Aleksandër Vuçiç ka fituar zgjedhjet e parakohshme duke konfirmuar pozitat e tij, por pikëpyetja e madhe është se çfarë rruge do të ndjekë Serbia: Bashkimin Europian apo Rusinë.
Prej kohësh Serbia flirton me Putin dhe e konsiderojnë atë si aleatin e tyre të madh.
Por zyrtarët në Bruksel mendojnë se qeveria e re serbe do të vijojë rrugën drejt BE-së.
Kështu ka deklaruar Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
E pyetur rreth zgjedhjeve në Serbi, ajo ka thënë se KE ende nuk është deklaruar sepse është duke pritur rezultatet përfundimtare dhe vlerësimet e misioni vëzhgues ndërkombëtar që ka mbikëqyrur zgjedhje në Serbi, por ajo ka thënë se beson që Beogradi do ta vazhdojë rrugën evropiane.
Serbija po behet me keq se Greqia
Nuk ka udhekryq do te shkoje aty ku i rref zemra ne lindje
me Rusine, i bashkon gjaku Sllav muzhik
”Shpejt ta marriom me te mire Serbine se pa te Europa nuk ben dot” !!!