Emisioni “Zonë e Lirë” i moderatorit Arjan Çani është bërë shpesh pjesë e debateve në lidhje me përmbajtjen që ofron çdo të premte në ekran. Jo të rralla kanë qenë rastet kur ai është ndëshkuar nga institucionet përkatëse për shfaqejn e pamjeve të papërshtatshme.
Por, mesa duket emisioni “Zonë e Lirë” është një kopje identike e një tjetër programi televiziv Libanez. Emisioni Libanez quhet “Shako Mako,” çka në shqip do të mund të përkthehej çkemi, apo çfarë bëhet.
Ndonëse rastet kur emisionet shqiptare, edhe disa prej më të njohurave e më të ndjekurave janë të kopjuar, nuk kanë qenë të rralla, këtë herë është ndryshe. Zakonisht jemi mësuar të shohim programe, ideja dhe thelbi i të cilave janë përshtatur për publikun shqiptar në një mënyrë apo një tjetër, por “Zonë e Lirë” duket se ka kapërcyer çdo kufi.
Siç mund të shihet edhe nga video, bëhet fjalë për një kopjim identik, duke nisur nga sigla hyrëse, bazat muzikore dhe thuajse çdo element grafik. Skenografia gjithashtu është krejt e njëjtë, ndërsa mund të thuhet se as veshja e prezantuesit nuk i ka shpëtuar vjedhjes nga moderatori Shqiptar. Ndërsa, gjatë prezantimit të programit edhe sjellja e tij herë herë e bën të vështirë për t’u dalluar nëse je duke ndjekur “Zonë e Lirë,” apo emisionin Libanez “Shako Mako.”
Është për të ardhur keq, pasi ndërsa vetë Çani pretendon që me programin e tij të thyejë tabu apo edhe të ndryshojë mënyrën se si programet televizive Shqiptare zhvillohen, e vetmja tabu që duket se ka thyer është ajo se nuk ka asgjë të keqe të vjedhësh e të kopjosh të tjerët, madje edhe kokë e këmbë.
Jo mor zottin jo ! Edie byrazeret Libanese dhe ata shqipetare (sepse jane te nie gjaku) e kan vjedh mete emisión sikurse dhe sume te tierra tek Franca (Zone libre, Salut le Terriens etc etc te Thierry Ardison dhe jo tek Libanezet)
TUNG
Sakte!!
Epo Arjan Cani eshte minorkar andej do i kopjoj emisjonet si majmun grek qe eshte
Po pra,te gjith emisione televizive jan,por disa i quajn Zonë e lirë,disa Shako Mako,disa Ç’kemi e dako.
Si industria makinave,qe prodhojn shume vende,por vetem emertimi i ndryshon.
Si e gjetet deri ne Liban?!Deputet dhe Kryetaret e Bashkive kan bere pisllikun ne Europe,dhe nuk e gjeni dot!
vetem se keni haruar nje detaj fare fare te vogel
cani ka nja 12 vjet qe ben kete emision
te kene valle libanezet 13 vjet qe e bejne dhe cani e ka kopjuar??? dhe ju vetem tani mbas 13 vjetesh e zbuluat????
kur te na thoni qe ky emision ka filluar 13 vjet me pare do ju besojme ne rast te kundert thjesht libanezet kane kopjuar canin
dhe ju ne vend ta shani thjesht i keni ritur vlerat.
Mero,
Keto te gjitha jane kopje ‘ilegale’ te nje emisioni francez “Tout le monde en parle”, kur ate e drejtonte Thierry Ardisson (1999 – 2006) :
https://www.youtube.com/watch?v=rL8CktP2Cxc
Duke lene menjane dekorin, muziken vendosjen e publikut etj, eshte per t’u habitur se deri ne c’pike Cani kopjon personalisht prezentatorin francez – jo vetem ne veshje, gjeste, mimike e ne te folur, por dhe ne menyren e te menduarit – pothuajse patologjike!
E vetmja gje te cilen Cani nuk arrin dot te kopjoje eshte eleganca. Nqs francezi prek tabute me humor e pa kaluar limitet, ketij te tonit gjerat i dalin banale – c’te beje, ceshtje kapaciteti..
Mese e vertete qe emisioni qe Cani drejton prej vitesh eshte nje kopje e shemtuar e emisionit qe transmetohej te France para vjetesh. Arjan Cani ka qene nje roje ordinere te dera e mùagazinave Tati ne lagjen me te varfer ne Paris, ne Barbes. Sot ky tip u prezantohet shqiptareve si burre trendi !! Arjan Cani nje gje ka bere te mire ne jete kur e pa se çfare ishte Parisi, u kthye te katernalliku qe kishte zabtuar Shqiperine pasi ate nivel ka patur gjithmone.
S’ka ndonje gje shume te madhe per kopjimin e emisionit qofte ai libanez e qofte francez; e rendesishme eshte ketu se po te shikosh paraqitjen e vajzave libaneze, ke qef ti shikosh, ndersa ato ne emisionin e Canit jane mos me keq: me gjokse perjashta, buze te fryra, skandal bashke me koloritin e fjaleve te Canit qe eshte bastard dhe i felliqur. Ky emision zbulon apo edukon gje ne shoqeri, ndihmon apo shkaterron edhe ate pak jete normale qe ka mbetur, i jep uje zhvillimit apo e terbon ate duke e degjeneruar; pra kujt i sherben te ardhmes apo regresit. Kjo eshte rendesia qe duhet ti kushtojme. Cani bashke me te ftuarit e ka bere, ne emer te lirise porno-emision dhe banal-emision duke kujtuar se njerezimi lindi sot dhe ky po zbulon sekrete e jetes! Por si shume gjera negative qe egzistojne, shoqeria kur te piqet dhe te mos digjet do ta anashkaloje vete. Megjithese koha nuk pret, revolucionet dhe ketu do ti quajme komuniste, ndersa do ta leme qe te beje punen e tij evolucioni, vetem ai do ti rregulloje gjerat, pavaresisht se ne nuk do te arrijme se koha e jetes sone eshte e limituar. Respekt per ata njerez qe duan ta lumturojne jeten me norma e rregulla dhe perçmim per ata qe e bastardojne!