Erdogan në Kroaci për të forcuar rolin e Turqisë në BE

26 Prill 2016, 19:22Rajoni TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po viziton Kroacinë për herë të parë këtë javë, me qëllimin për të forcuar pozitën e Turqisë në BE – dhe duke rritur shpresat e tregtisë së për eksportuesit e Kroacisë.

Erdogan do të vizitojë Zagrebin të martën dhe të mërkurën, do të takojë presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministrin Tihomir Oreshkoviç.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në eventet që shënojnë 100-vjetorin e njohjes formale të besimit islam në perandorinë Austro-Hungareze në të cilat Kroacia ishte pjesë atëherë.

Profesori në pension dhe analisti politik, Zarko Puhovski, thotë se vizita do të përdoret gjithashtu për të treguar se “Kroacia ka një mundësi të dytë” në BE.

“Turqia gjithmonë sillet sikur luan një rol të madh në Europë dhe sikur Europa ka nevojë për të. Prandaj, Kroacia dhe Turqia kanë arsye taktike për një vizitë të tillë,” tha ai për BIRN.

Puhovski tha se vizita mund të përmirësonte pozitën e Turqisë. Ajo tashmë luan një rol të madh në Europë, në menaxhimin e fluksit të emigrantëve në kontinent nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe në Kroaci është fakti se Erdogan thuhet se do të sjellë gjashtë ministra dhe 90 biznesmenë me vete, disa prej tyre zyrtarë të lartë në kompanitë kryesore turke që do të marrin pjesë në një forum ekonomik me rreth 150 homologë kroatë.

Banka Kombëtare e Kroacisë thotë se Turqia ka investuar vetëm 212 milionë euro në Kroaci që nga viti 1993 ose vetëm një për qind të të gjitha investimeve të huaja në ekonominë kroate.

Kroacia ka eksportuar mallra me vlerë 104.4 milionë euro në Turqi në vitin 2015, vetëm 1 për qind të eksporteve, ndërsa ka importuara nga Turqia mallra me vlerë 244.4 milionë euro, ose rreth 1 për qind të totalit të importeve.

Damir Novotny, një eksport ekonomie, tha për BIRN se ndërsa Turqia nuk është një konsumatore e madh e produkteve kroate, ajo ka bërë investime në turizëm në bregdetin e Adriatikut.

“Turqia ka bërë investime të vogla në sektorë të tjerë, por turizmi mbetet sektori më i rëndësishëm për investimet e tyre,” tha ai.

Novotny shpjegoi se produktet kroate nuk janë interesante për blerësit turq, pasi që të dyja vendet prodhojnë produkte të ngjashme, ndërsa shpenzimet në Turqi janë më të ulëta se sa në Kroaci dhe të dyja vendet janë shpesh konkurrentë të drejtpërdrejtë.

“Industria turke e ëmbëlsirave është një konkurrente direkte me një industri kroate, industria e mobilieve turke ka gjithashtu konkurrentë në Kroacia,” vërejti ai.

Përveç ekonomisë, Erdogan dhe Grabar Kitaroviç do të diskutojnë çështje bilaterale, përfshirë mbështetjen e mundshëm të Kroacisë për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Të dy presidentët do të diskutojnë edhe për tema të sigurisë, si kërcënimi i terrorizmit, situata në Siri dhe Irak, kriza e migrantëve dhe siguria energjetike.

8 komente në “Erdogan në Kroaci për të forcuar rolin e Turqisë në BE”

  1. Wendy-B says:

    Po hajde pije nje kafe ketej nga ne, se na dogji malli per baben ?

    1. Bazarhesap says:

      Prit sa te pastroj balten (PKK&Assad) komuniste!!!
      Stomp on the rafidhah Erdogan Pasha!!!

  2. Emer says:

    Ne kthim hajde inaguro ndonje xhami me 12 minare ketej nga Arnautostani!

  3. ztuh says:

    Ai eshte baba i gjithe Ballkanit e jo vetem i yti

  4. tt says:

    Jo jo nga ne nuk vjen dot se ka 500 vjet qe ka thyer qafen por nga “greket” do te dale nje here se helbete e ka gjakun dhe ADN e vet panvaresit kryqit qe mbajne ne qafe jevgjitet te gjithe jane kopilat e tij te kthyer nga muslimani ne ortodokdi se keshtu e donte Perendimi dhe dhjakonaret e Kishes Lindore Aziatike

  5. Pashai says:

    YYYYY rracë muti

  6. z says:

    [email protected]
    haha ke nje like ! ne bregdetin e shqipeve do jem un, nuk e dua Rexhepin, e urrej!
    c.b.

  7. A says:

    REXHEP (Xhepi) TAIP ERDOGAN, do te beje nje vizite zyrtare dhe shteterore si President i Republikes te Turqise s’bashku me bashkeshorten. Ku per te nderuar vendasit, mikepritesit, bashkeshortja e tij do te jete e veshur sipas zakoneve te femrave kroate, pa ferexhe dhe pa shami koke. Keshtu e kerkon protokolli kur shkon ne nje shtet tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje