Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur, si pasojë e një sulmi vetvrasës në qytetin Sirian, Al-Qamishli. Shpërthimi ka ndodhur brenda restorantit “Domino,” në qendër të qytetit. Ndërkaq, restoranti ka pësuar dëme serioze, ndërsa një sërë automjetesh pranë vendngjarjes, gjithashtu janë shkatërruar. Al-Qamishli është një qytet pranë kufirit Turko-Sirian në verilindje të vendit dhe kohët e fundit ka vuajtur nga luftime dhe shpërthime të vazhdueshme kamikaze.