Bashkia e Tiranës ka fituar në Kolegjin Zgjedhor tre betejat ligjore me Partinë Demokratike për referendumet vendore të kërkuara nga koordinatori i kësaj force politike, Jamarbër Malltezi. Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesat e PD-së për të mbajtur referendume vendore për parkimin nëntokësor tek “Parku Rinia”, objektet social-kulturore dhe administrative në hyrjen e Parkut të Liqenit, si dhe këndin e lojërave po ashtu në Parkun e Liqenit.
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ka vlerësuar si të drejtë vendimin e KQZ-së dhe nuk marrë kështu parasysh pretendimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke e vlerësuar si të rregullt procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë që qytetarët duket se e kanë humbur interesin për t’i ndjekur këto çështje, Partia Demokratike i ka kthyer ato në një kauzë të sajën politike.
Ndaj vendimi i sotëm i Kolegjit për të rrëzuar 3 me 0 PD-në shënon një humbje të thellë për këtë forcë politike, e cila i ka kthyer vendimmarrjet e Bashkisë së Tiranës për punët publike të qytetit në çështje të mirëfillta të betejës së vet politike. Tashmë me këtë vendimmarrje i jepet fund edhe përpjekjeve për të bllokuar punët e Bashkisë, përfshi këtu edhe për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, i cili në 1 qershor do jetë gati për fëmijët e Tiranës.
Po ky ishte vendimi me i duhur! Kur ka vullnet ka dhe drejtesi! hera e pare qe degjojme te fitoj ligji perballe shpifjeve! Bashkia vetem te vazhdoj punen!
Ti duhet te jesh ndonje milioner qe I ka paret me grushte qe flet keshtu.
Vendimi I bashkise per parkingjet eshte I turpshem.
Rrjep qytetaret ne menyre skandaloze.
Imagjino , ta lesh makinen per 8 ore afer vendit ku punon , duhet te paguash minimalisht 800 leke te reja ne dite. Beji vete llogarite se sa del ne muaj.
Te te vije nje mik nga nje rreth tjeter dhe te parkoje para pallatit , meqe nuk eshte resident do paguaje 100 leke te reja ora. Shumezoje me 24 ore dhe me ditet qe do te qendroje dhe beji vete llogarite.
Edhe ne qytete me te pasura te evropes nuk eshte kaq .
Ne France ne shumicen e qyteteve , eshte 1 euro ne jave parkimi per te gjithe qe kane 1 makine. Beji vete llogarite sesa del. Por mos harro te krahasosh edhe nivelin e rrogave.
Gjithashtu te udhetosh me autobus eshte perseri shtrenjte. Meqe Veliaj atehere na tha qe nuk po e rriste cmimin e biletes por po e indeksonte sipas inflacionit , tani qe inflacioni eshte pothuajse 0 , pse nuk e indekson prape cmimin e biletes ?
Po , bashkia te vazhdoje punen dmth te vazhdoje te na rrjepe.
Mendoja se Veliaj do ishte me I mire se Basha , por njelloj jane , mendjen per te rrjepur e kane te dy.
Nuk ka fituar Veliaj, por eshte shuar zeri i qytetareve te Tiranes, nga Gjykatat e korruptara.
Apo, tani Gykatat u bene te mira (sipas Erion Rames apoo Edvin Veliaj) !?
Turp qe gjykoni keshtu, po kush te fitonte Malltezi i Bershajve. BRAVO VELIA ESHTE PER TIRANEN E ARDHSHME MURDAR NISHANI eshte me Malltezin e Berishajve hajduteve.
Me ne fund dhe drejtesia po jep verdikte te drejta! Projekte qe zhvillojne qytetin duhen me teper! Ishte e turpshme se si ju doli boja ketyre shoqerise civile qe protestonin per nje park dhe mbyllen gojen per nje pallat! Kur ka vullnet ka dhe drejtesi! Vazhdo Erion sic e ke nisur!
Keto asnjer muk kan qen kerkesa te pd,por kam qen qendrime per mbajtjen peng reformrn ne drejtedi,se ata maren me cfar tu dli perpara qe te vonojn sa me shume kete reform.
Gjykata para se te vendose a imori leje presidentit Bujar Nishani?
Me kete vendim e keni nervozuar zotin president. Tani,me kete vendim qe keni marre hajde te degjoni matufin e presidences.