Jason Dalton ishte i akuzuar për vrasjen e gjashtë personave, të cilët i kishte transportuar me automjetin e tij në Michigan, SHBA. Gjatë një seance gjyqësore, ndërsa një e mbijetuar nga sulmi i tij po dëshmonte, Dalton e ka ndërprerë disa herë si dhe e ka kërcënuar. Kjo e ka detyruar gjykatësin të kërkojë ndihmën e oficerëve të policisë për ta larguar nga salla. Por, Jason Dalton ka kundërshtuar, çka i ka detyruar punonjësit e policisë ta nxjerrin duke e tërhequr zvarrë përmes sallës.
Dalton prej disa kohësh shërbente në rrjetin e transportit online, Uber, por ai kishte tentuar të vriste tetë persona, dy prej të cilëve kanë arritur të shpëtojnë.
Ky njeri po te ishte ne Shqiperi PS -ja e rilindur ,do ta bente deputet.