Zbardhet “misteri” i pasurisë së Trump: Ja sa zotëron miliarderi njujorkez

18 Maj 2016, 20:20Bota TEMA

Është diskutuar shumë rreth pasurisë së Donald Trump duke hamendësuar shifra të ndryshme, pasi duke qenë një pronar pasurish të paluajtshme, ai nuk ka një shifër të saktë në bankën e tij.

Por Donald Trump ka bërë një deklarim të pasurisë së tij duke zbardhuar pasurinë.

Trump ka plotësuar një formular prej 104 faqesh ku deklaron fitimet vjetore dhe pasurinë totale.

Mësohet se vitin e shkuar Trump ka fituar plot 557 milionë dollarë dhe në total ka një pasuri prej 10 miliardë dollarësh, raporton Politico.

Trump ka fituar edhe disa milionë nga libri që publikoi vitin e shkuar, por për shkak se nuk ka një raport të saktë, e përshkroi në shumën “1 deri në 5 milionë dollarë”.

Trump është i vetmi në fushatën presidenciale që ka financuar fushatën me paratë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje