Mimoza Hafizi: Rama u fsheh sot pas Berishës për të mos parë në sy Blushin

19 Maj 2016, 19:44Politika TEMA

Deputetja e PS, Mimoza Hafizi i doli në mbrojtje deputetit Blushi, duke sulmuar kryeministrin Rama se u fsheh pas Berishës për të mos parë në sy, një deputet i cili u kërcënua nga kryebashkiaku i Kavajës.

Në fjalën e saj në Kuvend, Hafizi tha se ka raste kur shteti administrohet nga persona të cilët janë me të shkuar apo me të tashme të dhunshme, duke përmenduar këtu edhe rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.

Mimoza Hafizi: Është e njëjta kjo, fytyra e shtetit tonë që funksionon vetëm për të fortin. Në fakt  ligjet njërëzimi i ka ngritur për të kundërtën e kësaj, për të mbrotjur të dobetin nga i forti. Mendoj se nuk mund të ndodhë ndryshe nëse shteti administrohet nga njerëz me të shkuar e të tashme të dhunshme, nga pushtetarë, siç kemi rastin e kryebashkiakut të Kavajës, i cili as nuk e di pse është i inkriminuar as nuk e di se cili është emri i vet.

Guxon të kërcënojë një deputet dhe në fund guxon të kërkojë edhe një ndjesë të tipit rilindas, një ndjesë të tipit njëlloj sikurse shefi i vet kërkonte ndjesë për shkeljet në parti dhe vazhdonte me të njëjtin kënaqësi të shkelte statutin e parties. Njëlloj sikurse shefi i vet bëri sot, i cili u tulat, u fsheh pas Berishës apo pas zhurmuesve të tjerë për të mos parë në sy nga frika deputetin Blushi me akuzat e tij për kërcënime nga benjamini i vet, kryebashkiaku i Kavajës.

Ose raste të tjera ku shteti administrohet nga njerëz me të shkuar apo me të tashme të dhunshme, pushtetarë të përzjerë në afera droge, e  kemi  parë javën e kaluar. Ose njerëz të tjerë siç ishte rasti i kryebashkiakut të Dibrës, që janë në një post por as vetë nuk e dinë pse janë në atë post, përveçse për të shlyer detyrimet ndaj kupolës partiake të çfarëdo ngjyrë, që i ka vënë aty në kundërshtim me të gjitha rregullat e një demokracie normale.

16 komente në “Mimoza Hafizi: Rama u fsheh sot pas Berishës për të mos parë në sy Blushin”

  1. Ilo Pinci,specialist i peshkut dhe i midhjes. says:

    Ku ju llogarit Rama ju o te gjore,me ju i ka rene bingo. Ju perdor per te treguar “demokracine” ne PS dhe ne fund do ju fuse nga nje shqelm bytheve kur nuk do ju duheni me. Llapni llapni,i beni nder.

    1. Kristos Kalemis says:

      Ik me laji pak qaforen Rexhepit atje ne Mejdan. Futi edhe noj vezhgim me teleskpo Mjegullnajes se Andromedes dhe pastaj, bum ke ai miku I Benit. Harroni se keni qene bashke ne ministrine e arsimit dhe keni vjedh me lopate, sic thoshte Sala ate kohe. Hahaha.

    2. Anton says:

      Kjo qelbesire qe e vune te konkuronte per bashkine e Shkodres qenka e mbushur me helm. Sigurisht qe eshte e qarte qe e ka humbur garen per bashkine e Shkodres per tja dhene PD-se. Eshte ngritur me terbim kunder PS-se qe e ushqen dhe i jep rrogen si edhe kunder elektoratit socialist qe e zgjodhi te punoje me PS-ne dhe jo kunder saj e me PD-ne. Kjo tregon fytyren e shemtuar te kesaj femre qe me siguri ka marre ndonje cek te majme nga Sali Pashe Toptani.

  2. Zigur Qarri says:

    Problemi qe ka PD me Berishen,eshte fat per Ramen.Por ky favor,mund te jete i perkohshem.
    Nese problemet e PS do zgjidheshin mbrenda ne menyre demokratike,nuk do te ishte nevoja
    e ketij debati ne Parlament.Keshtu eshte kur mbytet fryma demokratike,dalin te palarat diku tjeter.
    Shpresojm qe zerat e qytetruar kritike,si Zonja Hafizi dhe Zoti Blushi te mos largohen nga PS,per
    ti dhene nje drejtim te ri kesaj force politike,ate te majtes se vertete Europiane,te qytetrimit modern,
    drejt forcimit te shtetit,ku drejtojn vetem ata qe e meritojn dhe jo halabaket,llumi i shoqerise
    shqiptare.Rrespekt per qytetrimin dhe “burrerine” Zonja Hafizi.

    1. zef says:

      Zigur
      Ku qendron ndryshimi midis Rames dhe Berishes????
      Pyetja eshte per ty dhe te gjith ata qe mendojne se ka nje ndryshim
      ne thelb te politikes se ketyre dy pushtetareve te korruptuar nga pushteti.
      Rama i ka shprehur me gojen e tije kur kerkonte te behej kryetare
      partie ne kohen e Nanos ato qe thote Blushi.
      Kryetari i bashkise kavajes nuk eshte as me shume dhe as me
      pak se sa Kadim SEDINI, apo Kadim shukri Xhelili me nje grua burrereshe
      qe i thote burrit ngrije koken lart dhe breket ne qafe.
      Pyetja tjeter qe lind eshte, Ja vlen te diskutosh akoma me mashtrimin
      mediatik te RRRIIILINDJES se trapit???? Mendoj se joooo sepse eshte
      tallje per inteligjencen e atyre pak shqiptareve te mencur. Per fat te keq
      edhe piktori, me fal per lapsusin doja te thoja vizatuesi jokonformist dhe
      antiintelektual dy gjera qe nuk shkojne me njera tjetren eshte me mentalitet
      ALLDUP ORIENTAL po njesoj si BERISHA.

  3. tema says:

    Bravo ! Hafizi eshte grua inteligjente dhe me klas .

  4. Che Guevara says:

    O Ambasadorja per Paqen me re ne glob: dhe koleget tuaj te Federates u çuditen qe, sa shpejt, pas thepisjes se krediteve tuaja ne betejen kunder PS e kryesisht Edi Rames, u mbyll qarku kaq shpejt dhe “u ngjite” me emerimin tend deri dje te merituar si Ambasadore per Paqen. Rondald Regan thoshte paqe nepermjet luftes, pothuajse ne kuptimin militar, ndersa ju e keni konvertuar politik, paçka me duket se si ju dhe sidomos Blushka e keni mision, sikur jeni lidhur ne seri me Perbindshin Salih Berisha, bjeri t’i bijme. Po ndiqja parlamentin, kur pas fjales se tij, z. Edi Rama la sallen dhe kush do ta kuptoje ishte nje ftese a thirrje edhe per ju qe: kjo eshte e verteta, tani katundaria e rehatuar le te merret me llafe. Kjo ishte nje sfide e shkelqyer, qe kushdo shqiptar qe e ka pa live e ka kuptuar, pikerisht keshtu sic shkrova. Misioni juaj okul dhe i Ben Blushit dhe i ndonje senatori qe nxjerr te bijen doktoreshe per te llomotitur se s’ia mban vete, do te deshtoje me turp, sic dhe e meritoni.

  5. Binjaku says:

    Kjo Moza e shkrete , e vdekme pas Benit…ai nje levizje , kjo perpjete …ai nje fjale , kjo nje fjali ! Nuk e di se cka ky Beni qe na i huton grate ….dhe e imja i tret syte ne Tv kur del Beni…. Ah Ben , Ben , ti fershellen , Moza kercen !

  6. titi says:

    ca kane mor zot……..??????? sikur te kishin qene ministra dhe blushi dhe hafizi ! do te te kishin qepur gojen. jane pa pushtet ndaj dhe flasin keshtu, dhe e bejne kete pikerisht kur eshte ne prag votimi per reformen ne drejtesi, dua qe te sahkepusin vemendjen nga kjo…….. turp per ju , turp, hafizera e blushe. populli I lodhur nga brockullat e juaja nuk ju ka votuar per keto brockulla qe beni, haram

  7. jon says:

    Aman moj ti me gjithe ate Blushin tat. Po si sju vjen zor merreni me sms e njeri tjeterit…..pse mi hallin tat kemi eeeeee. te duket vetja me e mire ty… ma zi je…… ik mi shko tek ajo jetimorja ne shkoder e thuajini te gjithe me fal atyre vajzave qe skeni mundur ti mbroni dot, ti, qeveria jote, opozita jote, blushi jot qe qenka kercenuar, debila komplet tu u qa per sms o lele o lele me shau ky e me kerconoi ai…. shko denoncojeni jo dilni ne parlament e ankoheni, vetem te mbroni menderen tuaj dini

    … pa cipe…..

  8. Hazalli says:

    Sot mesova se” Beni qe ecen vete “edhe tek filmi ne fjale kishte nje qyqe qe kendonte ne pyll…………..ose ne parlament.

  9. Genti says:

    Rilindja eshte bere streha e krimineleve dhe llumit te shoqerise. Nuk kane faj, kur ne krye kane nje narkoman psikopat.

    Postoje kete Merushe, se po ve re qe e ke kthyer faqen ne nje pacavure partiake dhe po censuron komentet e njerezve. Nuk behet stan me lepuj Merushe dhe duhet ta kesh parasysh, se ne fund e keqja konsumon vetveten.

  10. etaegj says:

    Moza, te fortet nuk jane ata qe llapin, se qeni qe leh nuk kafshon. E forta je ti qe ke kapur gjithe tenderat me menyren tende pasivo-agresive dhe ke bere pasuri te pamata.
    Ti duhet te largohesh sa me pare!!!

    1. LORA says:

      E K Z A K T ,etaegj.

  11. Iljona says:

    O deputete liste, ne fakt eshte shume heret qe ne Shqiperi te jete nje kryeminister me sjellje qytetare dhe me nivel te larte zgjuarsie. Ti dhe Blushi doni S.R.B qe t’ju vinte ne rresht sic ben me te vetet, qe ja plas goten surratit po guxove te kesh “mendim ndryshe”.Eshte heret ne fakt te besh qytetari me nje popull qe nga 50 vite diktature komuniste, prape 25 vite te tjera me komunistin zemerlige S.R.B, se eshte deformuar si popull.Nuk e imagjinoj dot se si i japim ushqim shpirteror nje skizofreni te padiagnostikuar duke e ndjekur gati cdo dite neper ekrane tv.Si mundet ti marrim seriozisht fjalet e tij saqe e mbajme tv ndezur kur ai flet?? Zot shpetoje Shqiperine nga te tille njerez qe e mbajne peng kete vend e kete popull mjerisht te paformuar. Ndersa ti deputetja e liste dil e pavarur heres tjeter, edhe Blushi , qe ta kuptosh se sa vlen. Do ishte shume mire qe ne zgjedhjet e ardhshme te jete vec dhe LSI si force politike, se kam parandjenja te mira…

  12. gk says:

    Respekte zonja Mimoza Hafizi.Te flasesh perballe eshte kulture dhe karakter (burreri) ,e jo te flasesh pas kulisave . Ky eshte nivel intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje