Tahiri: S'kam nevojë t'i përgjoj deputetët e PD, vijnë vetë në zyrë dhe m'i tregojnë të gjitha

16 Maj 2016, 22:50Sociale TEMA
Tahiri: S'kam nevojë t'i përgjoj deputetët e

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin “Top Story” ditën e hënë ka folur në lidhje me pajisjen e rë të përgjimit, që disponon policia e Shtetit. Ndër të tjera, i pyetur nëse një pajisje e tillë mund të përdoret për të përgjuar politikanë të tjerë apo edhe vetë presidentin, ka deklaruar se kjo është krejt e panevojshme.

“Pse t’i përgjosh ata? Pse ta përgjosh presidentin, kujt i duhet? Po Berishën? Pse duhet ta përgjoj? Ai është gjithë ditën me qytetarin dixhital.”
Më tej, Tahiri ka folur edhe për Bashën, duke thënë se nuk asnjë arsye për ta përgjuar.

“Deputetët e PD bisedojnë gjithë kohën në kafen e Parlamentit, madje për më tepër ata vijnë vetë në zyrën time dhe mjafton t’i gërricësh pak për ti truar të gjitha.” – përfundoi Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje