E konsiderojnë veten pjesë të Evropës prej shekujsh, por kosovarët si populli i fundit po i afrohen Bashkimit Evropian.
Të izoluar dhe të privuar nga e drejta e lëvizjes, tek tani kosovarëve iu është kthyer pak shpresë. Shpresë për të parë e shijuar atë që njihet si Evropë.
Rekomandimi pozitiv për vizat ngjalli entuziazëm të madh te kosovarët të cilët tashmë kanë nisur të behën gati për Evropë.
E pikërisht sot, për të kujtuar këtë izolim të gjatë për nderë të Ditës së Evropës në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një instalacion i cili simbolizon izolimin.
Me këtë rast, Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra ka treguar qëllimin e realizimit të këtij instilacioni.
Ajo ka thënë se ky simbol duhet të jetë në mes nesh për kritikë ndaj BE-së.
Ndërsa, Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se tani festimi i Ditës së Evropës është kuptimplotë.
Për izolimin ka folur edhe deputeti Ilir Deda.
Izolimi ka qenë i padrejtë sipas Mimoza Kusari –Lila e që është kryetarja e vetme femër një komune.
Besa Luzha nga Shoqëria Civile ka thënë se BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën.
Poashtu edhe iniciatori i këtij projekti, Etrit Zeneli tha se simbolika e këtij simboli flet për procesin e vonuar ndaj Kosovës për integrimin evropian
Kosovarët kanë jetuar prej kohës të izoluar dhe e kanë pasur të pamundur udhëtimin drejt shteteve evropiane.
Ndërkohë para pak ditësh Komisioni Evropian dha rekomandim pozitiv për Liberalizimin e Vizave për Kosovë.
Tani po hapen dyrte edhe per hajdut, qe nji ore parkingu, e cila kushton 3000 euro, e shkatrrojne per t’i nxjerre 10 eurosha!