Marionetat shqiptare të Erdoganit

26 Prill 2016, 10:57Rajoni TEMA

Nga Arbana Xharra

Para disa vitesh kur kishte ardhur në Kosovë Reccep Tayyip Erdogan, në pritjen e tij nga Qeveria e Kosovës, në restorantin “Gorenje”, pjesëmarrësit kosovarë, kryesisht ministra, mbanin ujë dhe lëngje në duar.

Me një përjashtim, madje të një zyrtareje qeveritare grua, që kishte marrë gotën e verës, të tjerët, pa alkool, kishin pritur me nderime autokratin Erdogan. Këtë rrëfim e tregojnë disa ish-zyrtarë qeveritarë pjesëmarrës në këtë pritje, më shumë të çuditur se si kjo grua nga Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej agjendës përulëse ndaj Erdoganit, atëherë kryeministër i Turqisë.

“Vëllain” Erdogan duhej respektuar me nënshtrim deri në mosguximin e pirjes së një gote verë përpara tij. I njëjti në 2013-n, iu adresuar qytetarëve nga Prizreni se “të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. E kush të bëjë zë?! Çele gur gojën…

Madje ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe pse s’njihet si ndonjë besimtar i denjë i fesë islame, pat shkuar bashkë me Erdoganin dhe myftiun Naim Ternava për të falur drekën në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Të njëjtin e ndiqnin pas kur erdhi në inaugurimin e Aeroportit të Prishtinës, Hashim Thaçi bashkë me Edi Ramën.

Nuk shkoi shumë dhe Rama i premtoi hapësirë në qendër të Tiranës për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, derisa në Kosovë kishte ndërtuar përmes organizatave shtetërore, dhjetëra xhami dhe shumë të tjera nga periudha otomane i kishte rinovuar.

Agjenda neo-otomane në Kosovë

Me vetëdije të plotë, si Kosova edhe Shqipëria ua hapën dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka një qëllim: shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

“Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.” Këtë e thotë media më e madhe online në SHBA “Huffingtonpost”. Pra shtrirja e ndikimit turk, që nisi në Bosnjë e po vazhdon në trevat shqiptare, është spikatur edhe nga të tjerët shumë më larg nesh.

Jo pse Erdogani e qeveria e tij kanë interes ekonomik për tregjet tona shumë të vogla, ai e ka bërë të qartë agjendën e tyre ideologjike në krye me islamin politik. Investime marramendëse janë bërë në Kosovë, por jo në fabrika. Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilit Turqia avancon agjendën e saj ideologjike.

“TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbështet formacionet e ‘Vëllazërisë Myslimane’ në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi, si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së”, shkruan “Huffingtonpost”, duke e ripërsëritur se TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale në Kosovë.

Në Kosovë, citon hulumtimin e gazetës “Zëri”, organizatat shtetërore mbështetën më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit edhe në shumë xhami e tyrbe. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohen në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.

Qindra bursa e aktivitete të tjera, për të cilat jo vetëm imamë, por edhe profesorë të shkollave të mesme dhe atyre të UP-së, u jargavitën parave të Erdoganit.

Derisa astete kryesore në vend, Distribucioni i KEK-ut dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tashmë, janë në duart e kompanisë ku aksionar është dhëndri i Erdoganit në kompaninë “Limak Holding”. Sikur t’u mjaftonte me kaq. Turqia kohë më parë kishte synim edhe kampin amerikan “Bondsteel”.

“Turqia ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane ‘Bondsteel’ në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”, shkruante muaj më parë “Huffingtonpost”.

Të gjunjëzuarit e Erdoganit

Edhe pse Kosovën e mbron ushtria më e fortë në botë, NATO, Erdogani disa herë ka luajtur lojën politike gjoja “kërcënon” Serbinë se do ta mbrojë me ushtrinë e vet Kosovën. Ndërsa gjatë vizitave të tij në Serbi ai është shfaqur si mik i sinqertë i serbëve, duke kërkuar bashkëpunim ndërshtetëror politiko-ekonomik.

Përafrimi i politikanëve shqiptarë, ku nuk fshihet në Maqedoni, parti politike si “Besa” marrin direkt para nga Erdogani, janë hapa të sigurt drejt turqizimit të shqiptarëve dhe interesin e Serbisë për defaktorizimin e shqiptarëve, duke rikujtuar se qysh një shekull më parë ish-ministrit serb, Ilia Grashanin, i kishte rënë kambanës.

Sot një ngjarje e tillë na sjell përpara syve këta udhëheqës tek i “gjunjëzohen” Erdoganit, i cili me agjendë haptazi islamike arriti të shtrijë fare lehtë edhe ndikimin e tij ekonomik, duke marrë në dorë asetet kryesore. Sepse këtu është esenca e veprimeve të tij edhe brenda Turqisë. Duke përdorur fenë, arriti të marrë dhe të mbajë pushtetin.

Po feja nuk është e mjaftueshme për të ndërruar identitetin e një populli. Erdogan me të gjitha politikat që ndjek ndaj Kosovës kërkon të na zhbëjë edhe historinë. Pas kërkesës për të ndryshuar librat e historisë na vjen një shembull i vogël e domethënës.

E jo rastësisht dhe pa agjendë u dha edhe deklarata e zv/kryeministrit turk, Numan Kurtumulus, në Kosovë, kur e përsëriti disa herë se “Kosova është pjesë e botës islamike”, se “Turqia është e lidhur emocionalisht me Kosovën” dhe se “Kosova ka kulturë islame”, madje përpara syve të politikanëve tanë.

Ky përfaqësues i autokratit Erdogan, vetëm sa rikonfirmoi agjendën turke në Kosovë, për të cilën është punuar intensivisht qysh nga mbarimi i luftës 1999.

Të pavetëdijshëm për shtrirjen e ndikimit turk, duke qenë të zënë me ndërtimin e institucioneve tona, paratë nga Turqia kanë mbushur vazhdimisht gropat e zbrazura. Sot të kritikosh Erdoganin në Kosovë, një  numër jo i vogël i shqiptarëve t’i “nxjerrin sytë”.

E adhurojnë një autokrat, diktator që arreston e burgos gazetarë pse e kritikojnë, atë që solli autoritarizmi e jo demokracia në krye të Turqisë.

48 komente në “Marionetat shqiptare të Erdoganit”

  1. Arturi says:

    Ju lumte ZERI! Kembanat bien per ata qe kane veshë!

    1. Patrioti6 says:

      Kur keto komente i thoshte “Turko Fagosi” nuk linit sharje pa thene duke kaluar ne orgazem.

      Ja perse jemi popull i “Pa shprese” se puthim bythen e Turkut dhe kafshojme doren e Grekut qe na ka ndihmuar ne ditet me te veshtira, kur Europa na mbylli portat dhe na mbyste ne Adriatik, Shqipetaret futeshin dhe dilnin ne Greqi si ne shtepin e tyre, nuk ka familje Shqipetare qe nje person i saj ose i brezit te pare mos te ket punuer dhe ushqyer ne Greqi, per 20 vite Shqiperia jetonte vetem me parat e Emigranteve, te hashishit, …, qe 80% e atyre parave vinte nga Greqia (i jipnim Helm Lazarati dhe ajo na jipte Dhrahmi dhe Euro).

      1. Ilirjan says:

        Moa flit budalliqe o jevg neo grek se le nam shoko greQIne qe eshte Ne prag kolapsi dhe do shikoj krejt Ne kolaps MBAs 20 vitesh se nuk do kete me popullin te Ri, e lere shqiperine.

        Plot shqiptare Lane shkuar Ne perendim e nuk I ka mbytyr njeri.

        Pjese me e varferi e shqiptarve ka rojtur me emigration, me pak se 20%

  2. Antropologu says:

    Me vjen mire qe kane ngelur akoma shqiptare jo proturq ne Kosove

  3. DRENICAKU says:

    Fatkeqsish Kosova eshte e pushtume nga Turkia.
    Kush nuk e beson shkoni ne Kosove shifeni fshatra qyetete dhe bindeni se kurgja shqiptare nuk ka mbet.
    Une shkoj ne pushime ne Kosove dhe vizitoi farefis qytete te ndryshme dhe kerkun nuk gjej as nje simbol Kombtar por vetem fetar turkoarab.
    Kombi i yne po zhduket pa kris nje plumb.

    1. Klimax says:

      Por, kur nuk gjen asgje shqiptare sot ne Kosoven e Lire, cfare mund tu thuhet “patrioteve” te tu qe deklarojne se 500 vitet e sundimit osman ishte periudha me e lavdishme e Kosove dhe “Shqiperise se Madhe” sepse “vellezerit e te njejtit gjak erdhen ne Ballkan “tamam” per mbrojtjen identitetin e tyre shqiptar”??????!!!!!!

    2. Shqipevertete says:

      Ik ore serb Drenice

  4. Akili says:

    Shqiptaret kesaj politike Neo-Otomaniste te Turqise Erdoganiste do ja shohin sherrin me vone ashtu sic ja pane stergjyshet tane politikave Xhonturke (turqve te rinj) nga fillimshekulli i XX-te. Trojet tona nuk i perkasin as kultures Islamike e asaj anadollake pasi komnbi yne ka ne themelet e tij kulturen evropiane dhe krishterimin e hershem gati 1300 vjecar para se te ndodhte pushtimi osman i Ballkanit. Tezat e bashkjeteses,bashkeqeverisjes dhe si te tilla te bashkfajsise me pushtuesit nderkohe qe Shqiperia dhe trojet shqiptare u sunduan akoma edhe me rende se popujt e tjere ballkanike jane vecse pallavra per te justifikuar politikat e sotme te Erdoganit ne Turqi dhe rajon. Nese ka patur shqiptare te konvertuar qe bashkpunuan ne te gjitha rangjet me e Perandorise Osmane e qe perfituan prej saj kjo s’do te thote se shqiptaret ne teresine e tyre u bene pale me pushtuesin perkundrazi edhe pas konvertimit ne nje mase te madhe ne fen e pushtuesve Shqiptaret bene kryengritje te armatosura e te vazhdueshme ndaj sundimit te Porte se Larte. Qendrimi i administrates Turkomane dhe lakejve te tyre per kombin tone ka qene shkombetarizues pasi jo vetem ndaloi mesimin ne gjuhen amtare por percau popullaten duke quajtur shqipateret e konvertuar “Turq” e ata besnike te Krishtit “Greke” politike te cilen e vuajtem e qe na mbajti deri ne fund te lidhur mas benevrekeve te Baba Sulltanit. Pabesine ndaj besimit te gjysherve, kolaboracionizmin me pushtuesin dhe perdorjen e shqiptareve nga ana e tyre si kerbac per popyjt e tjere te nenshtruar ne rejon e me gjere e paguam me prapambetje kulturore dhe ekonomike si edhe me coptim tokesor dhe shpirteror. Gjemen qe krijoji pushtimi osman per kombin dhe trojet tona do te duhen shekuj qe te riparohen por kjo jo duke mbajtur kembet ne Evrope dhe koken ne Turqi. Shqiptareve dielli ju lind ne Perndim deh u pernedon ne Lindje pasi nga Anadolli asgje e mire nuk na ka ardhur e s;na vjen, E sidomos nga kjo Turqi e sotme qe ka shkelur me te dyja kembet sekularizmin dhe laicitetin pa zene me goje te drejtat e njeriut dhe ato kombetare te etnive qe e perbejne qe si perfill fare. Me politikat e Erdoganit dhe AKP-se Turqia do zhytet ne destabilitet dhe ne injorance fondamentaliste pikerisht ne prag te Evropes e me gjase vetem Ushtria do e shpetoje vendin nga anarkia dhe shperberja. Koha kur Turqia do demokratizohet realisht dhe do i bashkohet Evropes nuk duket as ne horizont.

  5. xxx says:

    Po eshte normal qe jena te lidhur me kete shtet,kur dihet qe ne keto troje mbi 98,5 ne Kosove dhe 86% ne shqipri i takojn besimit Islam,pastaj Maqedonija 60% Lugina e Presheves 100% dhe mali zi 20% mos deshtet te lidhemi me rumani apo hungari.

  6. albani says:

    O Kosovare dhe Shqipetare,mos u mbysni me nje luge uje dhe u ndikoni nga nje shkrim emocional prej vogelusheje qe do te terheqe vemendjen me kapriciot e saj qesharake per synimet e turqise ne ballkan dhe qe sipas saj i paskan shpetuar vemendjes se elites studiuese dhe kulturore,elites drejtuese te shteteve Shqipetare ballkanike.
    Te nderuar lexues,mos u ndikoni nga emocionet ne gjykimet tuaja.
    Te nderuar lexues mos u ndikoni as nga shqetesimet dhe frika qe disa mundohen te mbushin mendjen dhe zemrat tuaja.
    Mos kini frike sepse turqia e provoje per 500 vjet rresht qe te turqizoje Shqipetaret,500 vjet shkolla dhe dhune Turke,por Shqipetaret mbeten Shqipetare ne mendje dhe damare ashtu sic mbeten dhe nen sundimin e fuqive te te tjera te huaja.
    Turqia nuk eshte e sigurte ne Turqi dhe jo me ne Ballkan.
    Mirepo te nderuar lexues politika dhe dipllomacia eshte shkence dhe kush e zoteron eshte i predispozuar qe te arrije ne destinacion.
    Pra dipllomacia mbase nuk eshte rruga me e shkurter,por eshte rruga me e sigurte dhe me me pak pasoja negative qe nje popull te arrije ne destinacionin e vetekonfirmimit te vullnetit te tij.

    1. Jeronim de Rada says:

      Shqipetaret, qofshin ata nga Shqiperia apo nga Kosova nuk mbyten ne nje luge uje. Ata shume mire e dine qe znj. Arbana e thot te verteten. Kjo e vertete eshte shume e hidhur per ne. Fatkeqesisht ne Kosove po rritet numri i atyre qe jane adhurues te roberuesve dhe roberise turke. Ata adhurues te pushtuesve nuk fshihen. Ata dalin boterisht dhe mbrojne idete e tyre te peshtira. Ata kane filluar qe te ndryshojne edhe fytyren e qyteteve kosovare.
      http://www.reporter.al/muslimanet-e-devotshem-ndryshojne-fytyren-e-nje-lagjeje-te-prishtines/
      Ata po behen te shumte…

      1. xxx says:

        Radoviq/ty te konvenon Kosova e cunguar,kosova jofunkcionale ty te konvenon veriu i ndar e shum ghera tjera se kur ishte lufta e gozhdove kryqin ne dere dhe kalova si ma mire,po mos fol ne emrin e shumices qe eshte pervlu per kete vend,ne e dijm kend e kemi mik e kend armik,ti Radoviq me companyn e tregut vetin ne luften e fundit dhe tash trusni b.. kete gjuhe qe ta imponoj Turku mba po mos e keqperdor.

        1. Geri says:

          A mor të hëngërt mortja ty dhe Erdoğanin.. Plehra turke. Po ti mor plehre as nuk e ke idenë se kush ka qenë Jeronim de Rada që thua “radoviq”. O legen

        2. Jeronim de Rada says:

          Ajo cka me konvenon mua, ore turk stepash aziatike, eshte Kosova shqiptare me shqiptar pro-perendimore qe jane urryes se fares tende te mallkuar!

    2. Ilirjan says:

      Ne rradhe te pare ti do beje mire te mesoje historine e kombit shqiptar pastaj te flisje.

      Perandoria Osmane isjte nje perandori multi kulturore e multi etnike e multi rraciale. Turqia e sotshme nje komb I krijuar Ne 1923 nuk ka lidhje me perandorine Osmane.

      Nga Ana tjeter trojet shqiptare ishin 400 Ne prezencen uahtarake Osmane, nga 1481 der Ne 1910. Nuk e kuptoje pse histografia shqiptare ja sjton 100 vite kot me kot.

      Le te mos harrojme se per 110 vite trojet tona dhe biles 3 fish I trojeve tona u sunduan nga pashallaret shqiptare dhe perandorite e tyre.

      Mesoni historine se lat nam.

  7. lexuesi says:

    Arbana . per Here te PARE; KENI SHKRUAR DICKA TE QARTE DHE PA DORASHKA-POLITIKE….lol

  8. albani says:

    Paraja blen cdo gje dhe kete pervec te tjereve e di dhe Klimax dhe akili.
    Cdo gje sot ne bote vertitet rreth parase,
    Dhe politika dhe dipllomacia si qellim te tyre final kane PARANE.
    NUK KA SHTETE ARMIKE TE PERJETESHME,APO MIKE TE PERJETESHME.
    NUK KA POLITIKE DHE DIPLLOMACI KOSTANTE DHE STABILE NE KOHEZGJATJE
    DIPLOMACIA(marredhenjet) DHE POLITIKA NDRYSHOJNE SA HERE NDRYSHOJNE INTERESAT,KU NE FUND TE CFAREDOLLOJ INTERESI QENDRON PARAJA.
    KESHTU DHE POLITIKA E SHQIPETAREVE KUNDREJT PARTNEREVE,APO E PARTNEREVE KUNDREJT SHQIPETAREVE ESHTE E PERCAKTUAR NGA FAKTORE TE CILAT QE TE GJITHA I SHERBEJNE FAKTORIT EKONOMIK OSE SHKURT;PARASE.
    DIPLLOMACIA DHE POLITIKA JANE VEGLA PER NDERTIMIN E GJEOPOLITIKAVE BOTERORE DHE RAJONALE,GJEOPOLITIKAT SYNOJNE FUQIZIMIN EKONOMIK DHE FINANCIAR TE AKTOREVE PJESETAR NE KETE LOJE.
    GJEOPOLITIKA ESHTE NJE KUMAR, LOJE,LUFTE QE KUSH ZOTERON VEGLAT ME TE FUQISHME USHTARAKE,POLITIKE DHE DIPLOMATIKE DHE E FITON ATE DUKE PAKESUAR FUQINE DHE XHEPAT E TE TJEREVE.
    LOJA,LUFTA, INFLUENCIALE GJEOPOLITIKE,FATET E KESAJ LOJE LUFTE I MBAJNE LOJTARET ME INFLUENCE DHE PESHE.
    NE DHE SHUME SHTETE TE TJERA BEJME PJESE NE STOLIN E PERBASHKET REZERVE TE PJESETAREVE TE MEDHENJ KUNDERSHTARE TE KESAJ LUFTE PER FUQI DHE MBIZOTERIM(ekonomik,ku dhe ushtria eshte nje mjet i arritjes se qellimit)

  9. albani says:

    PRA SI LOJTARE REZERVE TE VETEM NJE STOLI PER TE DY KAMPET KUNDERSHTARE,POR TE DOBISHEM PER SECILIN NGA ATA NE SHQIPETARET DUHET TE MENDOHEMI MIRE SE NE CILEN ANE DUHET TE RRESHTOHEMI.
    UNE NUK DUA TE NGATERROHEM ME FENE DHE BESIMET FETARE,SEPSE DHE ME ATO SOT BEHET BIZNES.
    PRA DHE BESIMI PERFAQESON STRUKTURA BIZNESI DHE PARAJE NE VETVETE.
    NJE TREGETARI APO NJE BIZNESMEN MYSLIMAN FORT TE LUAJE POLITIKE PRO-KRISTIANE,APO TE SHESE KRYQE TE FLORINJTE,APO DHE E KUNDERTA,KUR PRIFTERINJ AKOMA DHE BYTHEN E SHESIN PA U INTERESUAR SE JA BLEN MYSLIMAN APO KAURR.
    PRA DHE FEJA DHE BESIMI JANE ARME PER TE AARITUR INFLUENCEN GJEOPOLITIKE NE RAJONE TE CAKTUAR,POR SI QELLIM PERFUNDIMTAR E KA FORCIMIN DHE DOMINIMIN EKONOMIK PERSONAL APO TE SHOQERIVE DHE BASHKESIVE QE E KERKOJNE KETE INFLUENCE,NE RASTIN KONKRET ERDOGANIT.
    PAS KETYRE QE SHKRUAJTA GJITHEKUSH TANI MUND TJA BEJE PYETJEN VETES SE A JEMI NE ANEN E GABUAR?

  10. Dasareti says:

    Ate qe po mundohet te beje Erdogani(Turqia)ne Kosove,Maqedoni(por edhe ne shqiperi),ate po mundohen ta bejne greket ne shqiperine e jugut.Edhe po te pyesim se kush eshte me I rrezikshem nga keta te dy,une do te thosha qe te dy keta shtete anti-shqiptare jane te barabarte dhe te rrezikshem per mbarevajtjen e ceshtjes tone kombetare,por greqia,eshte shume me e rrezikshme(per momentin),sepse ajo eshte ne kufi dhe ka depertuar shume me thelle sesa turqia ne cdo drejtim ne shqiperi dhe sidomos ne shqiperine e jugut. Z/Xharra ka shume te drejte se”Erdoganet”(mos harrojme edhe greket)kane gjetur koka boshe dhe njerez qe nuk e dine se cilit kombi I perkasin dhe disa injorante qe jane”marrtuar”me parane e Turko-Grekeve duke bashkepunuar me ta kunder interesave te kombit tone(te tyre).Pra,me pare duhet te luftojme me keta mbeturina Brenda shqiperise,pa asnje kompromis dhe po te fitojme”luften”me keto mbeturina shqipfolse(Turko-Greke),atehere eshte me e lehte qe te fitojme edhe kunder Turqeve te Erdoganas dhe grekeve.

    1. Patrioti6 says:

      O Da-kar, Greqia per 20 vite ishte superfuqia ekonomike, politike, kulturoe dhe ushtaraka e Ballkanit, mendo dhe me shkruaj me fakte se c’fare te keqe ka par Shqiperia nga Greqia, vetem te mira duke strehuar nder 25 vite miliona emigrant Shqipetare. Turqia nuk ka mikpritur emigrant dhe si rjedhoj “para emigrantesh” per ne Shqiperi, ne te kundert ka bere politika nenshtruese, mashtruese dhe asimiluese ndaj Shqiperise, ato qe shkruhen me siper jane nje fragment i vogel i pislleqeve te Turqis ne Shqiperi.

      Ti o Idiot dhe shume te tjere qe i fryni armiqesise se Shqiperise me Greqin, thjesht jeni vegla te Neo-Otomanizmit, “bie” shume para e piste per te mbajtur gjall kete armiqesi, gjoja me “Vorio Epir”, me “padrejtesi ndaj emigranteve”, me “Shqiperi te Madhe” ……

      Greqia mund te kishte shtir ne dore gjith Shqipetine e Jugut, me programe te perbashketa ne Bujqesi, Pyllezim, Peshkim, Turizem, Kultur, Investime ne prona te pa luateshme dhe pika Strategjike dhe te gjitha keto mud ti kishte bere me Parate e Europes ose te vetat, por nuk e beri. Ka qene me se e sinqert me Shqiperine dhe popullin Shqipetar, ne te kundert ne me armiqesit dhe Shovinizmat Etnike, jemi treguar Fara me e Pa Bese e Europes ndaj Greqise. Nuk mund ta imagjinoj ne parlamentin Grek te flitet per Vorio Epir, kurse ne parlamentin (burdellon) Shqipetare pe “Big Albania” dhe Cameri.

      1. Dasareti says:

        Ore “@Patrioti”grek! Shkoh dhe studioje historine tone keto 100 vjetet e fundit ndermjet Shqiperise dhe Greqise(por ama mos e studio nen prizmin e”Megali-Ideas)pastaj eja dhe na trego”pralla”greke,injorant!

      2. 3434343 says:

        Ore Patriot i k….mjaft ore tarallak me te tilla perralla qe kan 100 vjet qe u ka dale kallaj te jesh kaq debil e hajvan qe vazhdon akoma me te tilla perralla te shekullit te kaluar ore paranoid

  11. albani says:

    JO,NUK JEMI NE ANEN E GABUAR
    KOMBI ESHTE KOMB DHE RRACA ESHTE RRACE DHE NUK MUND TA NDRYSHOJNE BINDJET FETARE TE CILAT NUK JANE TE PERJETESHME.
    PAS 500 VJETESH PRAPE DO TE KETE KOMB DHE RRACE SHQIPETARE,MIREPO MUND TE JENE ZHDUKUR BESIMET FETARE OSE PERCEPTIMI I TYRE I SOTEM.
    NE RAJONIN BALLKANIK KEMI NJE KARAMBOLE GJEOPOLITIKASH DHE INFLUENCASH.
    KEMI ATE RUS QE PERFAQESOHET NGA SATELITET E TYRE SLLAVE DHE GREKE,POR DHE RUSET E KANE NJE FRIKE TE VOGEL SE MOS KETA SATELITE VIHEN NE SHERBIM TE INFLUENCES AMERIKANE.
    KEMI INFLUENCEN GREKE,SATELIT TE RUSIT,E CILA PERPARA KRIZES BERI CESHTE E MUNDUR PER NJE PUSHTIM EKONOMIK TE BALLKANIT.
    KEMI INFLUENCEN AMERIKANE PJESETARE DHE USHTARE TE LOJES SE CILES JEMI DHE NE TE RRESHTUAR TASHME.
    KEMI INFLUENCEN TURKE NE BALLKAN QE ME SHUME I SHERBEN QELLIMEVE PERSONALE TE ELITES TURKE SE SA DOMONIMIT TE SAJ STRATEGJIK DHE QE ESHTE NE DUKJE E PAVARUR DHE QE KERKON PJESEN E SAJ TE NDARE NGA PJESET DHE INFLUENCAT E MESIPERME.
    ROLI NE DUKJE I PAVARUR I TURQISE NE RAJON ESHTE PJESE KEMBIMI QE I SHERBEN STRATEGJISE AMERIKANE NE RAJON ME SHUME SE ASAJ PAN-SLLAVE.
    KEMI DHE INFLUENCAT EVROPIANE QE MUNDOHEN QE TE JAPIN PERSHTYPJEN E UNITETIT DHE PERFITIMIT KOLEKTIV TE TYRE NE RAJON,DHE QE ECIN NE TE NJEJTEN LINJE ME ATO AMERIKANE.
    INFLUENCA AMERIKANE DHE AJO NEN KUPOLEN E SAJ EVROPIANE MUNDOHEN TE TERHEQIN PLOTESISHT SA ME SHUME SATELITE NEN CADREN E TYRE,DHE SERBIN DHE GREKUN DHE TURKUN,DHE GJEORGJINE DHE UKRAINEN DHE PO TE MUNDESHIN DHE BJELLORUSINE DHE KAZAKISTANIN.
    SHQIPERIA RREZIKON ME PAK,DHE PERFITON ME SHUME DUKE QENE SATELIT I AMERIKES DHE JO RUSIT.
    SHQIPERIA RREZIKON ME PAK DHE PERFITON ME SHUME DUKE LUAJTUR NJE POLITIKE PRO TURKE SE SA PRO GREKE,SEPSE GREKET ASNJEHERE NUK E KANE LLOGARITUR TE BARABARTE SHQIPERINE.
    SHQIPERIA ESHTE ME AFER AMERIKES BASHKE ME TURKUN SESA BASHKE ME SERBIN DHE GREKUN.
    NEUTRALITETI ESHTE NJE GENJESHTER,MUND TA BESOJNE VETEM BUDALLENJTE NE CDO VEND TJETER PERVEC KOREANO-VERIOREVE,POR DHE ATA JANE TE INTRIGUAR DHE NDERTHURUR ME INTERESAT GJEOSTRATEGJIKE.
    A NUK ISHTE CILLERI E TURQISE QE NDALOI NDERHYRJEN E FORCAVE GREKE NE KUFI NE 97-en PER QETESIMIN DHE SIGURINE E “”MINORITAREVE””
    A NUK ISHTE TURQIA AJO QE DERGOI NDER TE PARAT AVIONET KUNDER MILOSHEVICIT DHE QE LOBON PER KOSOVEN PJESE TE OKB-se.?
    n.q.s.TURQIA KISHTE PER QELLIM TE SUNDONTE NE KOSOVE A DO TE LOBONTE PER KOSOVEN APO DO TI INTERESONTE NJE STATUS I PAPERCAKTUAR DHE KOSOVA JO PJESE E OKB-se?
    A NUK ESHTE TURQIA GARANTUESE DHE ALEATE E JONA PERKUNDREJT QELLIMEVE SLLAVO-MAQEDONASE,SERBE APO GREKE.
    A NUK E DINI QE NJE TURQI E DOBET DO TE SILLTE DIREKT INTERVENIMIN GREK NE SHQIPERI DHE ATE SERB NE KOSOVE DHE MAQEDONI.?
    A NUK E DINI QE ESHTE FAKT ULTIMATUMI TURK DHENE GREQISE QE NE QOFTE SE SHQIPERISE I PREKET NJE PELLEMBE,TURQIA PER 24 ORE MERR THRAKEN DHE ISHUJT DERI NE ATHINE?
    A KA NJE DOMETHENJE ALEANCA E PERMENDUR GREKO-SERBE NE LUFTEN E 1912,PERPARA DISA DITESH NGA PRESIDENTET E SHTETEVE PERKATESE?.
    A NUK JANE GJYSMA E GREKEVE QE THONE PA QELLIM QE NE MAQEDONI KA RAJONE TE SHTYPURA GREKE?
    A NUK KEMI DHE NE BOLE DHE BOLLANE QE E DUAN NJE OKUPIM TE SHQIPERISE SE JUGUT?
    A NUK E KEMI NJE SERBI QE DO TE FESTOJE NE QOFTE SE NE MENDOJME SI ARBANA XHARRA.?
    PO QE SE BEJME NJE POLITIKE KUNDER TURQVE A DO TE JEMI TE FITUAR,SEPSE KEMI VELLEZERIT TANE SERBE DHE GREKE?
    A NUK E DINI SE ISHIN ATO INTERESA,INFLUENCA DHE GJEOPOLITIKA QE BENE TE MUNDUR KRIJIMIN E JETESEN E KOMBIT SHQIPETAR SI SHTET,AMERIKANE,ITALIANE,ETJ?
    AKOMA DHE ITALIANET MIQ,A NUK ERDHEN DHE NA PUSHTUAN.
    PO TE MBAJ ANEN TUAJ,MUND TE THEM QE E VETMJA GJE QE MUND TE BEJME ESHTE TI QENDROJME LARG PERCARJES FETARE,MIREPO A NUK KANE TE DREJTE DHE KOMUNITETI MYSLIMAN QE TE KERKOJE XHAMINE E TYRE,KUR DHE NE QYTETE ME DHJETE BESIMTARE ORTODOKESE KA NJE KISHE MADHESHTORE?
    KUSH ESHTE ME KRYESORE FEJA APO KOMBI?
    A ESHTE ME MIRE TE QUHEMI SHQIPETARE MYSLIMANE,SE SA GREKE ORTODOKSE APO SERBE ORTODOKSE?
    KUSH E KA RUAJTUR ME SHUME IDENTITETIN DHE NDJESINE E KOMBIT MYSLIMANET APO KAURRET.?
    SA ORTODOKSE SHQIPETARE TE KOSOVES,SERBISE,MAQEDONISE,GREQISE E RUAJTEN SHQIPETARINE E TYRE?
    SA U SLLAVIZUAN DHE U GREQIZUAN?
    A NUK JANE GREKET DHE SERBET ORTODOKCIZMIN E KANE BERE EKSKLUVITET TE TYRE DHE QE TE JESH ORTODOKS PATJETER NUK DUHET TE JESH SHQIPETAR?
    A NUK ISHIN CAMET ORTODOKSE ATA QE MOHUAN GJAKUN PER FENE.?
    A NUK ISHIN CAMET MYSLIMANE ATA QE U PERSEKUTUAN SEPSE NUK E MOHUAN GJAKUN,NUK U BENE ORTODOKSE,QE PER GREKET NENKUPTON TE JESH GREK.
    A DO TE KISHTE IDENTITET SHQIPETAR SOT NE KOSOVE,SERBI DHE MAQEDONI NE QOFTE SE SHQIPETART E ATJESHEM NUK DO TA KISHIN PERQAFUAR MYSLIMANIZMIN?
    PATJETER SOT DO TE DEKLAROHESHIN TE GJITHE SLLAVE.
    A DO TE PRANONTE SECILI PREJ JUSH QE TE MOHONTE GJAKUN PER TE RUAJTUR FENE DHE BESIMIN.
    GJAKU DHE KOMBI ESHTE ME I CMUAR SE SA FEJA DHE BESIMI.
    UNE MUND TE BEHEM DHE MYSLIMAN DHE KATOLIK DHE ORTODOKS,DHE BUDIST DHE ATEIST,NUK KA RENDESI,POR VETEM DUA QE TE QUHEM DHE NGELEM SHQIPETAR.
    JU ORTODOKSET A DO TE PRANONIT QE TE BEHESHIT DHE GREKE,ITALIANE,SERBE,RUSE,VETEM E VETEM QE TA MOS NDERRONI BESIMIN NE KRISHT,N.q.s. PO,ATEHERE NUK JENI SHQIPETARE.
    SHQIPETARET MYSLIMANE PRANUAN GENOCIDET NE GREQI DHE SERBI POR KOMBIN DHE SHQIPTARINE NUK E MOHUAN.
    SHTETI SHQIPETAR DUHET TE LUFTOJE FANATIZMIN DHE PROPAGANDISTET FETAR QE QELLIM E KANE SHPERBERJEN E KOMBIT.
    DUHET TE LUFTOKME ASHPER DHE DENOJME FUQISHEM XHIHADIZMIN FETAR DHE PASOJAT E TIJ.
    DUHET TU PRESIM MISHIN ME GERSHERE ATYRE QE NUK KANE FRIKE LIGJET,POR VETEM ALLAHUN.
    KJO ESHTE POLITIKA DHE DIPLLOMACIA E CILA USHTROHET,FLITET DHE BEHET GJITHMONE ME RESPEKT DHE NJE GJUHE TE QESHUR ME TE GJITHE,ALEATET OSE JO ALEATET,MIQTE OSE JO ARMIQTE.
    DIPLLOMACIA ESHTE CELESI I SHUME SUKSESEVE DHE NUK MUND TE LUHET DHE USHTROHET ME GJUHEN E NJE VOGELUSHEJE GAZETARE.

    1. Klimax says:

      A nuk banojne kristian shqiptare ne Kosove? A nuk banojne kristan ne Shqiperi? Atehere, more katerkembesh qe nuk lodhesh se shkruajturi idiotizma, perse nuk u sllavuan apo grekezuan shqiptaret kristian qe nuk kishin “perqafuar” islamin??!!
      Hajde! Boll na bere kopetentin more zhapik muresh!

      1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

        ..dhe te mendosh qe ky analisti turkoshak dhe patriot i kamufluar N-alban ha buken ne Greqi.

    2. atdhetari says:

      Amerika jote o debil vec shkaterrime ka sjell ne vendin tone.Shkaktoi 1997, Gerdecin,Grabiti thesarin 300 tone flori,na vodhi armet dhe tere pasurite natyrore, nderton rruge biliona dollare qe shemben,Nafte gaz minerale,na shkaterroi cdo gje me,veglat e tyre Sorrosiane qe mban ne Qeveri.Amerika eshte mallkimi i keti vendi,maallkimi i popullit tone.Rusi nga ana tjeter na ka mbajt me buke,ndertoi fabrika,uzina,shkolloi studentet tane,hapi shkolla dhe ndihmoi me makineri bujqesore dhe specialiste oer bujqesine.Armike ka qene dhe amerika qe oas viteve 1945 u mundua tia jepte Shqiperime grekeve dhe serbeve.Rusia me staliin na ndihmoi kunder Titos dhe fashisteve monarko fashiste grek te cilet ndihmoheshin nga Amerikanet dhe Anglezet.Anglo Amerikanet krijuan provokaciont greke te viteve 1945 dhe 1968.Incidenti i Korfuzit dhe shume te tjera.Mbreteresha Ruse Katerine ndihmoi te gjithe Shqiptaret kunder Turqise dhe ofroi ndihma ushqime arme dhe strehim.

  12. obamarama says:

    M
    Moderator keni harruar ti vini”” kemishen e forces””ketij merhumit arnaut (albani ,ne turqisht mqs e ka per zemer erdokarin) dhe mos harroni ti jepni qetesuesit (ilaçet) se eshte periudha e nderrimit te gjakut dhe merhumat dalin nga faza dhe behen te rrezikshem per ambientin rrethues !!!!!!!

  13. albani says:

    TURQIA NA SHKELI PER 500 VJET,NA VRAU DHE ROBEROI,POR NUK MUND TE MBETEMI PENGJE TE SE KALUARES SE NDRYSHE KUSHTEZOJME PERPARIMIN PERPARA.
    ARMIQESITE NUK DUHET TE MBETEN TE PERJETESHME SE ASHTU I BIE QE ASNJE NJERI SOT NE GLOB TE MOS KOMUNIKOJE ME TJETRIN DHE JO ME SHTETET.
    KUR TURQIT U BENE PUSHTUESIT TANE,A NUK ISHIN ME PARE FISET SLLAVE DHE SERBE ATO QE SLLAVIZONIN TROJET ILIRO-DARDANE.
    A NUK JANE PO ATO SOT ME ALEATET E TYRE FETARE QE KERKUAN DHE KERKOJNE SKEPUTJEN E PJESEVE TE TRUNGUT TONE KOMBETAR.
    SHQIPETART DUHET TE RUAJNE GJUHEN DIPLLOMATIKE ME TE GJITHE DHE TE ECIN ME INTERESAT E KOHES.
    A NUK BERI DHE GJERMANIA LUFTE ME FRANCEN DHE ANGLIN DHE ISHIN TE PARAT QE NENSHKRUN PER BASHKIMIN KONFEDERATIV EVROPIAN?
    A DUHEJ SOT IZRAELI TE MOS KISHTE MARREDHENJE ME GJERMANINE?
    SIPAS DISAVE, IZRAELITET DUHET TU SHPALLIN LUFTE TE PERJETESHME GJERMANEVE?
    A NUK I VRANE GJERMANET 6 MILIONE IZRAELITE,DHE KUSH SHPETOI SHPETOI NGA FATI?
    MIREPO GJERMANET DHE IZRAELITET KANE MARREDHENJE TE SHKELQYERA NE TE GJITHA FUSHAT DHE JANE ALEATE NE TE GJITHA SFERAT.
    KESHTU JANE DHE AMERIKANET ME JAPONEZET,ALEATE.
    NE SHQIPETARET DUHET TE MARRIM MENDJEN E VOGELUSHES GAZETARE TE FINANCUAR NGA DIKUSHI,APO TE INFEKTUAR NGA VOGELUSHET MENDORE,Klimax dhe Akili.
    AMERIKANET DHE JAPONEZET,GJERMANET DHE RUSET,GJERMANET DHE HEBRENJTE NUK QENKAN KOMB-DASHES DHE PATRIOTE QE KANE MARREDHENJE TE SHKELQYERA NDERMJET TYRE?
    NE JEMI ME TE ZGJUAR QE TI SHPALLIM LUFTE TURQISE SEPSE NA KISHTE ROBERUAR DIKUR.?
    PERSE DUHET TE MARRIM MENDJEN E Klimax dhe Akili dhe GAZETARUCEVE QE NA NDERZEJNE KUNDER TURQISE,NDERSA E QUAJNE MESE NORMALE KYCJEN NE KALENDARET E HISTORISE SE CESHTJES CAME NGA TE GJITHE AKTORET E POLITIKES SHQIPETARE PERFSHIRE DHE IDRIZIN.
    “”ESHTE CESHTJE E SHEKULLIT TE KALUAR THONE DHE KA SKADUAR””.
    POR DHE KJO CESHTJE VIHET NE PESHOREN E INTERESAVE TE TJERA KOMBETARE,MEGJITHESE UNE THEM ME BINDJE SE ESHTE VENE NE PESHOREN E INTERESAVE PERSONALE TE AKTOREVE KRYESORE TE POLITIKES DHE SHTETIT SHQIPETAR.
    KETE DUHET TE LUFTOJME NE SHQIPETARET,PER NJE SHTET JO TE KORRUPTUAR DHE KLAN TE INTERESAVE PERSONALE TE AKTOREVE POLITIKO-DREJTUES,POR PER NJE SHTET KU POLITIKA DHE DIPLLOMACIA TI SHERBEJE INTERESAVE KOLEKTIVE,SHOQERORE,SHTETERORE DHE KOMBETARE TE TE GJITHE SHQIPETAREVE NE TE GJITHA TROJET KU JETOJNE.
    TE LUFTOJME QE SUKSESI POLITIK DHE DIPLLOMATIK TE SHERBEJE PER FUQIZIMIN EKONOMIK DHE FUQIZIMIN E METEJSHEM TE ROLIT SHQIPETAR NE RAJON.
    TE LUFTOJME POLITIKISHT DHE DIPLOMATIKISHT,QE TE FORCOHEMI EKONOMIKISHT DHE USHTARAKISHT,QE ROLI STRATEGJIK I YNE NE RAJON TE JETE ME PESHE,QE INFLUENCA JONE NE RAJON TE SHTRIHET NE CDO CEP TE RAJONIT KU DHE NJE PERSON I VETEM FLET SHQIP,POR TE MOS NDALOJME ATY,TA FORCOJME INFLUENCEN,TI SHTRIJME RRENJET E SAJ DHE NDER FQINJE TE AFERT DHE TE LARGET,TE JEMI TE LLOGARITSHEM DHE VENDIM-MARRES.
    ATEHERE NUK DO TE JEMI LOJTARE NE STOLIN E REZERVES,POR LOJTARE KRYESORE.
    POLITIKA DHE SHTETI DUHET TE PASTROHET NGA HAJDUTET DHE TE KORRUPTUARIT QE NUK PUNOJNE PER INTERESA KOMBETARE,POR VETJAKE.

    1. WEB says:

      Ai kerkon te ndryshoje historine pa piken e turpit ,,ti thua hajde te shkuara .Nuk la shoqata medrese e xhami pa dhene dollare dhe pa futur hundet ti thua ,,e kishim armik .Mjaft me perralla femijesh o alban se le koqen e namit

  14. Akilis says:

    Dikush ketu krahason Greket me Turqine.
    Harrojne qe ketu qe nga koha e majmunit ka patur Kulture,Gjuhe,Theatro,Arkeollogji d.m.th Civilizim Greke.
    Tani kush e krijoi kete shtet te quajture Albania dihet Turq ne ndergjegje,deputet, qe ndjeheshin Turq te transformuar nga Greke Orthodoks 1000 vjet Bizant.
    Edhe flamurin andej e mori Jeorgua iquajtur Iskander-Beu.
    Eshte si te quash Ismail Qemalin Ataturk-Beu.
    Cfare komb me “histori” qe bota nuk kupton.

    1. tt says:

      Ke te drejte Akilis si mund te krahasohen dy gjera qe jane te ngjashem si dy pika uji “greket” dhe turqit e pamundur

  15. informatori says:

    More Alban , po si nuk e di dhe nuk e kupton , qe shkrimi me germa shtypi , eshte i veshtire , i besdishem dhe i lodhshem per t’u lexuar ? Germat e medha , sherbejne per te shkruar parrulla , tituj te ndryshem , si dhe per te filluar me te madhe pas pikes ne fjali dhe jo per te shkruar artikuj e komente te gjata , qe te lodhin syrin dhe askush nuk merr mundimin t’i lexoje .

  16. perivolo says:

    Alban,komentet e tua jane interesante por germat qe perdor jane te lodhshme.
    Dua te te kujtoj dicka qe ndodhi para se te shpetonte Turqia shqiptaret nga influenca greke!
    Perse sllavet nuk munden ta asimilojne plotesisht rajonin perderisa ja dolen mbane trojeve iliro-shqipfolese qe kishin siperfaqe tokesore te pakten sa dhjetefishi i Shqiperise?
    Sepse aty gjeten nje kulture qe eshte e pamundur te asimilohet,gjeten Dyrrah,Apolloni,me tutje gjeten Dodone,Selanik etj,domethene kulture greke.
    Eshte e qarte se ne kete rast prania e kultures greke shpetoi gjuhen shqipe nga shfarosja e plote.
    Jam dakort se ka propagande,ka politike grabitqare dhe asimiluese!
    Duhet te pranojme se mbi te gjitha lufta,pushtimi dhe clirimi ndodhin ne nivel kulturore,ne vecanti ne Ballkan kjo eshte edhe me e theksuar.
    Ty te duket vertete e mire qe Shqiperia te jete ne ndikimin e kultures turke(te vazhdoj)?
    Mund te imagjinosh vendin pas 50 vjetesh me me shume korupsion,oligarki,klientelizem,nepotizem,mungese respekti per te drejtat e njeriut,fanatizem fetar,mungese tolerance per besimin e tjetrit,prapambetje kulturore?
    Keto jane pasojat e ndikimit turk ne Ballkan,te njejtat do te jene dhe ne te ardhmen.
    Une i konsideroj jo te dobishme,katastrofe totale.

    1. albani says:

      Verejtje me vend ajo per germat e shtypit,dhe e kuptoj,qe nuk me paske lexuar fare.
      Prandaj nuk me ke kuptuar fare.
      “”ju faleminderit Grekeve qe na paskan shpetuar nga sllavizimi”””
      Une nuk e thashe qe eshte me mire ndikimi Otoman per Shqipetaret,por thashe qe duke analizuar situatat te cilat ti nuk i ke lexuar per shkak te germave te medha,ne Shqipetaret jemi rreshtuar ne anen e duhur te interesave gjeopolitike ku nuk perfshihet vetem Turqia.
      Greket e kane tradite shtypjen dhe genocidin me shume se Turqit dhe sllavet.
      Mjafton te lexosh literaturen e duhur Greke,aty do te lexosh qe dhe Selaniku,por ne vecanti Epiri nuk ishte fare i prekur nga elementi Grek ne 1913 kur ju bashkua Greqise,prandaj dhe Greket e pranojne qe silleshin dhe trajtoheshin ne Epir si pushtues dhe jo clirues,ishin genocidet shpernguljet masive brenda territoreve Greke dhe jashte saj,kolonizimi i Epirit me Aziatike Greke ajo qe e ndryshoi raportin demografik ne dem te Shqipetareve.
      A e dini ku eshte e keqa e juaj dhe shume diskutuesve,qe ju i analizoni gjerat nen prizmin fetar.
      Aleancat e shteteve kurre nuk mund te ndikohen nga besimet fetare,kjo eshte per te prapambeturit mendore.
      Shtetet e zhvilluara nuk ndikohen nga besimi fetar ne ndertimin e aleancave,me jep nje shembull te kundert.
      Une thashe,por qe nuk me paske kuptuar,qe ne Kosove,Serbi,Maqedoni(reka e madhe dhe e vogel) dhe Greqi,pjesa derrmuese e Shqipetareve ortodokse nder shekuj sot nuk e flet me Shqipen dhe nuk ndihen Shqipetare,por Serbe,Greke,Maqedone.
      Ne qofte se kjo ty dhe shume te tjereve ju duket normale dhe nuk ju ben pershtypje nuk eshte problemi im,por problem se si ju i perceptoni situatat e shekullit te 21.
      Dodona eshte tempull parahistorik,tempulli i deshires,ne te cilin njerezit e shprehnin ate me lutjet e tyre ne zeus,ai daton perpara Mitologjise Greke te krijimit te kombit Grek nga deukalioni dhe pasardhesi i tij elina me niper dhe sterniper qe e kane zanafillen ne 1786 perpara eres sone,perpara se Kekropasi dhe Danai simito-Egjiptiane te mberrinin ne pellazgji,perpara se Fenikasi Kadmos te pushtonte Teben dhe perpara se Aziatiku me ngjyre Pelops te sundonte troje te peloponezit,Dodona eshte pellazgjike dhe ashtu sic thone dhe akademiket Greke,por jo Kasidhjere dhe Mihaloljake,Pellazget ishin banoret e Greqise perpara mberritjes se Grekeve.
      Apolunja eshte nje tempull i ngritur per nder te perendise qe luan,apo te muzikes .
      Po Greket ne shekujt historike ne kulmin e politikave dhe inkursioneve te tyre kolonizuese ndetuan koloni,apo apikies me shume per aresye tregetare dhe vetem ne vijen bregdetare,koloni qe shpejt rane ne duar te ilireve,banoreve te zones perreth.Lexo Herodotin dhe Tukidhidhin.
      Ne Turqi nuk ka demokraci,me thuaj ku ka demokraci te plote?
      Ta them une,asgjekundi.
      As ne Rusi,as ne Amerike,as ne Evrope.
      Demokracia eshte me e madhe,por me e brishte ne ato vende ku sistemet nuk jane autoritare dhe solide.
      P.sh. Ne Turqi duket se nuk kemi demokraci sepse sistemi nuk eshte i stabilizuar dhe shpejt mund te ndryshoje,pra shteti ka frike nga ndryshimet qe mund te krijoje maza,mirepo ndryshimet mund te ndodhein vetem atje ku rrymat e ndryshme mund te gjejne terrren.
      Ne Evrope,Shqiperi dhe ne Greqi ti kujton se kemi demokraci,n pamje te pare ashtu duket,mirepo sistemet e mire-stabilizuara Evropiane u japin ne dukje liri mazes,sepse maza eshte aq e pafuqishme dhe e shtypur saqe nuk e rrezikon sistemet e tyre despotike kapitaliste.
      Mos u gabo qe Evropa na paska demokraci sepse qeverisin nje here disa dhe nje here te tjere,qeverisin forca qe jane binjake qe qe i sherbejne diktatures kapitaliste.
      Pra a do te ishin shtetet Evropiane kaq demokratike ne qofte se do tu rrezikohej rregjimi shume shekullor kapitalist.
      A do ta pranonte demokracia Amerikane krijimin e nje lobi te fuqishem ekonomik apo dhe te nje Force politike qe ne menyre te paqte do te lobonte per komunizmin apo te ishte kunder kapitalit.
      Pra nocioni Demokraci dhe demokracia ne vetevete eshte nje karamele,nje kameleon qe e nderron ngjyren,nocion mashtrues.
      A nuk eshte me mire Kina,a do te ishte me shume demokraci ne pluralizem?
      A nuk do te ishte me mire ti kishim regjimet “”diktatoriale”” te lindjes se mesme.
      Eshte me mire te jetosh nen diktaturen e nje Force politike apo te dy forcave politike.
      A do te ishte me mire Shqiperia ta shpallte Turqine armike.
      RRethanat e momentit duhet te na gjejne aleate me Turqine,si nje Force qe ballancon orekset shoviniste te fqinjeve Shqipetare te cilat shfaqen shume here dhe ne shume forma.
      Ato qe thone qe Shqiperia nuk duhet te bashkepunoje me Turqine sepse jane myslimane dhe na kane pushtuar dikur,duhet qe ti shtyjne akrepat e ores perpara sepse u kane ngelur ne shekullin e 15.Shqiperia duhet te bashkepunoje me te gjithe shtetet,per te miren e Shqipetareve.
      Marredhenjet Turko-Shqipetare shihen me sy te keq vetem nga ata qe pengohen ne qellimet e tyre per zgjerim territoresh.
      Lexo tekste autoreve te lashte Greke ose te pakten te atyre perpara 1920,tekstet e mevonsheme apo te rishkruara jane plot me nderfutje dhe ri-interpretime,manipulime qe i sherbejne propagandes dhe kauzes nacionaliste Greke.
      Lexo pellazgjika te thomopulos per Shqipen pellazgjike te shek.te 5 para krishtit ne Krete dhe Limno,identike me ate te periudhes se tij 1910
      Perse ne Greqine demokratike te kryqezojne po te permendesh Cameri dhe Came?
      Perse ne Greqine demokratike pedagogu i PAME u kercenua hapur ne televizion nga nacionaliste Greke kur tha realitetin,qe ekuipazhi i Mjaulit ne kryengritjen “””Greke””nuk dinte Greqisht,pra as Mjauli nuk dinte.
      Perse Greqia demokratike eshte i vetmi shtet ne ballkan qe nuk pranon qe ka pakica etnike,perse Turqit e Thrakes i quan minoritet mysliman Grek dhe jo minoritet Turk.
      I bie qe dhe ne ne Shqiperi ti quajme minoritaret minoritet ortodoks Shqipetare dhe jo Grek,sipas politikes demokratike te shtetit Grek kjo apo jo.
      perivolo,duhet te ecim perpara dhe te bashkuar.
      Armiqte e Shqipetarve,Turqeve,Grekeve,Serbeve nuk jane fqinjet e tyre,por qeverite korruptuese dhe hajdute qe punojne per xhepine tyre.
      dhe qe bashkepunojne per te shtypur popujt e tyre.
      ne mendjelehtet zihemi per budalleqe,ndersa kreret tane sa jhere qe takohen bisedojne se si ti rrisin pasurite dhe bizneset e tyre personale.

      Dhe mos harro qe dhe Turqia eshte e destiniuar te ece bashkarisht me boten ne nje bote te globalizuar,mos harro qe pervec Greqise le dhe shume vende Evropiane pas,une kam frike qe ketej dhe tutje do te jete Greqia delja e zeze dhe e uritur e Evropes.
      Patjeter qe si banor i saj ne te cilen kam lidhur te ardhmen une nuk e deshiroj kete

  17. taras bulba says:

    Feja eshte pasaporte dhe pike,kush eshte mysliman eshte turk ka te drejte Erdogan.,

    1. kd says:

      Per kokrra hajvanesh e debilesh me zile si puna jote ore @taras bubla sigurisht ka te “drejt”Erdogani ha ha ha ha ha qe ma keni IQ sa nje mur me qelpic

  18. Tanusshi says:

    jo kultura greke po Romane re file, ishin disa shekuj te pushtuar Durrahu etj deri ne Constantinopolis (Emperor Constantine the Great, Roman, ) pjese e perandorise , ne kohen e luftes kunder kunder sllaveve kur erdhen ne ballkan , mos na e hapni me barkun me idiotlliqe ju lutemi greke koqe …

  19. maximus says:

    fatkeqesia e kombit tone eshte vetem turqia, kjo gangrene na eshte qepur dhe nuk na leshon, dhe e dini pse? sepse kemi qene dhe do te jemi race superiore kundrejt tyre, ne i beme shtet , u beme alfabetin , ketyre mongoleve, ua zbukuruam racen , por demi qe na bene ata duke na u futur ne shtepite tona eshte i pallogaritshem.

  20. Sharmuta says:

    @albani_ Dukesh qe je nje teolog I mirfillte dhe I respektoj njohurite tuaja,por nuk e perjashtoj faktin qe mund te keshe studiuar ne nje nga UN e Turqise ose te Arabise Saudite. Kjo eshte nje e keqe e madhe, e nje njeriu te pergaditur mire, qe dijen e ve kunder interesave te identitetit te popullit te vet.
    Gazetarja ka shume te drejte.Erdogan nuk eshte “goodfather”i shqiptarve,sic e presin ne Kosove dhe Shqiperi,por eshte nje partner me te drejta te barabarta dhe te ndersjellta.
    Shqiptaret u konvertuan me forcen e urise ne myslimane,dhe kjo u be nga stergjysherit e Erdogan.
    Do te ishte mire qe radhet ne vijim,Erdogan te qerasej me nje gote vere te kuqe,nga kryeministri Kosovar dhe Shqiptar.

    1. albani says:

      Sharmuta
      Gezohem qe do te arrish te me kuptosh dhe me mire,pasi te qetesohesh,te pish nje gote uje dhe te zhvishesh nga emocionet dhe vrullet te cilat na pushtojne kur merremi me politike,sepse ne asnje menyre politika dhe dipllomacia nuk duhet te behen nen ndikimet emocionale,por me mendje te kthjellet,duke analizuar anet negative dhe pozitive .
      Aspak nuk kam lexuar dhe studiuar profesionalisht,Leximi eshte deshira ime(hobi).
      Kush jane interesat dhe identiteti i popullit Shqipetar.
      Interesat jane qe ta kemi mire me te gjithe,dhe nuk besoj qe ketu duhet te perjashtojme vetem Turqine.
      Dhe me Turqine,dhe me Rusin,Ameriken,Kinezin,Evropianet,Malin e zi,Serbine,Greqine,me te gjithe duhet ta kemi mire..
      Une jam kunder identitetit Shqipetar?
      IDENTITETI i Shqipetareve eshte i gdhendur thelle ne thellesite e lashtesise,jane Gjuha e lashte dhe e vecante, zakonet,virtytet,gojedhenat,luginat,malet,fjalet e urta,kenget,vallet,keto jane IDENTITETI Shqiptar qe i kemi ndryshe nga te tjeret dhe qe na bejne te quhemi komb Shqipetar.
      E vure re qe nga sa permenda me siper per identitetin nuk ka vend per fene dhe besimin.
      PRA IDENTITETI I NJE KOMBI NUK PERCAKTOHET NGA FEJA DHE BESIMI.
      Feja dhe besimi nuk jane as ne rol te dyte,jane te ndryshueshme dhe kalimtare dhe nuk e zhbejne kombin dhe gjakun.
      Do te doja ta kuptonin te gjithe kete.
      Kombet dhe popujt,qe kane nje gjuhe te perzier,qe pervetesojne kenget dhe vallet e te tjereve,qe nuk i kane zakonet,traditat,vlerat,te ngulura thelle ne damare,biles qe as malet,ujerat,luginat nuk i kane te tyret,keta e lidhin identitetin me fene dhe besimin,thua qe feja dhe besimi qe ata kane sot jane me te lashte se ato.
      Feja dhe beimi qe mbizoteron kudo nuk jane pjese e identitetit dhe nuk jane me te lashta se populli dhe kombi Shqipetar.
      Feja dhe besimi po,mund dhe duhet te jane me te lashta se ata popuj qe i percaktojne ato si pjese e identitetit te tyre.
      Greket eshte e sigurte,Turqit nje mut jane,e kane lidhur identitetin e tyre me fene dhe besimin.
      Ortodoksia dhe Islamizmi per Greket dhe Turqit jane pjese e identitetit te tyre kombetar,dhe Serbet te cilet perpara nje mije vjetesh o kristjanizuan e percaktojne identitet.
      MBASE KETA POPUJ NUK KANE GJERA TE TJERA TE PERCAKTOHEN,
      Shqipetaret si banoret e vetem autoktone te ketyre trojeve nuk kemi nevoje te na identifikoje feja dhe besimi,na identifikojne gjera te tjera me te lashta,liria fetare dhe toleranca.
      Lidhja dhe percaktimi i identitetit te nje populli me fene dhe besimin ka dhe nje ane tjeter negative,sepse nje fe dhe besim pas dhjetera dhe qindra vitesh do te zevendesohet me tjeter ose do te vdese,dhe do te marre me vete dhe identitetin e atij populli qe perfaqeson.
      Pas nje mije vitesh,mbase jane bere te gjithe jobesimtare,mbase nuk besojne me ne Krisht dhe Muhamet,por diku tjeter,prandaj nuk duhet te lidhemi fanatikisht me besimin,nuk duhet ti lejojme terren.
      Ato qe bejne shtetaret tane kur vjen Erdogani jane gafa.
      Nishani qe dhe musteqeve te veta nuk u sherbeu dot eshte nje marionete qe na hoqi Skenderbeun kur erdhi Sulltani,SKANDALOZE,por kur u zgjodh me tre vota te blera te socialisteve dhe u be nga minister president cfare te presesh nga ai,apo keta skebythjet e tjere,ne qofte se Erdogani nuk pin alkol,perse duhet qe tja veme me zor perpara,por dhe Erdogani nuk i ndalon dot te tjeret te mos pijne.
      Myslimanet ashtu si dhe komunitetet e tjera do te kene te drejtat e tyre fetare,kush dhe me cte drejte duhet tua mohoje,por shteti dhe kombi udhehiqet me ligje te cilat percaktojne veprimtarine e religjioneve fetare dhe jane mbi fete.A nuk ishte Enveri ai qe me nje ligj rrafshoi besimet fetare?Populli e perqafoi idene.
      Pra te mos lejojme qe asnje lloj besimi te behet kercenim per paqen, shtetin dhe kombin,sepse atehere do te linde nevoja prape e ligjit te vitit 1967,me mire nje ligj i tille se sa dhune dhe percarje.

    2. albani says:

      Sharmuta
      Greket thone qe Greqia= ortodokcizmin,ata kane parasysh shumicen e ortodokseve Shqipetare,ofrojne para,shume komentues ortodokse ketu jane dhe antiShqipetare te deklaruar dhe u nxihen syte kur dhe me te drejte u ze ne goje Greqine,a mos je dhe ti nga ata qe Shqipetaret myslimane= Turq,Greket e paten bere shprehje qe Shqipetaret myslimane ti quanin turko-Shqipetare,e shikon se ku arrin dinakeria,poshtersia dhe shovinizmi Grek.Percaktimi i myslimaneve Shqipetare si Turko-Shqipetare automatikisht nenkupton nga ana e Grekeve qe ortodokset Shqipetare jane Greko-Shqipetare.Greqia = ortodoksizem
      Perse Greket nuk i quajne dhe myslimanet e thrakes Turko-Greke,kur ata jane Turq te paster,por nuk i quajne as pakice Turke-i quajne Greke te myslimanizuar.Shtet kopil me shume standarte.
      Shqiperia = Ortodoksizem=Greqi
      Ne nuk kemi nevoje per kete,ata qe na e sugjerojne kane ne mendjen e tyre Shqiperine e jugut,biles ashtu sic thone disa deri ne shkumbin qe te mbledhin aty te gjithe ortodokset,ne qofte se supozojme qe ky variant mund te shtrohet dikur,a nuk eshte me mire per shtetin,kufinjte dhe kombin qe ti bejme synet te gjithe ata qe e mendojne kete ide dhe kufiri te mos levize?
      Ata qe e sugjerojne duan zgjerim territoresh ne Maqedoni,Serbi,Mal te zi,
      Kur Shqipetaret e Kosoves dhe Maqedonise jane vetequajtur ndonjehere Turq?
      KURRE,jane vetequajtur myslimane,por jo Turq,ndersa shumicen e ortodokseve te Greqise e ke me leternjoftime Greke dhe bejne propaganden e Greqise ne dem te shtetit tone,sepse te shprehesh me urrejtje ndaj myslimaneve tane te ndershem te cilet hane mish derri dhe pine raki eshte ti shpallesh lufte shtetit dhe kombit Shqipetar i cili nuk karakterizohet nga nje bindje fetare,keta jane armiqte e kombit.
      Sa kollaj eshte ti prishim marredhenjet me Turqine,shume kollaj.
      Nje incident artificial dhe o burra te terheqim ambasadoret dhe te shkeputim marredhenjet,kete do ta duartrokitnim te gjithe,do tu ndjenim krenare,te emocionuar,mbrojtes te krishterimit dhe varroses te islamizmit,do te mbanim ne duar fatet e krishterimit,por do te kishim varrosur fatet e kombit,sepse nje mungese Turqie do te thote nje Serbi dhe nje Greqi shume me agresive.
      Greket ne 1920 vajten te merrnin te tere Turqine,kush do ti mbaje sot te mos na marre ne bashke me Serbin.
      Eshte Turqia ilaci qe ua pret oreksin,jo sepse u plasi Turqeve per ne,por ata nuk e duan nje Greqi dhe nje Serbi te fuqishme ne Ballkan,sepse nje Serbi dhe Greqi e fuqishme ne Ballkan do te sillta dhe copetimin dhe zhdukjen e shtetit Turk.
      Pellazget Iliro-Shqipetare dhe trojet e tyre qe ne lashtesi jane perdorur si ushqim per rritjen e trojeve dhe popullsive Sllavo-Greke.
      Dhe besoj dhe dicka,qe shembja e nje perandorie eshte shprese per shume popuj te vegjel qe jane drejt zhdukjes.
      Me kete nenkuptoj qe Sllavizimi apo dhe Greqizimi i territoreve Shqipetare mbase nuk do te kishte pushuar po te mos kishin ardhur Turqit.
      Shqipetaret nuk po mundeshin tu benin balle hordhive sllave,do te ishim zhdukur,Greket asnjehere nuk u ndeshen me Serbet per ti ndaluar ata te zaptonin trojet Shqipetare,dhe ndryshimi i fese ishte nje detyrim per te shpetuar koken dhe duke shpetuar koken secili,shpetoi dhe kombin dhe rracen.
      Ti do te preferoje qe te ndryshoje fene,apo te mos quheshe Shqipetar?
      Greket nuk eshte se nuk e ndryshuan fene,atyre ju la liri fetare nga porta e larte.
      Grekeve nuk iu imponua feja,ndersa Shqipetaret i ndanin nga femijet,jua vinin koken ne trung po te kundershtonin.
      Pra une nuk po quaj Turqit me te mire por po them qe momentalisht aleanca me Turkun na shpeton Nga orekset shoviniste te shteteve fqinje qe kurre nuk na llogariten dhe jo me te na ftojne ne aleancen e tyre pan-ortodokse,Ne mund te jemi pjese e kesaj aleance po qe se hekim dore nga e drejta e te pasurit shtet dhe komb.
      Perse nuk e njeh Greqia Kosoven?
      Perse Greqia mban artificialisht ne kembe ligjin e luftes te 1940.
      Pretendimi i pronave te sekuestruara te Shqipetareve nga shteti fashist Grek i Metaksase mund te behet ne rruge ligjore.
      Dergimi i ceshtjeve per drejtesi ne gjykatat Evropiane behet vetem pasi jane shqyrtuar dhe perfunduar mundesite ne te gjitha shkallet e gjykatave Greke,nje ceshtje nuk rishqyrtohet ne gjykaten Evropiane ne qofte se nuk jepet verdikti perfundimtar nga gjykatat Greke.
      Gjykatat Greke nuk kane te drejte ti shqyrtojne ceshtjet pasi artificialisht i pengon ligji i luftes i 1940 qe duhet te hiqet me dekret parlamentar dhe qe qellimshem nuk behet,qe te demtuarit te mos e kerkojne ne Evrope.
      PERSE vetem per Erdoganin bejme ne?Per Greket pak kemi bere?
      Kisha ndertojne sa te duan.
      Pensione te paligjshme japin sa te duan.
      Varreza monumentale ne territoret Shqipetare ndertojne.
      Detin ua dhame
      Prape nuk kenaqen?
      Perse Cipra nuk e ben nje vizite ne Tirane,por ka bere dy deri tani tek Vellai i Klimax dhe Akilit Erdogani.
      Perse duhet ne ti largojme Turqit qe tu afrohen Greket dhe te bejne pazare me ta ne demin Tone,tu japin Thraken dhe te marrin Gjysmen tone.
      Greket bejne patrioetet,por per pazare dhe tregeti nuk duan tja dine per fene.
      Erdoganit po ja bejne qejfin fuqite Evropiane dhe jo ne.
      Erdoganin po e presin Kroatet,Serbet,u dashka ta shikojme ne me inat,.
      Dhe nje here ,nuk behet politike dhe dipplomaci,nuk ecet perpara duke e mbajtur koken 100 vjet pas.
      Bota mundohet te ece perpara duke u cliruar dhe shkeputur nga lufterat dhe tmerret e se kaluares.

  21. Para Laci says:

    Per ne shqiptaret normalisht qe feja luan rolin e saj por me shume se feja esht se ne duam me shume vetem diktatoret qe na kane udhehequr. Patem Turkun per 500 vjet, tani prap e duam. Patem Enverin per 50 vjet, tani prap e duam. Kosova pati jugosllavine per 50 vjet, tani prap e duan. Kjo eshte sepse ne nuk dijme gje tjeter. Ne kur kemi hapur syte per here te pare ne kte toke, ne vetem kemi pare dhe perjetuar shtypje, pa patur rendesi se kush ka qene ne pushtet ne kto 500-600 e fundit. E verteta esht se ne na kane shtypur.
    Nqs c’do gje qe existon ne toke esht ngjyre blu, ateher ngjyra blu nuk do existonte, sepse c’do gje eshte e njejte. C’do gje eshte e njejte edhe per ne shqiptaret, sepse deri tani jemi mesuar te na udheheqin sulltane e diktatore, dhe per ne liria nuk ekziston. Shqiptaret e kosoves ja moren serbit kosoven me gjak, dhe tani ja japing kosoven Turkut falas me te dyja duart. Pra kalojme nga nje goje ujku ne tjetren pa e kuptuar se ne fund te fundit prap perfundojme ne nje goje ujku, ndryshimi eshte se ne vetem zgjedhin ujkun e madh qe te na mbroje nga i vogli. Sidoqofte, ne very, lindje dhe jug, jemi te rrethuar nga ujqerit. Ndoshta me te vertete ne shqiptareve na lind dielli nga perendimi.

  22. perivolo says:

    Alban,i lexoj te gjitha komentet ashtu si lexova dhe komentin e fundit me shume interes.
    Per shkak te mungeses se kohes nuk do te zgjatem.Forca me e madhe qe ka nje shtet nuk eshte ekonomike,as ushtarake,eshte niveli kulturor qe kane banoret e tij.
    Prandaj Ballkanit sado miliarda ti falesh nuk behet Zvicer,e gjithe kjo prapambetje e ka zanafillen ne ndikimin disashekullor te nje kulture te gabuar,qe kishte si model korupsionin,vjedhjen,diskriminimin,mungesen e meritokracise.
    Prandaj vendet qe u influencuan dhe influencohen me shume nga kjo kulture jane me te prapambeturat ne rajon.

    1. albani says:

      Perivolo
      Jam plotesisht dakord me arsyetimin tend.
      Dhe une jam kategorikisht kunder fese ne shkolla……………..
      Shume te keqia na sollen Turqit anadollake,shekuj na lane pas,por kjo nuk do te thote hajde tu shpallim lufte tani.
      Gjermanet e kishin marre personalisht me hebrenjte dhe vajten qe ti zhdukin si komb,mirepo Izraeli sot nuk i ka shpallur lufte Gjermanise sot dhe as i deshiron persona non grata,persona te padeshirueshem kancelaret Gjermane sot,dhe mos harro qe Hitlerit i vajti pas nje popull i tere nga 15-65 vjec ,e ndoqen pas deri ne shkaterrimin total.
      Perkundrazi kane marredhenje te shkelqyera.
      Dua te them qe sot ata qe ecin perpara jane ata shtete dhe kombe qe shikojne biznesin,punen,tregetine dhe qe i kane lene pas shpine lufterat dhe kasaphanat e dikurshme,ndryshe do te mbetemi pengje te se shkuares dhe te burgosur te se ardhmes(ondrrave)
      Dhe lufte nuk i shpallim dot tani nje religjioni fetar te cilin e kane adoptuar gjysma e Shqipetareve,por qe nuk zevendeson per ta kombin.
      Arma me e mire dhe me e dobishme per kombin Shqipetar ne keto rrethane eshte toleranca shoqerore, shteti ligjor qe e garanton me ligj kete tolerance,por qe i pret dhe koken elementeve ekstreme nga cfaredo ane qofshin.
      Po,jam dakord qe nuk duhet te ndikohemi shume nga lindoret kur flitet per kulture dhe ideologji dhe duhet te ecim pas perendimit,por kur behet fjale per interesa dhe ekonomi dhe neve ashtu si dhe perendimoreve nuk duhet te na behet vone se cfare eshte dhe ku beson tjetri.
      Perendimoret po e presin vete si SULLTAN Erdoganin kur eshte pune interesi.
      Niveli ekonomik patjeter qe luan rol ne formimin e njeriut,nuk po perdor fjalet shtet apo komb.
      Niveli ekonomik eshte i nderlidhur me formimin kulturor dhe arsimor.
      niveli ekonomik ,kultura dhe dija rrisin njera tjetren.
      P.sh. Turqia mundet qe dhe frances apo Italise tja kaloje,mos e quaj te pamundur.
      Kultura,dija,aresimi dhe shkenca perdoren per te investuar,per te rritur ne ekonomine,parane,por dhe ekonomia shpenzon per te rritur dijen dhe shkencen qe ato ti vjele prape pastaj,pra paraja eshte ne themel te vdo gjeje,dhe shtetet e pasura dhe te zhvilluara te Evropes u pasuruan dhe u rriten njekohesisht si ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht(ekonimia nenkupton dhe forcen)ashtu dhe shkencerisht.
      Pra ekonomia eshte Force,eshte para te ben qe te jetosh,me kulturen shqeto nuk ushqehesh dot.
      Dhe shtetet e kulturuara Evropiane,ti kujton se jane me te kulturuara se Turqia,Gabohesh.
      Gabohesh sepse a nuk jane keta shtete qe nepermjet tregjeve dhe bankave te tyre duan kush e kush te rrjepe me shume nga Greqia.
      Me kryesorja qe nuk e permend askush nga qyteterimi dhe kultura Evropiane,(qe per mendimin,kultura dhe qyteterimi Evropian=dollarin)
      A nuk u pasuruan keto Evropiane te Kulturuar,Portugale,France,Spanjolle,Angleze duke nenshtruar,shuar,kolonizuar dy kontinentet Amerikane.
      A nuk eshte GENOCIDI me i madh ne historine nderplanetare shuarja nga faqja e dheut e banoreve autoktone te lashte sa dhe Evropianet te Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut,miliona INDIANE u vrane dhe dhjetera miliona te tjere u shiten dhe u perdoren si skllever ne minierat e arit dhe floririt te kolonive te pushtuara ku lane frymen e fundit.
      A nuk numerohen si gishterinjte pasardhesit e ketyre fiseve te lashta autoktone sot ne kontinentet e tyre,
      Vdiqen,u masakruan,u dogjen perdhunuan,skllaveruan,u shuan ne genocidin me te madh te pare ndonjehere nga njerezimi, per cfare?
      Per ARIN,PASURINE,EKONOMINE,ne emer te kujt morali dhe kulture u krye kjo MASAKER e qyteterimeve indiane nga te qyteteruarit Evropiane.?
      Ku e dallojme qyteterimin Evropian ketu,Indianeve nuk ju dha as mundesia qe te inkuadrohen dhe asimilohen,por u shfarosen plotesisht.
      Dhe bejne Tregeti sot Evropianet me domaten,pataten,cigaren,kafene,bananen.kokainen,etj,por nuk thone qe ato i kemi te trasheguara nga banoret te cilet i shfarosen dhe nga kontinentet qe gllaberuan.
      E mira eshte e mira dhe e keqa eshte e keqe,ato mund te vijne dhe nga perendimi dhe nga lindja,dhe nga jugu dhe nga veriu.
      QYTETERIMET KANE ARDHUR GJITHMONE NGA LINDJA,NE PERENDIM KY QYTETERIM U SHNDERRUA NE FORCE DHE FUQI.
      Nuk eshte nevoja qe te me pergjigjesh,une shume mire mund te te kuptoj,kuptoj zgjuarsine,deshiren dhe kureshtjen per zgjerimin e dijeve,kuptoj veshtiresite,dyzimin ne percaktimin e te mires dhe te keqes,te drejtes dhe te shtrembres,fatkeqesisht te gjithe ne nje gjendje jemi,te hutuar,jemi thjesht spektatore dhe nuk i percaktojme rregullat e lojes,te gjithe e kemi te veshtire ta ndajme te keqen nga e mira,prandaj eshte dhe mire qe te jemi sa me elastike ne politike dhe marredhenjet tona,kudo dhe me secilindo,perendimor apo lindor,te jemi elastike deri sa te jemi te qarte dhe ta kemi percaktuar mire se cila eshte e keqa dhe atehere te rreshtohemi perfundimisht kunder saj.
      Te gjithe e kemi humbur,realiteti eshte kaq divers,kaq i shumellojshem,e keqja dhe e mire shume here imitojne njera tjetren eshte e veshtire ti dallosh,ecin bashke,zihen,ndahen bashkohen prape,ku do te shkojne?
      Nuk dime se si te veprojme,nisemi per shkurt na del gjate,nisemi per mire na del keq,sa te ngaterruara dhe te aferta jane e keqa dhe e mira,
      jane kameleone,pershtaten te mashtrojne,sa here jemi mashtruar,e keqa dhe e mira jane motra,te aferta si zgjuaresia me cmendurine,prandaj nuk duhet te jemi te nxituar,te mendojme dhjete dhe te veprojme nje,dipllomate,politikane dhe te mire me te gjithe,gjithmone duke pare interesin tone,por jo duke demtuar te tjeret,ti respektojme te gjithe duke kerkuar te njejten nga ata.
      Nuk ka armiq te perjetshem,Turqia neser mund te jete nje aleate e Greqise kunder pazareve financiare apo politikave ekonomike kolonializuese te berlinit dhe parisit,Evropianet mund te deshirojne dhe shkaterrimin total te Greqise,atehere ku eshte e keqa,ne lindje apo perendim.
      Lindoret e llogarisin me shume kulturen,lashtesine dhe historine se perendimoret te cilet vetem parane llogarisin.
      Pershendetje

  23. Devoll Vardari says:

    Miqësia pa kritere është nënshtrim i verbër.

    1. hhhhh says:

      Edhe nenshtrimi eshte nje dimension i jetes kur nuk ke b…je i nenshtruar te pelqen apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje