Vuçiç shpall fitoren e zgjedhjeve të parakohshme. Presheva dhe Bujanoca në duar të shqiptarëve

25 Prill 2016, 09:25Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të parakoshshme të mbajtura ditën e diel 24 prill. Në një konferencë për mediat në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, Vuçiç tha se Serbia fitoi.

Sipas Vuçiçit, partia e tij, ka marrë 50.9% të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, transmeton Koha.net.

“Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiç.

Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.

“Faleminderit të gjithëve që kemi votuar sot dhe njerëzve që kanë punuar që këto zgjedhje të jenë transparente, gjithashtu edhe njerëzve të mi që zhvilluan një fushatë të mirë”, ka thënë Vuçic.

Presheva dhe Bujanoca në duar të shqiptarëve

Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar Partia Demokratike Shqiptare (4.757 vota) e kryetarit Ragmi Mustafa, kurse në Bujanoc Partia per Veprim Demokratik (PVD) e ish-kryetarit të komunës, Shaip Kamberit. Nga keto rezultate mund të thuhet se per kater vitet e ardhshme Presheva dhe Bujanoca do te udheheqin nga shqiptaret, njofton Agjencisëa ë Lajmeve “Presheva Jonë “

Pak minuta pas shpalljes se rezultateve, lideri i PDSH Ragmi Mustafa tha se “i drejti gjithnje fiton përkundër propagandes dhe spekulimeve me pagese. Sidoqofte ne jemi te hapur dhe te gatshem të bëjmë një koalicion të mirë, me më të mirin e mundshëm per ta udhehequr Presheven gjithnjë ne mbrojtje dhe sherbim te qytetareve tane..”

Ndersa, sipas rezultateve preliminare, PVD-ja e Shaip Kamberit e cila ka siguruar 4438 vota perballe Nagip Arifit nga Partia Demokratike me 3330, Lëvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut me 1860. Partia tjera kanë marr numër shume më të vogël të votave.

2 komente në “Vuçiç shpall fitoren e zgjedhjeve të parakohshme. Presheva dhe Bujanoca në duar të shqiptarëve”

  1. lol says:

    nuk me duket lajm i mir qe Presheva dhe Bujanoca do udhehiqen nga shqiptar. e kemi pa si u katandis shqiperia ne 25 vjet

    1. tt says:

      Po pse ku na qenka Serbia qe eshte udhehequr nga serb nje llum e nje m…si Shqiperia as me shume e as me pak po mbahet me te mire nga Europa kurve per shkak te Rusise e Putinit qe te mos shtrij kthetrat ruse ne Ballkan si dikur me jevgjitet “greke” qe donin ti bashkoheshin Rusise komuniste prandaj mjaft bete inferiorin ore kokrra injorantesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje