Një rrëfim tronditës për Donald Lu: Si e dënuan dajën e Fiqirete Shehut komunistët, dhe atentati mizor ndaj gruas dhe djalit tim

24 Maj 2016, 11:41Politika TEMA

Adrian Qereshniku është një person që nuk e njeh kush në Shqipëri.

Por, historia e jetës së tij është dramatike.

Gazeta Panorama ka sjellë historinë e tij sot, histori që Qereshniku ia ka rrëfyer ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërsa ky i fundit udhëtonte drejt Italisë.

Qereshniku e takoi atë në Aeroportin e rinasit dhe thotë se ambasadori nuk kaloi në zonën VIP, por po priste si të tjerët.

Babai i Qereshnikut ka qenë daja i Fiqirete Shehut, bashkëshortes së ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.

Ai u dënua në vitin 1946 si agjent amerikan i spiunazhit.

Sipas Qereshnikut, me akuzën se është agjent i CIA-s, profesori i shkollës teknike amerikane në Tiranë u dënua me dhjetë vjet burg.

“Kështu, pas burgosjes së babait, filluan peripecitë. Mamaja në moshë 32 vjeç, si dhe shumë gra të tjera me burrat e burgosur, përfundoi punëtore krahu, transportonte llaç ose tulla me tezgë, për të siguruar jetën për fëmijët e saj.

Në vitin 1950, kur punonte në një kantier, në periferi të Tiranës, kishte vendosur në një gardh me tela me gjemba trastën e saj, me të cilën kishte një copë bukë, një kokërr domate dhe pak djathë. Në vaktin e drekës, vajti të merrte bukën për të ngrënë, por një hark i fortë elektrik ia dogji dhe ia shkrumboi krejt dorën. Mamaja ra pa ndjenja, thuajse e vdekur.

Shkaku ishte se diku më tutje, mbi telat e gardhit kishte rënë një tel i linjës së tensionit të lartë.

Në spital ia prenë dorën deri te bërryli, por meqë krahu po gangrenizohej, asaj ia prenë deri lart në sqetull. Mbas një apo dy vjetësh, miq që familjes i thanë të bënte kërkesë për një farë pensioni. Kur mamaja u paraqit para komisionit mjekoligjor komunist, i kryesuar nga Fejzi Hoxha, i thanë se nuk i takonte pension: Ti mund të shkosh të shesësh cigare me dorën tjetër.

Më vonë, në vend të pensionit që kërkuam, na nxorën edhe nga shtëpia dhe na çuan në një rrangallë. Ishim katër familje me një banjë të vetme, që ishte një qenef i ndyrë. Kurse në shtëpinë tonë u fut një komunist.

Në këto rrethana të vështira, na u gjendën në ndihmë vëllezërit e mamasë”, i ka rrëfyer Qereshniku, ambasadorit amerikan.

Qereshniku i rrëfeu ambasadorit amerikan edhe vështirësitë në ushtri:

“Kur u lirova nga ushtria, në mënyrë të papritur, për çudi, më del e drejta për të studiuar për inxhinieri, pa bërë asnjë lloj kërkese. Sigurisht që e kuptova se ishte dora e Fiqirete Shehut”.

Në klasë ai kishte edhe djalin e Mehmet Shehut, Vladimirin, por në vitin e katërt e përjashtojnë nga Inxhinieria me pretendimin se vendi nuk ka nevojë për inxhinierë.

Sipas tij, më i eturi për të bërë keq ishte Agron Aranatasi, që tani është bërë demokrat i flaktë.

Drama e Qereshnikut nuk përfundon këtu.

Në korrik të vitit 1990, ai hyri në ambasadën italiane për të kërkuar strehim politik dhe me ndërhyrjen e ambasadës, ai u transferua në Restico të Brindizit.

Por, kjo do të ishte fatale, pasi në Tiranë tentojnë t’i vrasin gruan dhe djalin e vogël.

“Mbas Restincos u transferova me dy djemtë e mi në Milano, të tre me statusin e refugjatit politik. Fillova punë në Monza, në garat e Formula Uno, me telemetrinë në skuadrën Ferrari.

Pa kaluar as dy javë nga intervista që dhashë në Rai 2, më vjen lajmi se në Tiranë, një makinë kishte hipur mbi trotuar dhe kishte goditur gruan time me djalin e vogël që mbante në krah, diku afër Stacionit të Trenit.

Makina u zmbraps nga trotuari dhe u largua me shpejtësi, pa u identifikuar se kush ishte. Të dy, nënë e bir të gjakosur u dërguan urgjent në spital, gruaja me barkun e çarë dhe zorrët jashtë, kurse djali me dëmtime në kokë”, thotë ai.

Megjithatë, vuajtjet e tij morën fund në vitin 1994, kur nisi punë në Mediaset dhe punon edhe tani, në moshën 71-vjeçare.

51 komente në “Një rrëfim tronditës për Donald Lu: Si e dënuan dajën e Fiqirete Shehut komunistët, dhe atentati mizor ndaj gruas dhe djalit tim”

  1. Arber says:

    Le te presim argumentet e Agron Aranitasit.

    1. Edkari says:

      Ardian Qereshniku
      nuk eshte nje person qe se njeh kush ne Shqiperi.
      Ardian Qereshniku ka jetuar e punuar ne qytetin e Durresit
      .Ka punuar ne uzinen e radio televizore,durrsaket kete
      uzine e quanin URT dhe me sa dime ka qene ne byrone
      teknologjike,ka qene specialist shume i mire ne fushen
      e radios e televizionit.
      Me thene te drejten ne ate uzine ka punuar dhe djali i
      Mehmet Shehut,ai qe vrau veten me tensionin e larte
      elektrik te televiziorit.Ne ate uzine ka punuar dhe
      Bashkim Kopliku ky zv-kryeminister dhe minister i brendeshem
      i qeverise demokratike 92/96.
      Ardian Qereshniku u largua nga Shqiperia kur u hapen ambasadat
      dhe ka ikur me nje durrsak me emrin Gon Gryka.
      Me sa me kujtohet ne fillimet e demokracise ndodhi nje aksident
      ke zona para stacionit trenit pikerisht kur del nga stacioni trenit,kur del
      keto kioska kane qen ne krahun e djathte sa kaloje rrugen e unazes.
      Makina erdhi me shpejtesi te madhe dhe mori para disa kioska llamarine
      ku ne njeren ishte dhe zonja Qereshniku qe u plagos por qe sot po habitem
      nga lajmi se ishte atentat.Zonja Qereshniku ka qen nje grua e kendeshme
      qe rralle do kemi ne qytetin tone.
      Agim Qereshnikut i uroj gjithe te mirat dhe i lutem te na e thote se perse
      doli ne skene me kete lajm

      1. Arturi says:

        Nga fjalia e fundit e komentit tend, kuptoj qe ke dhe politeze.
        Ndoshta nofken e ke vene se te pershtatet me formen e kokes. ?
        Lum si ti! Gjate karnevaleve, nuk ke nevoje te veshesh gje ne koke. ?

      2. ODISEJA says:

        sakte dhe shume sakte ky ka moter te bukren te embelen te magjishmen ngjashme me aktoren e madhe Italiane Antoneta Luardi ZYSHEN E MUZIKES ” EDA QERESHNIKU (XHORXHI)” (QE SIC FLITEJ NE ATE KOHE NGA KOLEGET E SAJA, EDA ESHTE ME E BUKUR SE MUZIKA ) ME BANIM NE SHTEPINE TE TIPIT TIRANAS PERBALLE KINEMA “DAJTIT ” tek rruga Myslym Shyri !

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Pra ekuacioni eshte shume i thjeshte per tu ndertuar dhe akoma me i thjeshte ne zgjidhje.

      Doni me per komunistet??? Hajt tani mos e teproni duke kerkuar reforma ne drejtesi!!! Ata u hoqen komunizmin dhe u dhane liri e demokraci!!! Keshtu qe ua duan te miren edhe kur ua mbysin drejtesine dhe ua shkarkojne te gjitha te drejtat dhe sic thone e kthejne shtetin ligjor ne xhunglen e me te forteve!!

      Pra gjendja ne qorrsokakun aktuale eshte me e mire se komunizmi i pashpirt e i vdekur dem-baba-dem dhe ju duhet te shikoni mbrapa ne histori e jo nga e ardhmja me erret se erresira qe fshihet ne erresire.

      Rrofte PD, Rrofte PS, Rofte LSI, Poshte komunizmi i vdekur (… uops! Rofte fantazma e komunizmit qe na ruan bagetine)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      RrrrrrrrrrrrrrrrT! Hej!!

      1. haha ,
        me pelqen , ky art sarkazme .
        Mbasi lexova shkrimin , thash me vehte ,
        damn- jetojm ne nji realitet kaq interesant , shoqeruar me ngjarje nga bixarret .
        Perse regjizoret e filmit shqiptare ,nuk angazhohen ti japin Kontrast , atij realiteti kaq te kuq .
        Eshte fare e thjeshte me improvizu nji Subjekt ,,psh nji Marsian zbret ne Shqiperi dhe shikon vetem KUQ,
        nen titullin aLu baba + 40 kamuniste .

  2. mero i bazit te canes says:

    Ky Aranitasi, eshte ende nje pleh qe ben hije ne kete toke !
    Ishte dhendri i Kadri Hazbiut !
    Po nuk e gjen gje, se rrufeja s’bie ne hale !

    1. ODISEJA says:

      AGRON ARANITASI ESHTE SE PARI DJALI I HAJDAR ARANANITASIT DHE PASTAJ DHENDER I KADRI HAZBIUT (BURRI I MOZES) DHE KY KA PUNUAR NE STACIONIN TELEVIZIONIT SHQIPTAR ME VLADIMIR SHPUZEN CLIRIM BALLUKUN VULLNET MUSARAIN E SHUME E SHUME TE TJERE ,NDERSA I BIRI I MEHMET SHEHUT( VLADIMIRI )PUNONIN NE BAZE(NE DURRES) ME DJALIN E ENVER HOXHES(ILIRIN ), ME QERESHNIKUN DHE INXHINIER FERRA !

    2. sali serbi says:

      Komenti me i bukur qe kam lexuar, nje qen nuk do kish lehur me mire. Tamam koment intelektual ne kohen e lirise se lehjes.

  3. Illyrian says:

    Për këtë të fundit… “atentatin” nuk do nxitoja ta quaja atentat.
    Sa aksidente kanë ndodhur ashtu, në shumë vende të botës…nuk janë atentate.
    Megjithatë, kur ke jetuar nën një sistem të shkerdhyer, me në krye shkerdhata, do bëhesh me fiksime.
    Gëzohem që iu dha mundësia për një jetë më të mirë

  4. Enofieraku says:

    I dellasuari qereshniku ,asgje nuk ndodh rastesisht ,per gjithcka egziston nje arsye ,cdo sistem ka anen pozitive dhe negative ,me kete histori cfare kerkon te teegosh ???? Te ktheheni ju te deklasuarit e djeshem dhe te persekutoni njerzit e pushtetit te djeshem ??? Atehere kjo hakmarrje nuk do kete fund ,ndaj nuk bene mire qe qahesh si barbon salloneve te aeroplaneve mjaft me se eshte bere I modes keto 25 vjet ky persekutimi juaj pervers ,lerini njerzit ne hallin e vet ,mjaft me me agrona e me sokola e ilira ,mjaft me !!!

  5. Anna Kamp says:

    Edhe ky paska gjet kujt me ju qa, ah medet per trute e shqiptareve. Lu-ja i shkret thjesht nje marionete e vendit qe perfaqeson. Te gjithe shqiptaret kerkojne me ngulm te takojne Lu-ne me shprese qe ky t´u zgjidhe problemet dhe hallet. Deri me sot nuk kam pare as degjuar ne ndonje vend tjeter te botes qe njerezit te adhurojne deri ne ekstrem nje ambasador. Ky adhurim i shqiptareve me mbetet enigme! Une per vete do te gjeja ndonje trung lisi te venja koken, e do t´i qaja Perendise hallet dhe dertet e mia! Kjo e fundit eshte me eficiente dhe jep gjithmone rezultat. Ndersa metoda me “Lu-ne” eshte pa bereqet.

    1. ODISEJA says:

      SHUME SAKTE

  6. Mentari says:

    ishte djali I Dajes se rrespijes Shehu?akoma nuk po I kuptoni se vazhdon e kerkon ndihma qyle pa punuar dhe paska gjetur Nje Ambasador Aziatik qe I pershtatet cultures shqiptare per perfitim.Ik shkerdhate Bolshevike se te tjeret jo qe nuk I derguan neper shkolla e inxhinjerise por I degdisen qe te vdisnin te rinj,shko e tregoji keto perralla me nastradina ne Berat apo Laberine e Eger.

    1. ALBAN DEGA says:

      A MOS JE AGRON ARANITASI APO MENK… ARI I TIJ

  7. Eda says:

    Po per sekretarin e PPSH-se se spitalit, e di Lu – ja qe ka qene nje nder ata qe ishte pro ketyre krimeve? Ai kellira shpellare qe e shnderroi ne kamp perqendrimi Tiranen me sharlatanet si Kurt Kola e shume langaraqe te tjere qe kane qene dhe jane turpi ketij vendi. Sa per njerez qe kane qene vertete ”koka” edhe sot e kesaj dite nuk jane pjese e Partise kriminale te SHQUP-it te Sali dhe plehrave qe ka rreth tij. Intelektualet u larguan nga krimineli, pasi nuk jane te tille si shpellari.

  8. Kadri says:

    Pyetini Qereshnikun, me ke bashkejeton dhe ne cfare veshtiresish i la femijet dhe gruan ne Monza.

  9. mano mano says:

    Keto jane perralla te nje nate vere. Spiunet e shteteve te huaja i ka denuar dhe i denon gjithe bota. Shteti qe perfaqson Donald Lu ka denuar me dhjetera mijera spiune dhe terroriste te huaj. Madje edhe keto 3-4 vitet e fundit. keto historira nuk impresionojne njeri. Nese ke qene i persekutuar, merr demshperblimin dhe vazhdo e puno dhe jeto si te tjeret. Nuk kalohet jeta me qurravitje. Edhe keto 25 vjet ka pasur dhe ka me dhjetera mijera njerez te persekutuar dhe te rrenuar, pavaresisht se nuk u thuhet hapur por jane hequr nga puna, jane fyer, rrahur, burgosur, vrare etj. Lereni perrallat tani.

    1. sali serbi says:

      Te lumt, keshtu e duan keta letyra

  10. Artur Plasa says:

    Une e njoh inxhinier Qereshnikun…duket sikur mungon diçka tek kjo histori, e takimit me ambasadorin amerikan?! Ne te vertet Inxhinier Qereshniku i ka bere nje kerkese ambasadorit amerikan. i ka thene:- Ju lutem zoti ambasador ndihmoje Shqiperine! (kerkesa e vetme qe ka bere)
    Kur ne te tjeret, sapo mberritem, punonin me llaç ne emigrim…inxhinier Qereshniku punonte po perseri inxhinier edhe ne itali…sepse ishte i zoti jo sepse ishte sternip i Fiqirete Shehut (pra s’kishte mik atje)

  11. ermal says:

    AI SISTEM I QELBUR ME ATE KRIMINEL I KANE LEN PASOJAT DHE NE DITET E SOTME TEK BREZI MBI 45 VJEC JANE TE BASTARDUAR NGA AJO KOHE TMERRI QE I BERI SHQIPTARET HAJDUTA SPIUNA LEGENA I SHPERFYTYROI.DHE KTO PASOJA PO I VUAJME DHE SOT

    1. ODISEJA says:

      SHQIPTARI PER SHQIPTARIN KA QENE GJITHMONE SPIUN PA PARE QE NE KOHEN E DUCES E NDOSHTA QE KOHEN E SULLTANIT!

    2. sali serbi says:

      Duhet te jesh klysh i bastardeve te kombit ti qen qe leh keshtu.Si paske shpetuar pa te tredhur si tet atë.

  12. agron aranitasi says:

    Arber,
    po te jap sqarimet e mia. Une nuk i kam bere kurre keq Adrian Qereshnikut. E askujt tjeter.
    Babai i tij eshte denuar me grupin e deputeteve e jo si agjent i CIA-s. CIA nuk ekzistonte ne 1946. Eshte mbajtur ne burg vetem naten, kurse diten punonte ne Ministrine e Brendshme, sigurisht si specialist i mire ne zanatin e tij.
    Atij iu dha e drejta e studimit, gje qe nuk ndodhte per njerezit me prejardhjen e tij. E drejta iu dha ne degen e radios, ku futeshin njerez ne nje fare menyre te specializuar. Nuk eshte aspak e vertete se ne vitin e katert te Universitetit u hoq nga universiteti, pa le me ate justifikim qe jep Adriani. Kjo eshte nje e pavertete e madhe, sic eshte edhe akuza qe me ben mua. Ai ishte nxenes shume i mire dhe mbaroi universitetin me rezultate te larte, prandaj e caktuan te punonte ne Durres, bashke me Ladi Shehun.
    Kur Ladi Shehu ra nga pozita, ky njeri nuk ka lene gje pa thene per ate, sigurisht duke u distancuar nga ai dhe nga familja Shehu.
    Kur ka ardhur ne Tirane, e kam takuar njehere dhe kemi biseduar si miq te mire.Me kujtohet se ka patur njeher4e nje problem me nje vajze 14-15 vjecare, qe studionte ne shkollen pedagogjike, por une nuk jam mare me te. Sigurisht rrezikonte shume, por ceshtjen ia mbylli Ladi Shehu dhe Deko Ruysi, ish dekani i fakultetit te Inxhinierise.
    Gjithe kursi yne i Radios, e kemi bere zakon te mblidhemi cdo 5 vjet dhe te perkujtojme kohet e universitetit dhe njerezit qe nuk jane me gjalle. Jane gati 20, a me shume, veta, qe jane gjalle dhe mund te deshmojne per mua. Deri tani askush nuk ka folur e nuk flet keq per mua.
    Jeta me beri te kaloj eksperienca te hidhura, por unbe i kam perballuar me dinjitet dhe eshte nje reth i tere ne Puke dhe Fushe-Arrez qe per mua thone fjalet me te mira. Me permendin edhe neper libra.
    Ai eshte 71 vjec dhe vazhdon te punoje. Te njejten gje bej edhe une.
    Nuk deshirtoj te merrem me nje njeri, qe kujtohet pas gati 50 vjetesh te shpife per mua. Duket duhet ta kete nje hall. Nese halli i eshte zgjidhur, por edhe po te mos jet zgjidhur, une e fal per cfare ka thote.
    Nese ka kurajo, ne ardhjen e tij te radhes ne Tirane, e ftoj te ballafaqohemi ne nje studio televizive, te cilen le ta zgjedhe vete. Ne te te marrin pjese bashkestudentet tane. Nuk besoj se do e pranoje.
    Nje dite do dalim para nje fuqie, qe eshte shume me e madhe se ambasadori Lu dhe atehere do t’i duhet te laje nje mekat me teper.
    Nuk di se cfare i ka ndodhur gruas apo femijes se tij, po sigurisht nuk kam qene une qe i kam demtuar ata.
    Ne fund deshiroj te shtoj se. nese me radhit me Fejzi Hoxhen, nje doktor i shquar shqiptar, po me ben nder te madh. Sigurisht sulme te tilla nuk i bejne mire kujt, por, sic shihne, te gjithe komentuesit nuk jane ne anen e tij. Nuk mund te ndodhe ndryshe, sepse Adrian Qereshniku, qe me lepihej ne kohen e diktatures dhe trimerohet sot, pas 50 vjeteve, jep shembullin me te keq se si duhet te sillet nje njeri, i cili, dikur, te hiqej si shok.

    Se fundmi per ate qe ka vene emrin “mero i bazit te canes”. Une jam dhenderr i Kadri Hazbiut. Kjo mua nuk me ul asnje vlere, sepse vlerat e mia percaktohen nga jeta dhe vepra ime. Dhe ato i kam te shkalles siperore, kete e thone te gjithe ata qe me njohin. Une nuk mohoj asnje nga ata qe kane qene pjese e jetes time ose jane bere me vone pjese e saj. Une nuk mohoj as prejardhjen time, as familjen time, as sojin tim. Kurre nuk i jam perulur kujt dhe kurre nuk kam demtuar njeri me fjalet apo deshmite e mia. As Kadri Hazbiun. Te tilla gjera nu i kam bere e nuk do i bej as per pjesen e jetes qe me ka mbetur. Nuk ka njeri ne kete toke, qe te thote se Agron Aranitasi i ka bere ndonjerit keq.

    Ah. more Adrian, me paburrerine tende me bere te shkruaj tere keta rreshta. Megjithate te uroj te jesh mire sot, edhe me familjen e re qe ke krijuar.
    Dua ta mbyll se une nuk jam bere demokrat i flakte. Une kam qene i tille dhe ti e di mire kete, sepse me ke njohur ne momente jo aq te lehta per ty. Por kur ti mohove Ladin, mua nuk me ke asnje problem.
    \
    Zoti Mero, per hir te njohjes tone, te lutem botoje kete reagim se eshte vete e verteta. Faleminderit.

    1. Edkari says:

      dhe une po te isha ne vendin tuaj nuk kisha se cfare
      do shkruaja me teper,ju kuptoj ne cdo fjale.

    2. Arturi says:

      Z. Aranitasi! Nuk ju njoh, por dua t’ju falenderoj per guximin dhe kulturen qytetare qe tregoni ne reagimin tuaj, gje jo shume e shpeshte ne keto kohe. Shendet!

      1. jetoni says:

        Avash ti se mos te bjere te fiket nga mallengjimi.

      2. anticensurë 543234 says:

        një replikë në një moment të tillë njeriu mud të thotë” bravo për guximin”,por dhe “guxim i paturpshëm i një mashtruesi”!
        dje shkruajta për të njëjtin artikull tek dita!por u zhduk!!shkruajta vetëm për atentatin që mu duk pak si tepër!pak si mani persekutimi!!pashë tre emra të njohur të doktor hoxhës,lad shehut dhe agron aranitasit!për të parin kam dëgjuar vetëm fjalë të mira,për të dytin po ashtu dhe më ka ardhur keq për dobësinë e tij kurse për të tretin aranitasin kam dëgjuar pak a shumë fjalë të mira dhe mu desh të pyesja një shokun tim!
        më tha vetëm kaq,duke komentuar replikën e tij:nuk është dhëndërri i kadri hazbiut,dhe ka folur keq kudnër tij sa herë ka pasur mundësinë!ka qënë aq i zgjuar sa të mos flasë gjat diktaturës dhe gjat periudhës që e kanë pasur socialistët pushtetin!gjat pjesës berishjane ka folur sa ka plasur!!
        më tepër nuk je vlen me fol për të!!ndoshta për ato që thotë për qereshnikun,mund të jenë të vërteta,por mënyra e përmëndjes së atij rastit që i ka mbyllur lad shehu tregon se ai është ashtu si ma përshkruan mua!!një njeri që shantazhon!një njeri jo i pastër, ndoshta mund të thuhet një llafazan që sulmon i pari dhe për pasojë i japin të drejtë!bile shumë mallëngjehen nga përgjigjia e tij!!

    3. ganiu says:

      Heu sa e pastër qeka haleja.
      A je me të vërtetë kaq pëllumb paqeje o Agron?
      A thu kan vdekur të gjithë?

      1. Ay says:

        Hudhe nje llaf Gani se ata te gjallet e tjere mbase s’kane internet!!!!

    4. Dritan Haxhia says:

      I Nderuar mik, shok, vella, mesues dhe nje burre mrekullisht i edukuar qe mbaj ne kujtimet e mija femijnore dhe rinore, Agron Aranitasi. Te pershendes me shume mall dhe te uroj shume shendet dhe jete te gjate familjarisht. Isha shume i ri, por nuk mund te harroj qe nuk te linja rehat shpesh duke prishur radiot dhe televizorin “Dajti” qe e kishim marre te ri fare vetem e vetem qe te mesoja ti rregulloja vete. Sa here ke lene punet e tua dhe me vinje ne shpi dhe mi rregulloje me durim te madh dhe me shpetoje edhe nga ndonje “pellembe” familjare. Nuk mund te harroj se sa here me keshilloje sikur te ishim moshatar. Nuk ka patur njeri ne qytetin tone ne Fushe Arrez ne te gjitha vitet qe ke jetuar mes nesh, qe nuk kishte respekt per Agron Aranitasin dhe nuk ka marre ndihmen e tij ne cdo moment e ore, qe megjithse me nje familje dhe femije te ndare ne dy pjese, qe nga Fushe Arrezi e deri ne Kurbnesh, gjithmone ishe i qeshur, i dashur dhe i mrekullueshem. Nuk kam asnje dyshim qe mund te flas ne emer te te gjithe bashkeqytetareve te mije te atyre viteve. Personalisht nuk me ndez fare se cfare thone te tjeret per Agronin. Per mua dhe mbetet nje mik i perjetshem. Nuk ma merrte mendja se jetojne kaq shume dashakeq nga e kaluar komuniste. Ndryshimi eshte se asokohesh shkruanin letra anonime, ndersa sot shkruajne “direkt” vetem se harrojne te vene emrin poshte. Respekt.

      Me respekt Dritan Haxhia – 24 MAj 2016

  13. mero i bazit te canes says:

    Agron ! OK ! Po s’ke bere keq, te kerkoj te falur !
    Po nuk i duroj dot keto historite me spiune dhe ndoshta e teprova me ty !

    1. Arturi says:

      Burrat e vertete dine te kerkojne falje, kur e kuptojne qe jane nxituar me gjykimet apo veprimet e tyre. Ju lumte! Sepse edhe ky akt i juaji, sado “i vogel” ne dukje, tregon guxim dhe kulture qytetarie.

  14. faro says:

    Luja eshte treguar sh naiv me kete lajm, sepse si diplomat ne nje vend ish diktatorial, duhej ta vleresonte sakte faktin qe Qereshnikut iu dha e drejte studimi si inxhinjer elektronik ( kaq me sh kur ai vete qenka cuditur nga ky privilegj). Kush e ka jetuar ate kohe e di mire se kujt mund ti krijohej ky privilegj. Tjetra eshte se ky njeri braktisi familjen , u fut vete ne amb italiane, dhe morri rruget duke lene ne meshir te fatit te gjithe pjestaret e tjere te familjes. Aranitasi i shton edhe nje mekat jo te lehte:
    Braktisjen qe i beri te ndjerit Lad Shehu, nje njeriu per te cilin vetem fjale te mira kemi degjuar si inxhinjer dhe si njeri.

  15. Lemi says:

    …gjynof Adriani i shkrete…paska merdhif fare…

  16. Arif says:

    Po, mirë mo, ai që ka bërë shkrimin ku e ka kuptuar që është tronditur Donald Lu, se këtu s’del asgjë nga çfarë thuhet në titull, apo merret me mend nga përvoja, meqë Donald Lu është tronditur herë të tjera nga rrëfime të kësaj natyre. Titulli përputhet me efektin që ka dashur të arrijë ai që i është qarë Lu-së, shumë bukur, më bukur s’ka ku të vejë!

  17. jetoni says:

    Ky refim i Lu-se eshte per t’u vlersuar se ky popull nuk duhet te mos haroje se ckane perjetuar njerzit ne ate sistem te poshter, ku ne se nuk ishe “i tyre” e ti sherbeje “atyre”, te persekutonin sa asnje diktaure tjeter. Ndoshta rasti i Qershnikut nuk eshte tipik, po ketyre nostalgjikeve te diktaures 44-90 nuk kan faj qe sju pelqen, se jane mesuar te perkedhelej edhe pas v. 90. E kaluan bute e nuk ju hyri gjemb ne kembe per krimet e persekutimet qe i bene 80% te populllsise. Ku vend ka qene nje kamp i madh perqendrimi, dhe e keqja eshte qe majtas e djathtas jane po ata me bijte e tyre.

  18. jetoni says:

    Refimi i Lu-se eshte per tu vlersuar, se ky popull nuk duhet te haroje ate qe ka kaluar ky vend ne vitet e Diktature 44-90. Ne se nul ishe i “Tyre” e nuk ju sherbeje “atyre” persekucioni ishte i pa konceptueshem per brezat e sotem. Mbase rasti i Qershnikut nuk eshte tipik, se ka patur te persekutuar qe kane kaluar jeten me tmerre te pafunda. Keta nostalgjiket qe ju vjen keq qe permenden keto raste nuk kane faj, se jane mesuar te jene te perkedhelur, se dhe pas viteve 90 majtas e djathatas po ata jane, ne politike, dipllomaci, biznes e kapitalizem ( qe e luftuan per 55 vjet me egersi). Skane faj kur eshte kaq i bute ky popull me ta.

  19. IP says:

    Kam punuar shume vjet me Agron Aranitasin, para dhe pas internimit te tij, gjate diktatures dhe pas saj. Kam respektin me te madh per karakterin, ndershmerine dhe humanizmin e tij. Ka qene nje baba, bashkeshort dhe mik e shok I perkryer. Po them vetem kaq: jam nje nga te shumtet qe Agroni i ka ndihmuar, kur kishin problem biografie, per te mos lejuar qe te persekutoheshin me kot, te mbanin vendin e punes e te mos perfundonin ne burg. Ka patur dhe ka cilesi te rralla, te cilat I rruajti me shume dinjitet gjithmone. Agron, qiejt e paster nuk kane frike nga rrufete.

  20. DEFRIM SHKUPI says:

    Defrim Shkupi
    Jam nje mik i femijerise se Adrianit.Jemi rritur bashke. Ai tashma eshte 76 vjec.Ato qe ka treguar jane te verteta .Te drejten e studimit e ka fituar me vonese dhe eshte e sigurte qe e ka ndihmuar Fiqirete Shehu.Me pas Lad Shehu e ka marre ne pune ne Durres ,se dhe e meritonte..Ka qene shume i talentuar ne radioteknike, se dhe i ati i tij Z.Ihsan ate zanat kishte.Ka qene shume i njohur ne Tirane , bashka se punonte ne Durres.Ne kohen kur televizoret ishin me pakice , Adriani ishte vizitor i rendesishem per te gjithe familjet qe kishin televizore.Nje dite me mori dhe mua me vete ne shtepine e nje njeriu te rendesishem ne ate kohe .Na bene nje pritje shume te perzemert dhe Adrianin e trajtonin si njeri te shtepise.Duke qene se kam qene konfident i tij ne periudhen kur ishte student refej se nje dite .,me vjen ne shtepi i shqetsuar per nje incident qe i kishte ndodhur me nje vajze.E ema e saj kishte ardhur ne fakultet dhe ishte ankuar per Adrianin Dekanati ia la ne dore organizates se rinise se klases, qe te vendoste.Duke qene se sekretari ishte Lad Shehu ,ai i dha drejtim mbledhjes per ta kaluar .Nje nderhyrje eshte bere nga Z.Aranitasi ,duke iu drejtuar Lad Shehut se Ti po e mbron se e ke tendin.Ladi i dha nje pergjigje ala Mehmet dhe problemi u mbyll.
    Adrian te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat

  21. ermal says:

    PO PSE DUHET TA BESOJME AGRON ARANITASIN NJEHERE PJELLE KOMUNIZMI ESHTE BASTARD I KADRI HAZBIUT KRYE KRIMINELIT KRYE FELLIQESIRES NJE SHKERDHAT BURRE DO JETE DHE AGRONI PO SKANE FAJ KTO SE NUK U HYRI GJEMB NE KEMBE KUR TA SISTEMI KANE DHE TE DREJTE TE FLASIN

  22. DEFRIM SHKUPI says:

    Defrim Shkupi
    Jam nje mik i femijerise se Adrianit.Jemi rritur bashke. Ai tashma eshte 76 vjec.Ato qe ka treguar jane te verteta .Te drejten e studimit e ka fituar me vonese dhe eshte e sigurte qe e ka ndihmuar Fiqirete Shehu.Me pas Lad Shehu e ka marre ne pune ne Durres ,se dhe e meritonte..Ka qene shume i talentuar ne radioteknike, se dhe i ati i tij Z.Ihsan ate zanat kishte.Ka qene shume i njohur ne Tirane , bashka se punonte ne Durres.Ne kohen kur televizoret ishin me pakice , Adriani ishte vizitor i rendesishem per te gjithe familjet qe kishin televizore.Nje dite me mori dhe mua me vete ne shtepine e nje njeriu te rendesishem ne ate kohe .Na bene nje pritje shume te perzemert dhe Adrianin e trajtonin si njeri te shtepise.Duke qene se kam qene konfident i tij ne periudhen kur ishte student refej se nje dite .,me vjen ne shtepi i shqetsuar per nje incident qe i kishte ndodhur me nje vajze.E ema e saj kishte ardhur ne fakultet dhe ishte ankuar per Adrianin Dekanati ia la ne dore organizates se rinise se klases, qe te vendoste.Duke qene se sekretari ishte Lad Shehu ,ai i dha drejtim mbledhjes per ta kaluar .Nje nderhyrje eshte bere nga Z.Aranitasi ,duke iu drejtuar Lad Shehut se Ti po e mbron se e ke tendin.Ladi i dha nje pergjigje ala Mehmet dhe problemi u mbyll.
    Adrian te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.
    Nje sqarim per burgosjen e Z.Ihsan .Nuk eshte futur ne burg me grupin e deputeteve po si nje ish nxenes i Harry Fultzit.Kam patur nderin ta njoh kur doli nga burgu.Ishte njeri babaxhan dhe shume i dijshem

  23. DEFRIM SHKUPI says:

    Defrim Shkupi
    Jam nje mik i femijerise se Adrianit.Jemi rritur bashke. Ai tashma eshte 76 vjec.Ato qe ka treguar jane te verteta .Te drejten e studimit e ka fituar me vonese dhe eshte e sigurte qe e ka ndihmuar Fiqirete Shehu.Me pas Lad Shehu e ka marre ne pune ne Durres ,se dhe e meritonte..Ka qene shume i talentuar ne radioteknike, se dhe i ati i tij Z.Ihsan ate zanat kishte.Ka qene shume i njohur ne Tirane , bashka se punonte ne Durres.Ne kohen kur televizoret ishin me pakice , Adriani ishte vizitor i rendesishem per te gjithe familjet qe kishin televizore.Nje dite me mori dhe mua me vete ne shtepine e nje njeriu te rendesishem ne ate kohe .Na bene nje pritje shume te perzemert dhe Adrianin e trajtonin si njeri te shtepise.Duke qene se kam qene konfident i tij ne periudhen kur ishte student refej se nje dite .,me vjen ne shtepi i shqetsuar per nje incident qe i kishte ndodhur me nje vajze.E ema e saj kishte ardhur ne fakultet dhe ishte ankuar per Adrianin Dekanati ia la ne dore organizates se rinise se klases, qe te vendoste.Duke qene se sekretari ishte Lad Shehu ,ai i dha drejtim mbledhjes per ta kaluar .Nje nderhyrje eshte bere nga Z.Aranitasi ,duke iu drejtuar Lad Shehut se Ti po e mbron se e ke tendin.Ladi i dha nje pergjigje ala Mehmet dhe problemi u mbyll.
    Adrian te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.
    Nje sqarim per burgosjen e Z.Ihsan .Nuk eshte futur ne burg me grupin e deputeteve po si nje ish nxenes i Harry Fultzit.Kam patur nderin ta njoh kur doli nga burgu.Ishte njeri babaxhan dhe shume i dijshem
    Nuk po e kuptoj Z.Moderator pse nuk po e pranoni komentin tim.Jam nga te paktit qe dal me emer dhe mbiemer

  24. DEFRIM SHKUPI says:

    Zoti Mero kam bere nje koment per Adrian Qereshnikun.E kam shok femijerie.Pse nuk po ma nxirni Komentin?
    Respekte
    Defrim Shkupi

  25. normali says:

    Une nje gje kuptova dhe nxorra dhe nje konklyzion: Adrian Qereshnaku, ne qoftese i ka te verteta ato qe thote, paska pase te drejte Enver Hoxha qe Mehmet Shehu paska qene agjente i CIA-s. Ky eshte nje deduksion nga tregimi Qerashnakut qysh nga viti 1946.

    1. anticensurë 543234 says:

      nga na dole në këtë konkluzion or lali??
      unë nuk e kapa dot as pas leximit të shkrimit tënd!!
      na jep një drejtim thjesht për kuriozitet,ndoshta më mbushet dhe mua mëndja!!ka 35 vjet që është bosh!!

  26. e mira nuk harrohet says:

    Agron Aranitasi eshte nje njeri qe gezon respektin e atyre qe e njohin direkt ose jo direkt (si puna ime). Ai e ka ndihmuar familjen time dhe per kete gjej rastin ta falenderoj. Ju uroj shendet Ju Agron dhe familjes Suaj. Respekte

  27. Rita says:

    Nuk e dij se sa dhender ka pasur K Hazbiu por pyes ne se komentatori A Aranitasi eshte ai qe i ka derguar leter sunduesit gjirokastrit ku distancohet e shkruan me mllef e urretje kunder vjehrrit te tij te burgosur e eliminuar me pas !! Nje leter e botuar pak kohe me pare qe e tregon ate si nje njeri pa dinjitet ,frikacak e servil !! Ashtu ishin kohet atehere e keshtu ishte shqiptari ” i ri ” i shtetit diktature !! Po ky dhender komenton me siper (perseris ne se eshte komentuesi i mesiperm me emrin Agron A, ) se ka qene demokrat gjithmone e nuk eshte bere ne keto vitet e fundit !

  28. canada says:

    Nuk me vjen cudi per Agron Aranitasin, jam ritur ne nje mehalle me te dhe nuk kishte person me te ndyre se ai dhe vellai I dyte. Nje super lab me nje super grope ne gjoks, me nje fjale bastarde.

  29. Anila says:

    Nuk eshte Agroni qe ka shkruajtur ate leter. Kur shkruani, duhet te jeni me te informuar. Shprehjet qe perdorni duhet t’i kontrolloni.
    Me sa di une, ai ka rritur vete femijet e tij dhe sot i ka shume te nderuar. Ashtu sic eshte edhe vete.

  30. Rita says:

    Komentueses Anila i kerkoj ndjese ne se nuk eshte ky dhenderi qe ka derguar leter sunduesit pas ngjarjeve te vitit 1983 -te !! Ne shtyp doli para pak muajsh dhe letra e nje dhenderi !! Por tash qe mendohem me mire ,ndoshta ka qene dhe burri i motres se Kadriut ! Sidoqofte terheq komentin e mesiperm e perseri kerkoj ndjese !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje