TemA TV
Pas lajmit që TemA TV raportoi ditën e djeshme mbi trukimin e mundëshëm që mund të bëhet në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënërbeut për të shpallur kampion korçarët, tashmë në lojë për të ndihmuar ekipin e Skëndërbeut ka hyrë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Për sfidën e sotme, FSHF-ja ka vendosur që ta drejtojë një gjyqtar i cili është shumë pranë ekipit të Skëndërbeut, dhe ai është pikërisht Enea Jorgji.
Po t’i hedhësh një sy ndeshjeve që Jorgji ka gjykuar Skëndërbeun, dallohet mjaft qartë që ky gjyqtar i ka fovorizuar bardhekuqtë.
Ja disa nga ndeshjet që Enea Jorgji e ka favorizuar haptasi ekipin e Skëndërbeut:
Në ndeshjen e këtij sezoni Tirana-Skëndërbeu, ky gjyqtar ishte njeriu kryesor që vendosi rezultatin e ndeshjes. Jorgji u bë prtogonist duke i mohuar dy penallti të pastra skuadës së Tiranës, duke marrë kritika të forta nga të gjithë analistët dhe sportdashësit për atë gjykim skandaloz.
Një tjetër favorizim është dhe në sfidën e këtij sezoni mes Partizanit dhe Skëndërbeut ku sërish ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes. Jorgji favorizoi dukshëm korçarët në episodin vendimtar, atë të penalltisë së Partizanit, ku arbitri Jorgji gaboi rëndë.
Dhe, nëse sheh pamjet, duke qartë që portieri i Skënderbeut në momentin e gjuajtjes së penalltisë ka dalë të paktën një metër nga porta, ndërkohë që duhej të qendronte në vijë.
Një tjetër episod ishte dhe faulli në favor të korçarëve, nga ku lindi goli i barazimit të Skënderbeut.
Pamjet kanë treguar se ai nuk ishte faull. Dhe, duke parë favorizimet e shumta ndaj Skënderbeu, siç mund të përmenden përshembull rastet e ndeshjeve me Tiranën, atëherë Partizani me të drejtë ka pretendime se ky kampionat është i trukuar.
Dhe, kjo nuk është hera e parë në këto vite. Disa fakte të tjere që tregojën që Jorgji është një albitër pro korçarvë po i rendisim më poshtë. Enea Jorgji u bë arbiter nga nga e klubit te Skëndërbeut. Pasi ata i paguan kursin e arbitrimit jashtë shtetit për tu bërë arbitër ndërkombëtar, ai u bë automatikisht arbitri i tyre personal ne ndeshjet e deçizive në kampionat. Ështe interesant fakti se sa herë që ky arbitër dënohet për vendimarrjet e gabuara në arbitrim, në kampionatin Shqiptar nuk i procedohen dhe nuk i protokollohen në FSHF si të tilla, në mënyrë që mos të humbasë statusin e arbitrit te UEFA-s.
Dhe kështu duke u mbuluar nën petkun e UEFA-s, ai mbetet arbitri personal i presidentit të Skënddërbeut Ardian Takaj dhe Armando Dukes (që e kanë deklaruar dhe haptasi që janë miq të afërt me njëri-tjetrin), gjithmonë me stemën e UEFA-s.
Jo rastesisht Jorgji arbitroi ndeshjen Bylis – Flamurtari fundjavën e kaluar, ndeshje e cila perfundoi 0-0, rezultat ky që indirekt favorizonte Skenderbeun.
Pasi siguroi mbijetesën , Flamurtari nuk do të kishte impenjimin maksimal në ndeshjen e ardhshme, respektivisht kundër Skënderbeut. Dje ne publikuan lajmin që disa persona pranë klubit të Skëndërbeut po tentojnë të korruptojnë disa futbollistë të Flamurtarit për të trukuar ndeshjen e sotme në mënyrë që korçarët të shpallen kampion.
Dallohet qartë që dyshja Takaj-Duka kanë vendosur të preferuarin e tyre që të gjykojë finalen e vlorës, por shpresojmë që ky kampionat të mbyllet në mënyrën e duhur dhe jo në mënyrë skandaloze siç korçarët e kanë mbyllur disa herë duke rrëmbyer kampionate me të gjitha mënyrat. Le ta fitojë më i miri ai që e meriton, por jo që kampionati të blihet.
O Tema,mos e ka ble gje gazeten tuaj gje Gaz Demi?
Ce kete kete emer mo?
Mos e bej Akilis te ngrihet nga varri e te te shohe ty!
Do I bjeri pika!
Po TURP nuk keni xhanem? Po pse edhe per probleme te tjera kete llogjike perdor kjo gazete?? Po qe keshtu, ju kam “dhj….e”, per kete shkrim e per opinionet e tjera qe jepni. Turp e faqja e zeze ju qofte TEMA.!!!!