“Shpifja nr. 1005 e maskarait Sali për mua”

24 Maj 2016, 16:31Politika TEMA

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, ka reaguar pas akuzave të Berishës, se ai ka fituar një kontratë 1 milion euro nga qeveria.

Sipas Kokëdhimës, kjo është një tjetër shpifje e Berishës për të.

Ai është duke i numëruar, dhe thotë se kjo është shpifja e 1005-të për të.

Shpifja nr. 1005 e Saliut për mua.

Dje, Saliu publikoi nje shpifje tjetër. Ai thotë se unë qënkam shpërblyer nga qeveria me një milionë euro kontratë pa konkurrencë e me favorizim përmes Remontit Elektrik të Elbasanit që riparon transformatorët e OSHEE-së.

Kjo është një shpifje e ndyrë. Po në të njëjtin shkrim, ai deklaron se unë e kam shitur këtë ndërmarrje në vitin 2013.

Sali Berisha dhe të gjithë maskarenjtë e tjerë në politikën shqiptare, që kusëruan në këtë vend, 25 vite me radhë, do të donin të shkatërronin jo vetëm çfarë unë ndërtova në jetën time si sipërmarrës. Siç është e qartë, e kuptueshme dhe e dukshme për të gjithë njerëzit, këta kanë sulmuar emrin tim, kanë sulmuar punët e mia, kanë sulmuar bashkëpunëtorët e mi, ndërmarrjet e mia, interesat e mia, çdo gjë që lidhet me mua.

Kjo bëhet sepse modeli im në politikë është ai i një politikani që nuk i tradhëton interesat e vendit, që u shërben qytetarëve, modeli i një politikani që nuk përzihet me asnjë aferë korruptive, i një politikani që nuk ka lidhje as me shitjen e posteve të punës, as me manipulimin e garave publike, as me koncesionet shkatërrimtare për vendin, as me sjelljet e ndyra të administratës, as me emërimin e kriminelëve, njerëzve pa vlera e pa shkolla në poste dhe në administratën publike, as me servilizmin ndaj interesave të huaja, as me pengmarrjen e institucioneve kushtetuese, as me kalbëzimin e plotë të partive politike dhe të sistemit politik në Shqipëri.

I gjithë shembulli im në politikë është totalisht e kundërta e kësaj që mbollën dhe zhvilluan Salinjtë në këto 25 vite. Ata kanë goditur gjithmonë sipërmarrjen e vendit, lirinë e fjalës, vlerat, rregullin, rendin e normalitetin, besimin te puna e ndershme e tek e ardhmja më e mirë për këtë popull e në këtë vend, gjithçka që ishte jashtë kontrollit dhe kundër politikës së tyre.

Remonti Elektrik i Elbasanit është një kompani unike, e vetme në llojin e vet në Shqipëri. Nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë konkurrentë edhe në të ardhmen, sepse është një investim jofizibël.

 Ajo kompani do të fitojë çdo vit, sepse është kompani që e fiton punën me meritë dhe me ligj, është e domosdoshme dhe bën shërbime me cilësi të lartë, që nuk i bën askush tjetër në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Në këto rrethana, nuk ka sesi kjo pasuri kombëtare të eliminohet, të zhduket, të shkatërrohet vetëm sepse është ish-kompani e Koço Kokëdhimës. Salinjtë do të donin që kjo ndërmarrje të mbyllej dhe punonjësit e saj të talentuar të iknin në emigracion vetëm se kjo kompani e ka të shkuarën të lidhur me mua.

Lidhja e kontratës vjetore mes OSHEE dhe Remontit Elektrik të Elbasanit, që këta e prezantojnë si një diçka të padrejtë, është diçka që përsëritet çdo vit në të gjitha këto 20 e ca vite. Që nga viti 1994, kur unë e kam blerë, rinovuar dhe rimëkëmbur këtë kompani, e deri më sot, ajo ka qënë e vetme dhe do të jetë e vetme edhe në 20 vitet e ardhshme në Shqipëri.

Unë nuk erdha në politikë për të bërë para as me tendera, as me koncesione dhe as me korrupsione. Këta horra të pamëshirshëm që u bënë të pasur në politikë duke vjedhur e plaçkitur popullin e tyre dhe pasuritë e Shqipërisë do vazhdojnë të sulmojnë përditë shembullin, punën dhe emrin tim”, shprehet Kokëdhima.

15 komente në ““Shpifja nr. 1005 e maskarait Sali për mua””

  1. Petro says:

    Uuuuuuuuuuu… grabitesi i tokave te bregut.Po s ka sesi te mos jete kur vjen nga bashkesia e ish brekegrisurve.Dhe ju e dni kur jevgu behet pasha c fare ben.Me nje fjale gjithcka qe thuhet eshte e vertete.As thote kujt ia shiti.Pra vetes vet dhe tash merre aq para sa thuhet ketu.Hahaha sa komik qe eshte ne mbrojtjen e tij!…

  2. Dani says:

    Me falni nese dikush fyhet nga c’ka do them.
    Duket qarte se ka nje prirje injorante ne vleresimin e situatave dhe personave te ndryshem. Gjithe bota e ka per nder qe te kete ne politike njerez me xhepa plot sepse sic dihet politika eshte dhe duhet te jete prone e personave qe i kane zgjidhur problemet e veta .Lereni me nje ane teorite populiste qe u doli boja .Gabimi me i madh ne politiken shqiptare eshte mediokrizimi fshataresk qe e ka pushtuar. U ngriten ca qe akoma nuk quhen njerez dhe i hyne politikes qe te behen zoterij. Mos e gjykoni me mendesite e mamuthit Sali pjesmarrjen e biznesit ne politike por denoni ashper me vote te pangopurit maloke qe duan ta kthejne ne shpelle ate vend.

    1. ben says:

      Dani
      Pse jeni kaq qesharak?
      Ai I thote kompania jote qe jua shite vartesve te tu fiton tenderin me vleren me te larte ti ben bla bla.
      E kupton qe po e fitove tenderin me vleren me te larte nuk eshte me gare po dhurim ne rastin me te mire? Qe ka abuzuar me fondet publike ky njeri nuk eshte me thashethem eshte e vertetuar me vendim te gjykates kushtetuese qe nuk ka me mundesi ankimimi.
      Sa per ate me xhepat plot se si ,e nga kush I beri leket kjo ha debat po qe nuk eshte per nivelin tend.
      Ti byrazer plasi ndonje lloto me 5 mije lekshin e komentit . Se edhe nje vit e ke punen e siguruar se do “fitojne ” tendera te tjere ish kimpanite e kocos.
      Kjo eshte e sigurt. Me vone tu pa tu bo.

  3. Petro i Kocos says:

    “Shpifja e 1005 e maskarait Sali per mua” e thene nga ordineri Koco Kokedhimi, konfirmon teresisht qe ai ka nder te tjera “bema” edhe 1005 pislleqe te tjera,per te cilat ai duhet gjykuar sa me pare.Vertetesia e tyre ne thelb eshte jo vetem e thene por dhe te vertetuara katerciperisht. Petro i Kocos

    1. Robi says:

      Ti qe hiqesh Petro i Kocos, sa klase ke? Koço i vertete te pakten eshte inxhinjer qe ka mbaruar universitetin me 10 ne kohen kur nuk blihej me para, pra eshte nje zanatçi mjaft i mire.

      1. Fotaqi says:

        O robi koqe kokedhjeri edhe 1000 klase te kete ngelet fytyra me e ndyre ne shqiperi. Ta rrasi sala o koqe e mire ta beri. I pangopur edhe tender tek azili i pleqve ne fier

      2. kleptofagos says:

        O koco Robi!
        Nuk eshte shkolla qe te ben zanatci, o koqe. Eshte puna dhe eksperienca.
        Megjithate, kur e ka bere shkollen ai koqja qe ti e mbron? Kur ishte sekretar i rinise?

  4. darmian says:

    Po me verte kujton se njerezit jane dele e besoj traplliqet e tua???
    Vertet na shet dengla se i shite kompanine, njerezve qe deri para se te beheshe deputet i paguaje me 3-4 muaj me vonese rrogen?
    Ti je tamom si te humori me Sillon dhe bustin, qe studentet ishin te dera ……………………… ai kllaposhi i partise thoshte: “poliagjenteve te huaj, partia jone u ka treguar vendin”!!!
    Kshu ti, Koqo Rilandasi ……….. qe edhe menyren e te folurit e ke si sekretaro-karrocier i partise se Kuqe

  5. nik77 says:

    Ik more burre kurve

  6. Emigrant USA says:

    Saliu eshte vertet kriminel Edhe maskara Por Ju vetem se ndoshta nuk mund te kini vrare Por maskara je njelloj si Saliu

  7. shykri says:

    Hahahahaha o kokedhier. Kur nu ke perfituar tendera perse edhe 6 muaj mbasi more mandatin e deputetit vazhdove me kompanite e tua te merrje tendera publike? Apo edhe ato ishin unike dhe skishte te tjera ne shqiperi. Ik o ndyresire me N te madhe. Po Sadrit kriminelin perse e vure kryetar qarku apo se I duhej nje injorant VL? Po Etjona k…e perse e vure apo se tu dhimbs VL dhe nje specie si ajo mund ta shpetoj qytetin. O Kokedhier ti je I marre fund. Hahahahahahhaha

  8. shykri says:

    Hahahahaha o kokedhier. Kur nu ke perfituar tendera perse edhe 6 muaj mbasi more mandatin e deputetit vazhdove me kompanite e tua te merrje tendera publike? Apo edhe ato ishin unike dhe skishte te tjera ne shqiperi. Ik o ndyresire me N te madhe. Po Sadrit kriminelin perse e vure kryetar qarku apo se I duhej nje injorant VL? Po Etjona k…e perse e vure apo se tu dhimbs VL dhe nje specie si ajo mund ta shpetoj qytetin. O Kokedhier ti je I marre fund. Hahahahahahhahahahahah

  9. Kellira says:

    Jeni te dy te se njejtes shkolle.
    Gjelle qensh.

  10. Er says:

    o ju shkerdhefsha rracen ju te gazetes se temes se semes tuaj, koce kokedhierit pidhroshit,sali bashe berishes, rame drogagji psikopat skizofrenit dhe ju komentuesve ordiner mutist

  11. Tony says:

    Qe te dy per burg jeni, por populli injorant e ka fajin qe fle gjum akoma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje