Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për politikën nga Konventa Kombëtare e Studentëve të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ai ka kërkuar që politika të bashkohet pavarësisht interesave politike për të miratuar reformën në drejtësi. Meta i quajti të pajustifikueshme vonesat.
“Kemi vonesa të pajustifikueshme për reformën në drejtësi. Janë të parëndësishme pasi jo vetëm kemi të bëjmë me një kërkesë të qytetarëve shqiptarë për një vend ku funksionon ligji por edhe për integrimin e vendit. Nuk mund të thuhet çfarë ndodhi 3 javë më parë dhe 3 javë më vonë.
Nuk ka të drejtë politika shqiptare të pengojë procesin e integrimit për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjejmë forca të reflektojmë këto pak orë dhe ditë që na kanë mbetur, për të treguar se pavarësisht interesave politike dimë të bashkohemi dhe dimë të reflektojmë”, tha kreu i Kuvendit.
Ai ka sjellë një shembull personal duke e lidhur çështjen e reformës në drejtësi me futbollin dhe pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare në kampionatin evropian.
“Kur lozte Shqipëria me Danimarkën vajza ime e vogël ishte shumë nervoze. Sa herë e merrnin topin danezët çohej në këmbë. U shqetësova i thashë pse je kaq e stresuar. Tha se dua që Shqipëria të shkojë në Francë që të bëhet e famshme. Shqipëria është bërë e famshme, falë edhe trajnerit tonë Gani Abazi. Politika duhet të bashkohet për çështjen e reformës në drejtësi, siç bashkohen ultrasit e Tiranës me guerilasit e Partizanit, kur luan Kombëtarja”, u shpreh Meta.
Kujt politike i ben thirrje Ilir Meta? Nuk e di Iliri se ku pengohet reforma , kush politikane e pengojne apo s’ja nxen goja te thote emrat e tyre. Po ja theme une qe te mos flase me ne menyre te pergjitheshme: Ilir Meta! Reforma ne drejtesi pengohet nga Sali Berisha, Lulezim Basha me banden e tyre dhe qendrimi yt shume i poshter dhe gjoja asnjanes e na ben profetin ne politike. Pra , e more e vesh se kush e pengon dhe a e ke kurajon te flasesh drejte apo spekullon se mendon per ndonje vote apo koalicion ne zgjedhjet e ardheshme qe te qeverisish prape ti si ke qeverisur deri me sot. Po ty te ka plase cipa shpejte, je kthyer ne nje mafjoz dhe po shkon drejte rruges se Sali Berishes me Sali Berishen. Asnjehere s’te kam degjuar te thuash troç se kush e pengon reformen, kur kete e dine gjithe shqiptaret te mire e te keqinj. Spekullimi jot eshte makaber, me makaber se krimineli Sali.
KJo eshte hipokrite zoti Meta se i pari qe duhet te denoheni ne emer te ligjit jeni ju qe keni bere kaq shume
dallavere ne kurriz te popullit dhe te trojeve shqiptare.
Ju jeni i pari qe nuk doni qe ky ligj te aprovohet, ju jeni K..va e politikes shqiptare…
Jeni i zhytyr deri ne gryke duke u nisur qe me Kampin e punetoreve ne Sarand e sa e sa dallavere te tjera qe po beni me pasurin e Shqiperis, pa harruar TEC-et ku keni vene nipin tuaj si drejtor te pasurive natyrore e s’ngeli lum pa dal ne tender…Zoti ju marrte hakun, vetem per kete te luten shqiptaret se s’ja vlen te bej duart pis njeriu me ju. Edhe nje gje, nese Berisha eshte gomari qe pellet dhe del me shpate kudo qe eshte ju jeni ai skuthi dhe e keqja e ketij vendi qe po ja hani shpirtin si gangren Shqiperis se varfer, si ne politik dhe ne pasuri. Edhe nje here Zoti ju’a marrte te tera sic ja morret ju pasurin popullit.
Foli Ky qe eshte shkaktari i viktimave te 21 janarit. Ky qe beri aleat dhe e mbajti ne pushtet Sali Berishen, tashti del e na tregon tifozat. Pse su bashku me Ramen me 21 janar? pra si tifozat. Ky po mban politiken peng se me ato vota qe bleu mban peshoren dhe e con gurin ku ka interes, dhe cfar interesi per xhepat e tij. I shkreti esht dobesu se sdinte ku ti fuste paret, jeton ne nje apartament te thjesht. Hajt Meta beju burre dhe prano se dhe ti ke dore ne pengesen e reformes se te dalin te palarat qe dihen por nuk ka guxim njeri ti thote, kush e di pse?