Kreu i Gjykatës Kushtetuese, i zhytur në borxhe?

25 Maj 2016, 10:25Politika TEMA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, jo vetëm është një nga njerëzit më të varfër të drejtësisë, por rezulton i zhytur në borxhe.

Dedja deklaron pranë ILDKP se ka marrë një kredi për 20 vjet, në vlerën 16,800,000 lekë nga të cila ka shlyer 1,326,218 lekë.

Bashkim Dedja deklaron gjithashtu pagën si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2,231,015 lekë, pagën si pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97,944 lekë, si dhe një llogari rrjedhëse 74,807 lekë, raporton Shqiptarja.com.

Bashkëshortja e tij, Sonila Cami, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë një banke të nivelit të dytë, 379,989 lekë si dhe pagën si nëndrejtore në shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.

Sokol Berberi

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, deklaron katër kredi dhe një borxh, të ardhura nga pagat, nga trajnimet dhe qeraja e apartamentit.

Konkretisht, Sokol Berberi deklaron pagën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë, të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro, të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë, të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët, 51.000 lekë, të ardhura për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë, të ardhura nga shitja e dy librave 81,600 lekë etj.

Altina Xhoxhaj

Anëtarja Altina Xhoxhaj deklaron një llogari rrjedhëse, përfshirë pagën dhe një kartë debiti me vlerë 9 mijë euro.

Zonja Xhoxhaj, deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pagën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë.

Nga dhënia me qira e një apartamenti, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron 4 200 euro të ardhura për vitin 2015.

Bashkëshorti i saj, Arben Idrizi deklaron të ardhura nga tre paga të ndryshme. Konkretisht, 567,000 lekë të ardhura nga paga në ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit.

Po ashtu, Idrizi deklaron 5,379 USD si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB si dhe dy llogari me 4 mijë USD.

2 komente në “Kreu i Gjykatës Kushtetuese, i zhytur në borxhe?”

  1. emigranti itali says:

    Të më falin të gjithë komentuesit por asnjëherë nuk i kam kuptuar shifrat në vleftë leku si në gazeta si në lajme përfshi të gjithë gazetar opinionista parlamentar ministra etj.Fillohen lajmet me lek,lek të reja,lek të vjetra,dollar ,euro.

  2. Treviso says:

    Qeveria duhet te miratoje ligjin per administraten shtetrore, qe cçdo punonjes i administrates nuk duhet te beje dy pune, se sjelle konflikt interesi. Profesoret jane profesora dhe nuk duhet te punojne si gjygjtare. Kush gjykates don te beje dy pune le te leje detyren shteterore dhe te kaloje privat, si avokat dhe te japi mesim nese eshte e nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje