Zemëratë dhe mllef: Greqia përballet sërish me fytyrën e ashpër të krizës

8 Maj 2016, 11:43Rajoni TEMA

Të dielën qeveria greke miraton reformën e kontestuar të pensioneve. Pensionistët janë të zemëruar, sindikatat organizojnë greva masive. Greqia sërish përballet me fytyrën e ashpër të krizës.

Dimitris është i mllefosur: Deri më tani ish-punëtori i ndërtimit duhej të jetonte me 406 Euro në muaj, tani edhe kjo shumë që mezi mjafton për të mbijetuar, do të shkurtohet sipas planeve të qeverisë. Sfondi i kësaj historie: Dimitri për shkak të problemeve shëndetësore doli në pension të parakohshëm, me 235 euro, këtij iu shtua një ndihmë solidariteti prej 153 eurosh, së cilës tani do t’i vihet kryqi . Sepse çdo shumë që kalon bazën e pensionit është për kreditorët një gjemb në këmbë dhe duhet të shkurtohet.

Nëse vendimi merret, Dimitris duhet të kërkojë para nga fëmijët për të jetuar, gjë që është shumë e vështirë për pensionistin me origjinë nga familje fshatare e që ka punuar gjithë jetën. “Kam qenë pesë vjeç, kur kam punuar me prindërit në stallë, më vonë kam qenë shofer. Kam punuar shumë derisa një ditë u shtrova në spital me infarkt në zemër. Për hiçgjë.”

Shkurtime të forta

Pas hezitimit të gjatë, kryeministri grek ia ofroi parlamentit reformën e pensioneve në prill. Parashikohen shkurtime në shumën 3 miliardë Euro deri në vitin 2019, si edhe shkurtime në kontributet sociale. Ndryshe nga reformat e tjera, kjo do të miratohet të dielën (8.05) – para takimit të ministrave të Financave të hënën. Në këtë takim do të jenë në qendër përpjekjet për reforma të Greqisë. Sindikatat reagojnë me një grevë të përgjithshme dyditore. Ministri për Çështjet Sociale, Jorgos Katrougalos përpiqet ta zbusë gjendjen: Nëntë nga dhjetë të siguruar do të jenë më mirë pas reformës, se më parë, thotë ai. Por pensionisti Dimitris nuk i beson asnjë fjalë ministrit. “Sa na kanë premtuar këta njerëz, kur ishin në opozitë: Do rrisnin pagën minimale, do të shfuqizonin shkurtimet e pensioneve. Asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur.

Kreditorët ende nuk kanë dhënë miratimin e tyre

Vendimi i Tsipras për ta çuar në parlament reformën e pensioneve në parlament edhe pa miratimin e kreditorëve ka hasur në kritika- Tsipras goditet nga të gjtha anët: Ata që preken nga reforma ankohen për shkurtime të dhimbshme, ndërsa për kreditorët shkurtimet nuk janë të mjaftueshme. “Sjellja e kësaj qeverie bart rreziqe”, thotë politikania konservatore europiane, Marietta Giannakou në intervistë për radion greke.

Analisti për çështjet ekonomike, Kostats Stoupas e shikon ngërçin ku është futur Tsipras dhe thotë se kryeministri po përpiqet në “një mënyrë teatrale” të demonstrojë guxim- “Mesazhi i Tsipras është: Ndryshe nga qeveritë e mëparshme, që përkuleshin, ne jemi të gatshëm të marrim vendimet tona.”

Nën ndikimin e kreditorëve në vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra në sistemin grek të pensioneve. Mosha e pensionit është rritur në 67 vjeç –por për të siguruarit që janë futur në tregun e punës pas vitit 1993. Mesatarisht pensionistët marrin sot 25% më pak pension, se para krizës, me pasojë që çdo i dyti pensionist ndodhet nën kufirin e varfërisë.

“Rrebesh taksash” në horizont

Sikur të mos mjaftonin shkurtimet e pensioneve: Të dielën parlamenti grek do të miratojë edhe rritje tatimesh për benzinën, cigaret, televizionin kabllor dhe lojërat e fatit. Aktualisht debatohet edhe për një tatim të internetit dhe një kontribut të posaçëm bankar për transfertat. Taksa mbi vlerën e shtuar po ashtu do të rritet në 24%.

Për duhanpirësin e pasionuar Dimitris rritja e këtyre tatimeve sjell shqetësime të reja me vete. Por më shumë atë e rëndon rritja e tvsh-së, që nënkupton shtrenjtim të ilaçeve, rrymës elektrike dhe ujit. Për gjendjen e Greqisë, pensionisti bën përgjegjës qeveritë e mëparshme. Por edhe kreditorët nuk janë pa faj, sipas tij. “Ata duhet ta kenë kuptuar që reformat nuk mund të bazohen vetëm në rritje tatimesh dhe shkurtime pensionesh. Megjithatë ata këmbëngulin”, thotë Dimitris. Ajo që e zemëron më shumë: Vetëm deputetët i shpëtojnë shkurtimit të pensioneve. Për këtë privilegj ministri i Çështjeve Sociale, Katrougalos ka një shpjegim shumë të thjeshtë, që e zemëron pensionistin. “Kontributet për pensionin e deputetëve financohen nga shteti dhe jo nga kontributet sociale.”/DW

37 komente në “Zemëratë dhe mllef: Greqia përballet sërish me fytyrën e ashpër të krizës”

  1. Mjaft me buzukaqi e parazitizen tashi ka fillu shkopi i gomes hahahahaha

    1. the Punisher says:

      Ky Dimitris, le te vije ne Shqiperi, te shpallet minorikar. Merr 285 euro ne muaj, vetem me kushtin se duhet t´i ledhatoje mollaqet Anastasios.

      1. Patrioti6 says:

        Ja dhe Pa Besia Arnaute, ne gjthe Madheshti e saje….. lexoni komentet e me poshtme qe e vertetojne qart, pabesin e Kok pa lareve, dhemb krimburve, goje qelburve, surat turtave, … qe gezojne pa buke, pa drita dhe pa uje qe fqinjit i ngordhi lopa.

    2. tfgs1 says:

      vazhdoni o gyzela ti fryni zjarrit …………
      https://www.youtube.com/watch?v=1LeyfjX3GD8

  2. Gerta says:

    Shtrengo rripin Thanas

    1. Klimax says:

      Ti nuk shikon breket e tua qe te kan rene ne fund te kembeve, qan hallin e rripit te Thanasit????!!!!

      1. G says:

        Neqoftese i ka rene dikujt breket ne fund te kembeve keta jane greket do apo jo ti rendelecpuar

  3. Arben says:

    NUK KENI PARE GJE AKOMA.

    HAHAHHAHAHHAHAHHAHAH

  4. Emma says:

    Une jam ne hall si do behet me keta “greket “tane,do t’i marin akoma pesionet fallso?

    1. Zen says:

      Populli nuk ka faje pse leket i kane vjedhur pushtetaret e korruptuar sic bejne kta tanet po ata e marrin guximin dhe dalin te protestojne.

      1. kd says:

        @ Zen te dalesh te proteshtosh si keta o nuk ja ke iden se si ke jetuar deri me sot pra je komplet kokrra e kkk dhe hajvanit ose je nje shkerdhate qe don te jetosh akoma me parat e Botes se tjeter zgjidhje nuk ta lejon realiteti rrotulloje si te duash

  5. tt says:

    Filloj prap ahengu hahahahahaha

  6. Alpet Blu says:

    Popull hajdut, popull mashtrues , legen dhe parazitar, popull qe akoma si ne mesjete terhiqet nga hunda nga rrasot e zeza te prifterinjve dhe peshkopeve te races se Janulles dhe nga fashizmi i ortodoksise fondamentaliste te kishes greke dhe nga shovinizmit i Megali Idheas.
    Le tua heqin pensionet 300 evroshe ketyre qelbesirave greke te Janulles. qe hapen bythesh ne faqet e Gazetes se Meros dhe tua japin Dimitrisit te gjore qe nuk jeton dot me 250 evrote e pensionit. S’ka Vorio Epir me parate e Merkelit!

  7. Greece & Turkey are shit says:

    pjelle e keqe si janulla vrimadhi!

  8. xxxxx says:

    Buzukun ne bithe te pabeseve

  9. islam says:

    vetem ata qe kane marre nenshtetesine mund te marrin pension dhe duhet te rrije ne greqi.

  10. Kuq e zi says:

    Se kush eshte tani pesha e greqise ne be kjo u pa me krizen e refugjateve ku be forcoi kufirin maqedon qe nuk eshte ne be dhe izoloi greqine pjese e saj
    Nqs nuk quhet shkerdhim ky atehere kush eshte … me mire mut se borxhli

  11. Pelasgian says:

    Ore un Dhimos i them vetem nje gje …..le duhanin se e para te con per lesh ( aq me keq ty qe je i vjeter dhe paske pesuar nje infrakt) dhe e dyta s’ta mban me xhepi sado pasion ta kesh .

    Per te tjerat s’di ca te them …vecse ne te semes vafte gerrqia dhe kush e ka bere gerrqine …..!

    1. Zen says:

      Kd komenti yt tregon se kush je dhe sa shkolle ke mund te na tregosh mendimin tend pa ofenduar askend po ai epiteti qe ke shkruajtur te perfaqson mire fare. Pershendetje.

      1. kd says:

        Ore Zen lexoje mire shkrimin tim nuk te ka ofenduar njeri behet fjale per keta protesrues ose ti ke probleme me kuptimin e gjuhes shqipe gje qe nuk me ben mua fajtore

  12. leonidha says:

    populli ka te drejte.parate qe vodhen qeveria ishin per popullin .ku i dergone parate qe kane mare nga EU,keta vakabonda pushtetare.

  13. edi shanc says:

    cfar thoni po jeni gjiton,po skeni cipe o fare bastarde anadollit,nuke keni per tubere kurre njerez

  14. krysho ludovik says:

    villoi perseri avazi me i preferua i mahmuteve
    po mbytet gerqia or taj
    kaq duhet te jargaviten mahmutet edhe te harrojne qe po ua shkerdhejne verrat te huajt ketu e 25 vjet
    si more ata 300 do vazhdojne ta marrin pensionin kurse mahmutet marrin ate me gunga te edvinit apo sales sipas radhes
    patriotizem= 300 mos marrin pension
    kjo duket si ajo historia me kolonjare

  15. mirel says:

    Per ju qe shani greket sot, ju jeni vemjet qe gajaseni me mjerimin qe ka pllakosur varferine nga mafiet qeveritare qe veprojne sot ne Ballkan.
    Ne jemi vete pjese e kesaj tragjedie, me nje ndryshim te vetem, qe nuk ngrihemi si greket, por I hapim rruge poshtersise dhe perrulemi para cdo lloj akti criminal te shtetit.
    Kot shani greket dhe Janullen, vete I jeni nenshtruar deri ne mohim si shqiptar.
    Ju sju ka ngelur me te kuptoni te drejten per te jetuar, le me te merreni me ceshtje kombetare si Janulla dhe te tjere si ai.
    Nje popull qe nuk ngrihet eshte I destinuar te mbaroje.
    Jeni ende larg Greqise.
    Ndaj na e moren historine se jua falem vete, si legena qe jemi.
    Shkoni gjeni ndonje kafe dhe merruni me ndonje buce qe kalon rruges.
    Kaq eshte aspirata e nje shqiptari.
    Ne darke fle si derr I kenaqur..
    te pakten greket e shprehin qe jan lul I vujtur..po jane lul ama..njerez dhe jo derr lluce

    1. hahahaha says:

      Ku eshte ndryshimi m…njeri e kake tjetri prandaj mjaft ne bete kopetentin te ngrihesh ne protesta nuk do te thote qe ke gjithmon te drejte

    2. the Punisher says:

      Jo mo Mirel alias Shaban, jo nuk po i shan njeri gerrket. Ne vetem trapin po tallim. Ne u jemi shume mirenjohes gerrkeve, ne vecanti atyre qe kane martuar baxhellat shqiptare te shqepura nga Mahmutet dhe te mbetura kallogre. Ty te te trashegohen motrat aty ne eladha.

  16. zz says:

    Varu k…pune jevgjitesh nga Anadolli dhe shkerdhata arvanitase akome nuk kane ngordhur

  17. zaho says:

    Ju injorant te trashe e debila po ne Sqiperi ca po behet a spo ja ufusin me tresh e njerezit rrine si bagetia ju genjejne me pensione nga 120euro greket kane kurajon te protestojn ne protestojme vetem ne 1 maj me sheleg

    1. Zen says:

      Kd mbase nuk e kuptova komentin tend. Nuk me vjen turp te kerkoje ndjese.klm

  18. landi says:

    Greqise po vjen dite eshte vetem ceshtje kohe

  19. hydajet al albani says:

    greqia dhe ne kete gjendje eshte 200 vjet para albanistanit more byrazera.Jo 200 por nuk do arrihet kurrrre nga shteti jone i shamit.

    1. zz says:

      Per kkk si puna jote ka mundesi te jete 200 vjet hahahahaha mos e pi rakin kur nuk e mban ore baltaxhi

  20. ODISEJA says:

    POPULL MJERAN BUJK PA SHKOLLE

  21. Nje shqiptar says:

    Mos ia qani hallin Greqise , pasi eshte nje shtet i BE, me nje infrastukture te rregullte, me koezion social, me popull te mrekullueshem, me kulturen e duhur fetare e poltike, i bashkuar e me kulture te lashte. Eshte ky popull dhe qe ka treguar kurdohere se eshte ne gjendje te perballoje e te kaperceje momentet e veshtira te historise. Problemet financiare qe ka Greqia sot i kane qe te gjitha shtetet e BE-se. Borxhi publik po kercenon tashme edhe ekzistencen e vete BE-se. Te urojme se do te gjendet zgjidhja, qofte edhe permes eurobondeve te perbashketa, dhe vendet e BE te dalin nga kriza e mungeses se konsumit publik e privat dhe te kreditimit te ekonomise reale. Qeveria greke po ben rregullisht privatizimet e duhura per te siguruar kreditoret, duke zbatuar ligjet greke dhe te tregut por me kujdesin e duhur per te ruajtur interesat e vendit. Mos harroni te nderuar komentues se Greqia ishte e para qe hapi kufijt ne vitin 1990 per popullin tone te uritur, te çveshur e te zbathur dhe sot, me gjithe veshtiresite qe ka, u jep pune me mijra emigranteve shqiptare, u jep pensione sociale me mijra shqiptareve te moshuar madje edhe te rinj kur jane papune.

  22. al paci says:

    O shqiptar pse merreni me hallet e grekut ku greqia, ka sistem shendetsie, ka sistem e drejtesis, ka siguri per qytetaret e vet me shum se cdo vende evropiane. Dhe populli ne greqi nuk po vuan, po po vuane vetem qeverria se greket jan shum te pasur kan pasuri te patundeshme me shume se cdo qytetare ne bote. Sa per kete dimitrin qe bejne tregimin me larte ky eshte nga ata parazitet qe nuk ka qen asnje dite i siguruare. Duhet te luftojme per shqiprine qe te arrijme ne standartet greke shendetesi arsime siguri dtejtesi jane bloze ne shqiperi. Po nuk u rregulluam ne kete drejtime shqiperia do ngelet si fshatrat e kuksit se kur shikojne qe dhe njerez me biznese dhe te kapur duan te largohen nga shqiperia se shteti nuk ju sigurone asnje te artheme mer femijet.

  23. Gurzi qorri says:

    Qesh dhia e zgjebosur, kur qan dreri i vrerosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje