Dëshmia e Shullazit: Isha për drekë kur u kërcënuan Koni e Kule

22 Maj 2016, 10:52Kronika TEMA

Emiljano Shullazi nuk ka alibi të besueshme për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynir Koni dhe ish –rektorit Dhori Kule.

Para prokurorëve të Krimeve të Rënda ai ka dëshmuar se më 14 prill kur ka ndodhur kërcënimi, ai ka qenë duke drekuar në shtëpinë e tij së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin e disa djem të tjerë të lagjes.

Shullazi ka thënë se kanë qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij dhe se drekën e kishin porositur tek lokali C… U. Por prokuroria thotë se dëshmitë e personave të tjerë që kanë qenë me të janë të pabesueshme, pasi 2 prej tyre janë të arrestuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa të tjerët janë miq të tyre, raporton Lapsi.

Madje sipas prokurorëve, edhe kërcënimin ndaj Konit e Kules ata e kanë bërë bashkë. Pavarësisht kësaj, Shullazi ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve 6 akuza.

1 komente në “Dëshmia e Shullazit: Isha për drekë kur u kërcënuan Koni e Kule”

  1. artiles says:

    Po amani ore, kaq e veshtire eshte per ta vertetuar se genjejne? Merri pyetini te gjithe ne nje kohe, vec e vec:
    – ku ishe ulur sejcili? ke kishe ne krah? ne cfare ore vajte? kush vajti i pari, apo si erdhen sipas radhes ata qe ishin pjesemarres ne dreke? Kush e solli dreken nga lokali – cili kamarier? Cila ishte menuja? etj, etj, Krahasojini me pergjigjet me njera tjetren dhe do dale fare qarte nese kane qene ne dreke apo jo. Nuk mund te thuash qe meqe 2 jane te akuzuar dhe 3 jane shoke te tij deshmia eshte e besueshme. Ai me shoket e tij do haje dreke, nuk ha me qente e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje