Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania vlerësohet me çmimin “Menaxher i Vitit” për kontributin në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri

24 Maj 2016, 16:48Hi-Tech TEMA

Vodafone Albania u vlerësua me çmim në Forumin e 7-të të Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania. Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare iu akordua çmimi “Menaxher i Viitit” për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

“Shaping the digital future” (Duke formuar të  ardhmen dixhitale) është tema kryesore e Forumit të 7-të të Komunikimeve Elektronike në Shqipëri Infocom Albania, I cili hapi dyert sot në një ceremoni të organizuar ne Hotel Tirana International. Në ceremonies se hapjes, Infocom Albania vlerësoi disa kompani dhe produktet e shërbimet më inovatore që kanë dhenë kontribut të konsiderueshëm në fuqizimin dhe zhvillimin e  mëtejshëm të industrisë së komunikimeve elektronike në vend.

Vodafone Albania ka investuar vazhdimisht  në vend per t’iu sherbyer sa më mirë klientëve dhe kërkesave të tyre. Tashmë prej 15 vitesh në treg, Vodafone ka qenë pararojë e shërbimeve dhe produkteve inovatore si dhe një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektornike në vend.  Gjatë viteve 2015 dhe 2016 Vodafone Albania ka fuqizuar edhe më tej pozitën e saj si lider në treg. S e fundmi, Vodafone Albania ka investuar në shtrirjen e teknologjisë 4G në të gjitheë vendin dhe tashmë klientet Vodafone përfitojnë internet të shpejtë dhe shërbime inovatore  përtej shërbimeve tradicionale zanore & data. Një prej tyre ështëedhe shërbimi M-Pesa i prezantuar një vit më parë  dhe që  i mundëson klientëve të kryejne pagesa dhe të bëjnë transferta parash nëpërmjet telefonit celular.

Evenimenti që nderon kompanitë novatore, shërbimet dhe produktet risi si dhe drejtuesit e kompanive për kontributin e tyre në funksion të zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri, Infocom Albania, vjen në këtë edicion të 7-të me fokus dixhitalizimin, si e ardhmja e fushës së komunikimeve elektronike. Forumi do të zgjas dy ditë, 24-25 Maj me një axhendë të pasur diskutimesh rreth çështjeve dhe zhvillimeve kryesore të kësaj industrie dhe synimeve për të ardhmen.

6 komente në “Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania vlerësohet me çmimin “Menaxher i Vitit” për kontributin në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri”

  1. klienti says:

    Vodafone ka sherbyer ne vend per te nxjerre fitime per vete se ne klienteve na kane rrjepur nga leket…

  2. ku4G? says:

    kur nuk kap ne Durres 4G nuk e imagjinoj si mund te kapi ne fshatra. Te pakten mos thoni ne te gjithe vendin.

  3. ika says:

    une per vete u largova nga vodafone para nje muaji dhe kalova ne nje kompani tjeter dhe mendoj qe kam bere gjene me te mire te mundshme. ku paskam qene gjithe keto kohe.

    1. Bragjini says:

      Ska,gje do kthehesh prape

  4. Arturi says:

    4G?!?!?!?!?!?!?!
    3G edhe me zor punon!

  5. Siguria says:

    Brenda ne Tirane 3g cope cope antena te pafuqishme nuk ka vale mjaftueshem as per te folur lere internetin.Ja dhane cmimin se mbushi xhepat e kompanise dhe zbrazi tanet!?Mos e pati ky idene per tu vjedhur nje muaj ne vit shqiptareve nga ofertat mujore qe u bene 4 javore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje