në bastione të rekrutimit xhihadist.

Daci, i njohur si Abu Bakr al-Albani, kishte punuar si imam në një fshat afër Pogradecit, dhe ishte një prej rekrutuesve kryesorë të ISIS-it në Shqipëri. Të afërmit kanë marrë lajme se ai ka vdekur në Siri muajin e kaluar, por si gjithnjë nuk kishte burime të pavarura për ta konfirmuar.

Hurma Alinji, 59 vjeçe, fqinje e familjes Daci, ka akuzuar Dacin se është përgjegjës për vdekjen e të birit të saj që vdiq më 2014 si 28-vjeçar në Siri. «E fajësoj Dacin. Është i vetmi përgjegjës. Ai e ka shtyrë të birin tim të shkojë atje», ka deklaruar ajo. Ervisi kishte punuar në Greqi, por familja kishte vërejtur radikalizim të sjelljes së tij pasi kishte nisur të shkonte në xhaminë e Dacit. Më parë kënaqej teksa shihte babanë duke pirë raki, «por krejt papritur nisi të mos e hante mishin» të blerë në fshat «dhe i shkurtoi pantallonat e rinj». Një natë shkurti më 2013 tha se «vëllezërit e tij kishin nevojë për ndihmë». Dhe shkoi të vdiste në Siri, si rreth 70 shqiptarë dhe kosovarë të tjerë.

8 komente në “Shqipëria dhe Kosova: “Front i ri” për xhihadistët”

  1. tfgs1 says:

    ZIKE PEDERI………………………….jJIHAD flet shqip!

    1. tfgs1 says:

      Ma tha ma tha dhe papagalli qe ta shtriu ty jarani, pedofiliqiaaa re efgaristoqia poliqia

  2. krysho ludovik says:

    Jo mo jo,
    nuk shkojne ne siri jo se i ndalon propogranda e qeverive
    po jane bombat e rusit
    edhe nuk ua mban by.. te vene te vdesin.
    Si gjithmone te trashe edhe oportuniste gorot, u vete llafi me vonese.
    Post Scriptum: e po si mos do perfaqesoje Trumpi partine republikane

  3. toni says:

    mos e kruni shum se amerika nuk ka fi dhe as ju larot e saj ajo vetem se ja shtoj vehtes mjerimin e asaj qe e quajn fund deri ne deshperim tashme armata e tyre luftarake nuk vlen….the end

  4. toni says:

    mos e kruni shum se amerika nuk ka fitu dhe as ju larot e saj ajo vetem se ja shtoj vehtes mjerimin e asaj qe e quajn fund deri ne deshperim tashme armata e tyre luftarake nuk vlen….the end

  5. A.Radi says:

    Allahu Akhbar ose thene ndryshe Elohimët (Alâhâ-t) janë të mëdhenj!
    Ta kuptonin keta kaqole qe s’behet aspak fjale per Zotin Suprem, por per zoterinjte luftenxites te Babilonise se vjeter. Ata qe ne tavoline nga hiçi shpiken fete kryesore dhe ia serviren njerezve, duke i ndersyer njera kunder tjetres.
    Ata qe prej mijevjeçaresh komandojne e qeverisin ne dhune e mashtrim planetin Toke.
    Allahu Akhbar, o kokeboshe! Se vetem Alâhâ-t e medhenj qe ju adhuroni ne injorance, mund t’ju kerkojne sakrifica gjaku e akte barbare, per t’ju hapur portat e “Xhenetit” te sajuar. Ne fakt me ato akte te uleta jeni zhytur thelle ne ferr, jo ne ferrin po te sajuar biblik, por ne ferrin e vorbulles se negativitetit qe ka per t’ju persekutuar ne kete jete e ne te pertejmen.

    Andrea Radi

  6. ALBAN says:

    Vetem ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk nuk ka informacion te koduar kundra terrorit keta qelbesira kthehen ne Shqiperi pa asnje merak dhe neser futen ne Evrope per te vrare njerez te pafashem si ne Bruksel . Aty duhet te futet FBI apo CIA se Shqiptaret i ka marre lumi nga trute!

  7. Taip says:

    RadiqafZHULI..Allahu Barkderr..keshtu shkon MA SHUM….Shko qihu ti me allahun tand!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje