‘Invalidi i Zvicrës’, deputet i PDK-së dhe bandit i rrjetit kriminal

27 Prill 2016, 16:41Rajoni TEMA

Nga Arbana Xharra

I famshmi Azem Syla, mashtrues i sigurimit social në Zvicër ku në mënyrë të paligjshme kishte përvetësuar sigurim invalidor prej mbi 400 mijë franga, i cili në vitin 2012 u dëbua nga Zvicra me vendim të Gjykatës se atjeshme, na del kreu i grupit kriminal të dallavereve me toka në Kosovë.

Deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, në biznes të jashtëligjshëm bashkë me serb, kështu të përbashkuar në krim, hiç më pak se 30 milion euro dyshohet ta kenë dëmtuar Kosovën me prona shoqërore e private në Veternik dhe Çagllavicë.

I njohur si mashtrues, nuk është çudi lajmi sot i aksionit të Eulex dhe Policisë se Kosovës në ndjekje të tij. Është lajm përfshirja e aparatit shtetëror në krim të organizuar për kaq shumë vjet. Sepse dallaveret me prona përfshijnë një rrjet të gjerë të mashtruesve ku dirigjimi ka ardhur direkt nga ky zyrtarë i lartë i PDK-se.

Ato mashtrime me dokumente të pronave, bartjet e pronësisë, emërtimet, transferet, pagesat të gjitha janë bërë të mbështetura nga një sistem i gjerë i aparatit shtetëror. Pra, sot Kosova prodhon lajm të rëndësishëm ndërkombëtar.

Deputet i partisë më të madhe në pushtet, i cili edhe pse mashtrues në Zvicër, partia e tij jo vetëm nuk e ndëshkoj,por  e la deputet dhe i dha mundësinë e zhvillimit të një aktiviteti kriminal. Ky skandal shkon përtej një aksioni policor në kërkim të Azem Syles, ky skandal  i shumës 30 milionëshe është dëshmi e instalimit të rrjetit mafioz nëpër institucionet e Kosovës. Kështu Kuvendi i Kosovës zyrtarisht mund të shpallet çerdhe e krimineleve. E të gjithë ata që kërkojnë largimin e EULEX sado që nuk ka qenë i suksesshëm me pritshmëri tona, e kanë dëshmi se sa është gatishmëria në këto rrethana që është Kosova të luftohet Azem Syla & Co nga gjykatës e prokuroret vendor.

Krimi nuk është thjeshtë në duart e krimineleve ordiner, por e njerëzve me ndikim ne legjislativ, në Kuvend kur merren vendime, ata kanë aparatin shtetëror në duar në shërbim të nëntokës.

2 komente në “‘Invalidi i Zvicrës’, deputet i PDK-së dhe bandit i rrjetit kriminal”

  1. ts says:

    Una facia una raca ! Kuvendi i shqiptareve kudo qe banojn qenka fole hajnesh, kriminelesh,e mashtrusish ! Zoti ju “shtoft”e shkofshi ne te semes ….

  2. demokrati says:

    Arbana, je gabim vajze e mire. Pa Azem Sylen dhe shqiptaret si ai, do ishit edhe ju duke marre azil te perjetshem, me baze invaliditeti, ne rastin me te mire ne Komunen e Fushe Krujes dhe ate te Topojes, ku u ngriten cadrat e OKB qe administroheshin nga bangladeshas, Shqiptare e mire je, por mos e digj jorganin per nje plesht, pasi keshtu si po vjen puna do ngelet pa dale ne gjyq te Hages vetem “kosovari i mire” halil matoshi dhe do ti kerkoni me qiri “mashtruesat” si Azem Sula. Lufta per liri qe ben Syla me shoke, nuk behej part time, femijet dhe familja e tij duhet te ushqeheshin, dhe shteti zvicerian qe mjel tere mashtruesat e botes, nuk ka te prishur persa kohe Syla nuk i perdori per droge e qef.Qellimi justifikon mjetin, po kerkoni nga shqiptaret te mbeteshin shenjt ku kishin perballe barbarine me te madhe qe ka njohur historia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje