Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me pajisjen e përgjimit që ka përdorur policia. Nga hetimi nuk duhet të ketë frikë askush. Kështu ka deklaruar Ministri Drejtësisë Ylli Manjani pas takimit me kryeprokurorin Llalla. Ndërsa Ministri i Brendshëm Tahiri i është përgjigjur në rrjetin social Facebook, akuzave nga ana e Partisë Demokratike.