Nard Ndoka ka një propozim pas skandalit të bërë publik vetëm pak ditë më parë, ku në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër u zbulua se 3 vajza ishin abuzuar seksualisht sipas prokurorisë dhe të gjithë fëmijët që banonin aty, ishin keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Nard Ndoka propozon që ata persona që birësojnë fëmijë të përjashtohen nga taksimi, ndërsa ata që mbajnë qen, të taksohen me 200 mijë lekë.
Reagimi i Nard Ndokës
Shoqëri në rrezik, degradimi moral në rritje.
– Kush adopton një fëmije të përjashtohet nga taksat lokale për 5 vite.
– Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100-200 mijë lek në vit.
Shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjës, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.
‘Modernizmi’, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare.
Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës.
Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes.
Humbja e fokusit të vlerave të familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti që ka sunduar koshiencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i visibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkepunojnë për një produkt social-ekonomik me qëndrueshmëri.
Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër të ridimensionojnë “rilindjen”!
Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe nje qen, te vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modes. Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.
Të rinj, që nuk komunikojnë me prinderit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin per pushime, qe shpenzojnë pa fund per te, që ndotin ambientin, qe promovojne një fenomen ‘modernist’.
Komunikimi me prindërit ju duket i veshtirë, se prinderit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndersa qeni lajkaton. Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshem degradimi i vlerave të familjes, i mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit?
Ka shumë mundësi për ti ndërgjegjësuar keta individe dhe familje, se ‘qeni’, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka qe ne kemi te trashëguar nder breza, te cilën duhet ta ruajme, si një vlerë të pazëvendësueshme.
Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100-200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajne qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë femijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200-350 mijë kekë në vit.
Me keto masa shtrënguese do ruajme të pastra ambientet e përbashketa, do rrisim sigurinë tek femijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjen e humanizmit njerezor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi. Nje femijë i adoptuar, për një familje me mundesi ekonomike, për nje familje që kërkon të japë ngrohtesi, humanizëm ndaj një qenie njërëzore që fati e ka braktisur.
Keto janë vlerat njërëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qofte edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesen, pastrimin e tvsh).
Shoqeria jone ka nevoje të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë.
E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por keto dy fenomene, po godasin vrullshem dhe në mënyrë ‘tinzarë’ vlerat njerezore, të familjës, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj.
Cope mishi me dy sy! Po ai qe adopton nje femije dhe mban edhe qen, taksohet apo jo? Na mbyten tocat e kukulles.
Sinqerisht respekte per kete qe ke thene. Me ne fund e meriton nje bravo
Si ka mundesi qe eshte kaq *ar ky njeri?
Bravo Z.Ndoka.Vetem keshtu shtohet kombi dhe zhduken qent e papaster.
Per kete shkrimin qe ke bere ke shume te drejte dhe te pergezoj. Shoqeria Shqiptare ka humbur sensin e jetes.Keto femije duhet te keni te gjithe perkrahjen e shtetit sepse vetem stresin e te qenit pa prind eshte shume i madh. Dhe Une bej cudi ato kujdestare qe jane ne pune a nuk jane prind vete.
Po me qenin cfare ka ky.Popull qe vret kafshet Cdo dite
Une qenin tim edhe sikur te behej deputet nuk do ta quaja kurre Nardi.
Taksen e qeneve Shqiptaret kane vite qe e paguajne. Plot eshte Parlamenti me qene e me Buce.
ky ashte karuc kembe e koke po shoket tuaj injorante e gatuat kete qorbe more torollak po te pakten ti mire volle dhe te ashte trashe koka si qen stani po si nuk mesove pak kulture te dishe te flasesh me kulture me te vjellur se i thonim dikur vetem te rrishe neper rruget e tiranes mbaron nje universitet .dhe me e keqja akoma ti si nje i zgjedhur me voten e nje komuniteti katolik dhe tregon nje kulture kaq injorante sikur vjen nga kulture anadollit .te jeshe katolike shiko rreth e rrotull civilizimi qe na rrethon me baze katolike dhe krahasoje qike veten ku qendron me e vogla qe do beja do ishte te shkoja me deshiren time dhe te dorzoja mandatin e depotetit na turperove.
Po me qenin c’pati xhanem?
ME NE FUND NJE IDE BRILANTE NGA NARDI ! BAVOOOOOOO ! Ti duam kafshet por me shume te duam njerezit . Se po shikojme kur nje grua ka edhe femijen edhe kafshen me vete ,me shume kujdeset per qenin sesa per femijen . ABSURDITET .
Hahahaha, nari, hahahaahahahah
O popull cope cope, mendoni pak me gjate dhe lexoni me thelle cfare ka dashur te thote. Po kaq cope mishi jeni sa kur ju perdhunojne femijet nuk ngrihet kush te protestoje, por po te vrase bashkia dy kafshe, ngrihet nje “shoqeri civile”. Nardi eshte e veretete qe mbahet per batuat/te fottat e tij, por kesaj rradhe meriton nje BRAVO TE MADHE.
Bravo, ska rendesi se cfare ke thene me pare, kete te sotmen i ke vene piken mbi i.
Eshte nje fenomen i hidhur dhe ti e ke shtruar qartesisht.
Bravo, dhe vazhdo keshtu e mos keput me batuta.