Kohët e fundit është vënë re që në luftën politike PD-PS është përfshirë edhe një personazh i tretë, ai është presidenti Bujar Nishani.
Megjithëse juridikisht dhe moralisht presidenti duhet të qëndrojë mbi palët politike, fatëkeqsisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Nishani me deklaratat e tij është pozicionuar në të njëjtën llogore me PD-në, në mos ai, replikat e tij e dëshmojnë këtë.
Një nga momentet kur Nishani u bë palë me Partinë Demokratike ishte rasti i të ashtuquajturës dhe të ashtupretenduarës “pajisje përgjimi”.
Ishin eksponentë të opozitës ato të cilët ngritën pretendimet dhe hodhën akuzat e para në drejtim të ministrit Tahiri, ku sipas PD-së ky i fundit kishte përdorur përmes policisë një pajisje për të përgjuar deputetë të opozitës dhe plot personazhe të tjerë.
Nishani pa kurrfarë baze doli dhe i mëshoi akuzave të PD-së, madje e cilësoi ekzistencën e pajisjes si një fakt të qenësishëm. Mirpo deklarata e sotme e Drejtorit të Policisë italiane në detyrë hodhi poshtë PD-në dhe Nishanin. Pajisja në fjalë nuk ka përgjuar askënd.
Një tjetër rast i pozicionimit të Nishanit përkrah PD-së është edhe deklarata e djeshme e tij ndaj kryeministrit Rama.
Presidenti akuzoi Ramën se po pengon reformën në drejtësi, po shkatërron ekonominë, po shkatërron sistemin shëndetësor, etj. A janë të hijshme deklarata të tilla për një kre shteti deklarata të tilla? Padyshim që jo.
Por pyetja që shtrohet është: Për çfarë e bën Nishani këtë?
Po të lexosh reagimin e djeshëm të Nishanit, kupton se ai tashmë e ka të qartësuar faktin se për një mandatim të dytë të tijin si President është një gjë e pamundur. Deklarata e sotme i vuri kapakun.
Por a ka Nishani një qëndrim largpamës?
A po ndjek ai trajektoren e Berishës kur ky i fundit ishte president?
Kujtojmë që pasi Berisha la postin e presidentit detyroi Tritan Shehun të jepte dorëheqjen nga kryesimi i PD-së dhe në këtë mënyrë e mori vetë këtë post, të cilin e mbajti deri në pas-zgjedhjet e 2013-ës.
Mund të themi se Nishani, i pashpresë për një mandat të dytë si president, po tenton rikthimin në PD si udhëheqës i saj. Pra, Nishani nuk e ka me qeverinë por e ka me Bashën.
Dihet që Basha u vu në krye të PD-së me ndihmën e Sali Berishës, kjo nënkupton se ai është lehtësisht i zëvendësueshëm./ Lexo.al