Ermira Mehmeti tregon të vërtetën e përgjimit erotik

2 Maj 2016, 10:23Rajoni TEMA

Politika shpesh konsiderohet si një xhungël, ku më i forti arrin t’i mbijetojë pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj. Përjashtim nuk bëjnë as femrat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së, e cila është një nga dy femrat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.

Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe një zyrtari të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.

“Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri. Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmëritë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, tregon deputetja.

Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira është se dolëm nga kjo histori edhe më të fuqishëm, më të bashkuar, për zhgënjimin e atyre që donin të më lëndonin”.

“Unë kam marrë 3 kërcënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike. Bëhet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë. Dua ta mbyll këtë histori që më ka lënduar, por nuk më ka rrënuar. Kam mësuar se është detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike. Ua kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, shtoi Ermira Mehmeti.

7 komente në “Ermira Mehmeti tregon të vërtetën e përgjimit erotik”

  1. ismet says:

    Dyll,dyll o Ermira.Ju politikaneve edhe me ju kap siper njeri tjetrit do ta mohoni.Tani spekulloni jo maqedonsit,terci verci etj.Dihet morali juaj dhe hajdutlliku qe beni.Me keto deklarata koti qe beni,nuk justifikoheni dot.

  2. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Na ler moj moter ne hallet tona. Nuk ka kush nge te merret me placken tende. Ta ka dhene zoti, perdore si te kesh qejf. Por nuk je fajtore, keta te Temes duan klikime dhe tallin menderen duke te diskredituar cdo dite.Dhe jo se u dhemb ndonje fije per ty.

  3. maximus says:

    prape kjo me kete histori, po boll moj grua se nuk ke bere krim, baçen tende do te punoje, pastaj çudia me madhe zgjat 3 dite, ti po ngacmon kot, sepse ne edhe per pak dhe e haruam, mer shembull nga ai qe do te ta punonte baçen, nuk flet fare per kete ngjarje. kjo po ben sikur ishte e virgjer dhe e ç’virgjeruan me force.

  4. Mosbesuesi says:

    ik o “Ermira”, dhe mos kerko te na Mbushesh Mendjen me “Muhabete Grashe”….jo ashtu po keshtu…blla blla…
    1-Ti nuk ke pasur ROL VENDIMESH ne BDI-ose Qeveri, ti ishe thjeshte nje Numer ne Parlamentin Multi-Kongolez te Mini-Shtetit FYROM::::
    2-Edhe nje Here qe na duhej VOTA juaj ti na Merre Aeroplanin dhe iken,duke bere te Deshtonte Hyrja e KOSOVES ne UNESCO-hajde po e quajme nje “Pakujdesi”…po ku eshte “Shantazhi” qe po ju bejne juve nepermjet kesaj Videoje???Ka shume Mundesi te Shantazhohet ish-Kryeministri qe eshte i Martuar, sepse sa per ju::Ti BEQARE JE….dhe “Me thy ” Ndonje “Hu” Qare e ke…. ik dhe mos na Shit Moral, leri njerezit ne Hallet e tyre…lol

  5. LONA says:

    MIRE KE BERE MOJ PO KUSH RIN E TE DIGJON TY SIKUR JE KIM KARDISHAN IK E KULLOT KU TE DOJE QEJFI PRANDAJ TA KA DHENE ZOTI,PO QE E KE BERE E KE BERE AHAHAH

  6. mirel says:

    Ermira. Ta tunden videon qe te mos tundje voten per Kosoven. Po dhe ta nxorren bojen se aq vlejne ata qe bejne pazare te tilla. I perdor dhe shet. Ty te shiten shefat e tu maqedonas se mbaruan pune me ty. Nuk u duhesh me. Tani talkin b.then me tere shqiptaret. Kosoven jua sabotuam nepermjet nje bushtre. Keshtu jeni ju shqiptaret -thone, te mbaruar. Vetem per orgji jeni

  7. NGA SHESHI FLAMURIT says:

    THOJ ÇFARE TE DUASH…SHIKO VETEN NE PASQYRE E KE TE SHKRUAR NE BALLE K……IN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje