Ato që ka bërë i biri, Sali Berisha prej kohësh tashmë kërkon t’ia veshë kundërshtarëve të tij, duke i akuzuar se ata kanë bërë të njëjtat gjëra.
Gjatë seancës së kësaj të enjte, Berisha akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama, se lëviz me një makinë të “Hakmarrjes për Drejtësi” (është një grup që Berisha e përdor sa herë është në opozitë).
Berisha tregoi pa dashje se informohet nga Prokuroria, dhe tha se kishte pikërisht informacione nga kjo e fundit për lëvizjet e tij.
Sipas Berishës, ai bën trafiqe me këtë makinë, ndërsa përmendi edhe një “ndrikull”.
Historitë me makina, ashtu si gjithë aferat e tjera të Zenit, duket se e përndjekin Berishën.
Në fakt, ish-badigardi i tij, Izet Haxhia, muaj më parë rrëfente se Shkëlzen Berisha ka bërë trafik heroine pikërisht me makinën që përdorte Berisha.
Ai ka dhënë madje edhe emra dhe destinacionet e trafikut të Shkëlzenit.
“…Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur.
Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte president.
Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë.
Shkëlzeni që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët.
Në vitin 1997, në muajin janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta.
I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku.
Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.
Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them.
Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun.
Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë.
Dhe aty ka marr shuma parash.
Unë them dhe emrin se te vila e kujt e ka cuar nëse doni..
Te vila e Landit të Jasharit në Vlorë. Vlonjatet e njohin…
Ai e ka pasur dëshirë lekun. Njerëzit që e kanë lekun si ideal mund të bëjnë cdo gjë që ta fitojnë atë…”, ka thënë Izet Haxhia në një intervistë për gazetën Dita, disa muaj më parë.
Dhe, Berisha mendon se të gjithë ata që janë në pushtet, duhet të veprojnë si Zeni.
Lere reat familjen e Edi Rames me familjen Berisha eshte turp ta krahasosh, familja Berisha eshte llumi i shoqeris .Ik Berisha me gjith Xeni Argija Lilia lereni shqiperin te rij reat
Zeni zeni pi..e qeni
Ka nje dallim te vogel Tema. Ne kohen qe flet Ibreti, Shkelzeni ka qene 16 vjec ndersa vellai i Rames eshte 40 e kusur. Here tjeter pervec rrenave mesojini Ibretit dhe pak aritmetike.
ne 97-ten ka qene 21 vjec (meqenese sot eshte 40)….. megjithate edhe 16 vjec nuk eshte ndonje cudi te merresh me droge e hashash…..
Cfare fytyrash te shpifura.