Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva, për zëri.info.
Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm, transmeton zeri.info.
“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për zëri.info, duke shtuar. “Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo.
Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.
Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva për zëri.info.
Tani vizat do te hiqen dhe per Turqine 90-milioneshe.
Do te ishte turp dhe me prapavije te paqarte mos heqja e vizave per vellezerit Kosovare.
Gjithashtu nuk e kuptoj qe perse UEFA nuk e ka pranuar akoma Kosoven kur Pothuaj te tera vendet nga 55 qe jane e kane njohur pavaresine e saj shteterore.
Mos valle drejtuesit e federatave te secilit shtet jane si Duka yne,te pavarur nga politika dhe qe voten e tyre nuk e japin,POR E SHESIN.
Jepini para muterve.