I shton një 2 dhe përfiton 29 mijë metra katrorë në Palermo- Himarë, historia e falsifikimit

20 Maj 2016, 16:22Kronika TEMA

Prokuroria e Vlorës urdhëroi sot sekuestro preventive të një sipërfaqeje toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nga Vasil Rrapo nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar .

Prokuroria  ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të disa shtetasve , të cilët kanë dokumentacionin e trashëgimisë së ligjshme mbi pronën.

Në bazë të hetimit, Prokuroria ka  konstatuar se Rrapo ka përfituar tokë në baze të ligjit 7501 një sipërfaqe prej  9582 m2, raporton Ora News.

Por, në Hipotekën e Vlorës, sipërfaqja e tij rezulton 29.582 m2. Prokuroria ka bërë veprimet e nevojshme hetimore, nga ku ka rezultuar se është fallsifikuar dokumenti për marrjen e tokës, në të cilin është shtuar numri “2” përpara shifrës së sipërfaqen reale, duke e shndërruar pronësinë e shtetasit Vasil Rrapo nga 9582 m2 në 29.582 m2″ thuhet në njoftimin e prokurorisë

Tjetersimi i prones

Në vijim, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe, e cila është regjistruar në ZVRPP në emër të shtetasit është tjetërsuar, duke u shitur te persona të tretë ose duke u dhuruar.

Prokuroria e Vlorës, Njësia Task-Force, ka konstatuar gjithashtu se pjesa e pasurisë së tjetërsuar i përket asaj sipërfaqe toke, e cila dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Aktualisht, shtetasi Vasil Rrapo ka në pronësi pjesën e tokës, e cila i është njohur që në vitin 1991, në zbatim të ligjit nr.7501, “Për tokën”.

Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në Gjykatë vendosjen e sekuestros preventive për 20.000 m2, e cila është pjesa e sipërfaqes, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Rrapo dhe që më pas u është shitur personave të tjerë.

4 komente në “I shton një 2 dhe përfiton 29 mijë metra katrorë në Palermo- Himarë, historia e falsifikimit”

  1. malsori says:

    Sa ka ne Sarande te tilla une kam ber dy kallzime penale ne Prokurorin e Sarandes dhe ka pushuar hetimet ,shteti esht vjedhur barbarishte i kam derguar dhe taks force por punonjsit e saj qe punonin ne hipoteken e sarandes me 31.12.2015 u mbaroi kontrata!!!!!!!!

  2. maximus says:

    sekuestrojani edhe token e tij, milionat qe ka ne bange, futeni edhe nja 15 vjet brenda, edhe do te shikoni se sa efekt do jape, te tjeret do vijne vete te korigjojne gabimet qe kane bere keto 25 vjet,

  3. Dori says:

    Thoni Porto Palermo dhe nxirrni fotografine e Jalit…
    O llazi (gazetari), ke shkel ndonje here ne jug mo??

  4. Bert says:

    Sa cjap ky turkofagosi Vasil… Ishte qe ishte t’i kishte shtuar 2 dysha, jo vetem nje.
    Ku eshte turkofagosi i i komenteve? Mesoje pak vasilis-in si vidhen tokat e shqiptareve ne Çameri se me duket nuk i ka ndjekur korrekt mesimet e janullkes…ncncnc…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje