“Biografia” politike e Isa Mustafës, sipas Premton Gervallës

22 Maj 2016, 19:37Rajoni TEMA
“Biografia” politike e Isa Mustafës, sipas Premton

 

Djali i madh i Jusuf Gërvallës ka reaguar ndaj sjelljes së LDK-së kundruall motrës së tij. Në një tekst të gjatë Gërvalla i bën “një biografi” politike Isa Mustafës dhe tërheq paralelet për familjen e tij përfshirë edhe motrën e tij Donikën. Në vijim ju sjellim tekstin e Premton Gërvallës:

 

Ngjarja e djeshme, ku Isa Mustafa, përmes dhunës nuk lejoi Kryetaren e Degës së LDK-së për Gjermani, Donika Gërvallën, të merrte pjesë në Këshillin Drejtues të LDK-së, për dikë ishte prekëse, për dikë habi, për dikë tjetër dhunë e papranueshme, për disa të tjerë çështje e mosrespektimit të gjinisë femërore, por për dikë edhe gëzim e hare që Isa ”fitoi”. Për mua, qëndrimi i Isa Mustafës s’është gjë tjetër, veçse një vazhdim i natyrshëm i gjithë veprimtarisë së tij të kahmotshme dhe të sotme. Përmes disa krahasimeve të thjeshta, në periudha të ndryshme, i jap mundësi lexuesit të kuptojë përse Isa Mustafa ushqen një urrejtje patologjike ndaj Donika Gërvallës.

1970-1980

Isa Mustafa bëhet pjesë e nomenklaturës komuniste jugosllave, duke u rreshtuar në radhët e Organizatës jugosllave të rinisë komuniste.

Babai i Donikës, Jusuf Gërvalla, përveç punës si shkrimtar e gazetar, në shkrimet dhe veprat e të cilit spikasin tema të mbrojtjes së kulturës dhe vlerave shqiptare, merret edhe me punë ilegale për çlirimin e Kosovës nga kthetrat jugosllave (ndër to edhe nga Organizata jugosllave e rinisë komuniste e Isa Mustafës).

1980-1982

Isa Mustafa konsolidon pozitat në organizatat komuniste jugosllave, duke i hapur rrugë vetes për t’u bërë ”i madh”. Aq i dhimbset Jugosllavia Isa Mustafës, sa nuk përton të shkojë as deri në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit satrapit Tito.

Babai i Donikës, së bashku me gjithë familjen detyrohen të arratisen nga reprezaljet e pushtuesit serbo-jugosllav. Edhe pse jashtë Atdheut, ai nuk rresht së punuari për çështjen kombëtare, deri sa pushtuesi serbo-jugosllav, përmes dorës së zgjatur të UDB-së e vret në Gjermani. Ndërkohë që familja e tij, e si pjesë e saj edhe Donika, detyrohen të emigrojnë sërish, kësaj radhe drejt Shqipërisë.

Isa Mustafa: në shërbim të çështjes jugosllave.

Babai i Donikës: në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

1982-1990

Isa Mustafa fillon të zërë poste të ndryshme në qeverinë kuislinge jugosllave e më pas serbe të Kosovës dhe bën magjistratura në Universitetin e Beogradit.

Familja e Donikës, gjyshjet e saj, xhaxhallarët e tezet me gjithë fëmijët e tyre, detyrohen, për shkak të reprezaljeve të qeverisë kuislinge të Kosovës, ku merrte pjesë edhe Isa Mustafa, të bëhen 700 copash. Disa mbeten në Atdhe, shumica tjetër nëpër vende të ndryshme të Evropës.

1990-1999

Isa Mustafa arratiset për në mërgim, se siç i thonë asaj shprehjes armiku të shtrydh mirë e mirë si limonin, pastaj të hedh në plehra. Ai i bashkëngjitetet menjëherë Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe bëhet ministër i 3 përqindëshit. Disa kanë aftësine të nuhasin paranë edhe me prapanicë.

Donika Gërvalla i bashkëngjitet LDK-së në perëndim dhe punon parreshtur për të nderkombëtarizuar çështjen shqiptare.

Isa Mustafa: 3 përqindëshi, Banka Dardania, pare të cilave as sot nuk u dihet fati.

Donika Gërvalla: takime me gazetarë, politikanë e lobistë ndërkombëtarë. Prezantim dinjitoz i LDK-së dhe lëvizjes masive për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve dhe demaskimit total të regjimit serb në Kosovë.

Isa Mustafa pengon liderët politkë të LDK-së në punën e tyre për t’i treguar botës se shqiptarët nuk pranojnë më çizmen serbe në Kosovë, duke bllokuar të gjitha mjetet financiare për LDK-në.

Donika Gërvalla, së bashku me kolegët e saj të LDK-së, bëjnë ç’është e mundur që të gjejnë rrugë dhe mënyra për ta financuar LDK-në pas asaj bllokade të bërë nga ministri i 3 përqindëshit, me qëllim që lufta për çështjen kombëtare të mos ndalet.

Isa Mustafës nuk i ndihet zëri gjatë peridhës së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Ishte, me sa duket, shumë i zënë me numërimin e parave të 3 përqindëshit.

Donika Gërvalla nuk lë rast pa debatuar në ekranet televizive gjermane, si me gazetarë e politikanë gjermanë, ashtu edhe serbë, nuk lë rast pa ngritur lart zërin e popullit shqiptar, që po masakrohej nga regjimi serb, nuk lë rast pa lobuar për emancipimin e opinionit evropian rreth çështjes së Kosovës.

Isa Mustafa, pas një fushate zgjedhore, ku kryetemë ishte rrëzimi i qeverisë shkatërrimtare të Thaçit dhe SHIK-ut famëkeq, papritur pas zgjedhjeve bën koalicion me Thaçin dhe SHIK-un. O tempora, o mores!

Donika Gërvalla merr pjesë aktive në fushatën zgjedhore, duke vënë në pah punën e mbrapshtë të qeverisë Thaçi dhe duke nënvizuar nevojën e ndryshimeve të mëdha, ku LDK-ja do të duhej të ishte në ballë të këtyre ndryshimeve. Pas daljes në dritë të lajmit se LDK-ja, partia ku ajo bën pjesë, ka bërë marrëveshje me ata, që për vite me radhë ia kanë bërë gropën Kosovës, Donika kthehet në zë të fuqishëm të diskreditimit të këtij koalicioni, sa të dëmshëm, po aq edhe cinik.

Isa Mustafa rizgjidhet kryetar i LDK-së, me aklamacion (duartrokitje, ose siç i themi ndryshe, me urdhër), duke shkelur statutin e partisë, duke injoruar demokracinë e brendshme të kësaj partie, duke mos lejuar fjalën e lirë dhe natyrisht duke mbledhur rreth vetes zagarë, që i vihen nga mbrapa.

Donika Gërvalla del në mbrojtje të vlerave demokratike të LDK-së, del në mbrojtje të fjalës së lirë brenda kësaj partie, del në mbrojtje të vlerave që kjo parti duhet të përqafojë. Dhe këtë e bën pa patur nevojë që të mbledhë pas vetes zagarë e bodiguardë, sepse ka pas saj zërin e elektoratit dhe jo të sahanlëpirësve qyqarë, që për një lugë çorbë të prishur janë në gjendje të vjellin tërë jetën.

Dhe ja ku erdhëm te kjo ditë, kur Isa Mustafa, duke përdorur dhunë, nuk lejon Donika Gërvallën të marrë pjesë ne mbledhjen e Këshillit drejtues të LDK-së.

Tani, gjykojeni vetë, se përse u ushtrua dhunë ndaj Donikës sot në Prishtinë.

Premton Gërvalla, është djali i madh i heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla.

13 komente në ““Biografia” politike e Isa Mustafës, sipas Premton Gervallës”

  1. ismail says:

    shume pak i kan bere Donikes pasi AJO dheFAMILJA JUAJ shkelet mbi buken qe ju dha SHQIPERIA.JU nuk perkrahet ushtrine qe cliroi Kosoven ,por perkrahet Ibrahim Milloshevin

    1. Artani says:

      Edhe Jusuf Gervalla e pa qe shqiptaret e Kosoves sa me pare duhet te largohen nga ndikimi i marksiste-leninisteve.
      Edhe familja e Jusufit e pa qe udheheqesit e Drejtorise Politike te UCK-se ishin do matrapaze dhe bashkepunetore te UDB-se. Prandaj familja e Heroit me te drejte u rreshtua perkrah dr. Rugoves.

  2. piter pan says:

    Ky njeri eshte mashtrues me vete, njesoj i pamoralshem si Isa Mustafa; perse nuk tregon J Gervalla qe ne Tirane familja e tij kishte mbrojtjen e Enver Hoxhes; motres se tij Enveri i dhuroi dhe nje violine ne koncertet e Dekades se Majit; familja e tij jetonte te Pallatet e Aviacionit, ku jetonte nomenklatura e larte komuniste, vete ky Jetoni ishte sekretar i rinise te Fililogjiku, prandaj ik aman se na hapet barkun me keto genjeshtra, nacionaluzmi stteha me e mire e mashtruesve dhe maskarenjve

    1. mirel says:

      Natyrisht qe do kishte mbrojtjen e Hoxhes, si kujton ti?

      1. Artani says:

        Jusuf Gervalla ishte ai qe u mundua ta bashkonte popullin e Kosoves, pavaresisht preferencave ideollogjike te tyre. Ne fillim ai, nen ndikimin e komunisteve shqiptare te Enverit ishte nje marksiste -leninist. Me vone e pa qe prej Enverit dhe ideollogjise se tij nuk ben hajr dot Kosova dhe dalengadale filloi te largohet nga ideologjia marksiste. Sikur te mos ndodhte atentati, sigurisht qe ai do te mundohej qe shqiptaret e Kosoves t’i largonte nga ideollogjia e diktatures.

    2. Beobachter says:

      Kjo eshte mese e vertet piter pan….dhe un e di shum mir kte historin e violines…
      E mund te them se ne ate koh, D.Gervalla kishte shoqeri me violinisten e talentuar Klodiana Skenderi.

  3. PERSHKRIM IDEAL !
    FATKEQESISHTE ,TROJET TONA HERE PAS HERE DREJTOHEN NGA DUAR TE …..U.D.B. se !
    No coment !

  4. Realiteti says:

    I tere opinioni kosovar e di se kush eshte Ise Mustafe Dushko Ristici,por ate e votuan rrugacet,huliganet,udbashet dhe militantet primitiv dhe naiv te Vranjevcit te Prishtines,Mramorit,Llukarit etj. dhe sahanlepiresit e tjere te Komunes se Prishtines.Tani nuk duhet te befasohemi se cka bene Dushku i vogel,e bajshi me shnet te gjithe ju qe i dhate voten.

  5. Shqiperi ETNIKE says:

    I Nderuar Djali i Gerwalles,dhe Vellai i Donikes, e lexuam me Kujdes Shkrimin tuaj per @ iSA Mustafen ,po mor Djale jame Shume Dakorde per sa Shkruani,por vetem nje Gje:Donika Gervalla nuk ka pse te Prezantohet ne Emer te LDK-se,duhet te Prezantohet me Mire si Donika Gerwalla, nje Aktiviste e Ceshtjes Kombetare, Mbareshqipetare ne Gjermani dhe kudo, por jo se jo ne Emer te LDK-SE;nje Parti qe u Themelua me “Bekimin” e Serbeve…
    Familja juaj ka MERITAT eSaja , qe ne Shqipetaret i Respektojme dhe Nderojme,akoma edhe Babaji i juaj u Vra nga Dora Kriminale e UDB-se,sepse ai ishte Large LDK-SE,dhe kishte te tjera Mendime……………………………………………………Kuptove…Djali i Gerwallave????????????? aKOMA EDHE Donika???

  6. durrsaku says:

    djale i mbare ti dhe motra jote nuk keni kuptuar asgje nga sakrifica e babait tuaj , . jusuf gervalla ishte themeluesi dhe intelektuali i LPK , dhe per kete dhe udb e vrau , atni une ju pues pse ju me ldk ????? pse ju rugoven ?????

  7. Adi says:

    Lus Zotin e madh qe UDB-shi Isa Mustafa(Hamza Kastrioti i Kosoves) ta fus be burg perjet Donika Gervallen, e cila edhe mund te mos jete e Isuf Gervalles.Pse kjo tradhetare e Babait te saj dhe e Popullit te Kosoves u bashkua me kollonen e peste serbe me emrin e felluqur LDK qe formoi sherbimi Sekret i UDB-se se Beogradit. Edhe ty fi te fusin ne burg ledekeistet serb o Premton qe tradheton Baben tend dhe gjakun e tij.Po nejse ska gje se Isuf Gervalla eshte hero i kombit dhe jo i juaj more fare e keqe, qe flisni keq edhe kunder Shqiperise tone qe na ndihmoi aq shume.

  8. Nga tropoja says:

    Ismail
    Jo vetem kaq por kujtoj se ckane thene donika me premtonin kunder atij regjimimi te poshter qe I solli ne Shqiperi brenda 24 oreve ne vitin 81
    Premtoni ka pas jete edhe ne konviktin e gjuheve te huaja ne mos gaboj
    Tung

  9. Tirona says:

    Xhahil ismail, mjer ai qe vdes xhahil.
    Nderim familjes Gervalle, mjer kopea e ktij komunistit antishqiptar mustafa. Tradhetia….hajnia nuk mbulohet me shoshe, o mustafe udbashi. Historia ta ka vu ne balle vulen, e gezofshin pinjollet e tu!
    Mjer ju plehurinat e kombit, vules ne balle s’i shpetoni dot as me thaset me pare as me demagogji udbashare, mjer ju kellira
    Kellire me pare, shijoini!, Tirona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje