Kryetari i Komisionit te Posaçem per reformen ne drejtesi, Fatmir Xhafaj, ju pergjigj sot interesit te gazetareve, pas qendrimeve te PD kunder draftit final te reformes per drejtesi.
Xhafaj: Ishim të gjithë dakord për rëndësinë e këtij procesi edhe për faktin se ky proces duhet kryhet sa më shpejt dhe sa më mirë. Kemi gjëra që kemi këndvështrime të ndryshme, por që besoj do të qartësohen në ditët në vijim.
Gazetari: Me negociata politike?
Xhafaj:Ajo tavolinë atje është tavolinë politikanësh. Deputetët janë njerëz të politikës. Aty diskutohet edhe negociohet edhe politikisht.
Gazetari: Pra negociatat do të vijojnë në nivelin e komisionit?
Xhafaj: Në besimin tim, nuk mund të ndodhin në një vend tjetër, do të duhet të ndodhin aty në komision. Natyrisht, ka një çështje që është mirëfilli diskutimi politik, siç është çështja e shumicave të cilësuara për formatimin e institucioneve. Në vlerësimin tonë, por edhe në vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë, Venecia ka lënë vetëm një çështje që mund të diskutohet politikisht që është çështja e shumicave të cilësuara. Pra, si do të zgjidhen Këshillat Gjyqësore, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, pra të institucioneve të tjera. Venecia e ka bërë të qartë që vetëm kjo është çështje politike, ndërsa çështjet e tjera janë teknike. Versioni që diskutuam sot më duhet të them se është një kontribut trepalësh, një kontribut i ekspertizës vendase, e Komisionit të Venecias, por është edhe kontribut i Brukselit dhe Uashingtonit. E thanë sot ekspertët e tyre në Komision dhe deklaruan se ky kapitull është hartuar edhe me kontributin e agjencive përkatëse në Bruksel dhe në Uashington. Kjo tregon angazhimin e lartë të dy partnerëve strategjikë dhe natyrisht angazhimi i tyre do të thotë paanshmëri në proces dhe qëndrueshmëri në zbatimin e tyre.
Gazetari: Partia Demokratike kërkon heqjen e katër institucioneve dy prej të cilave janë në aneksin që ju keni diskutuar…
Xhafaj: Se dhe disa ditë në vijim, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë lexuar një promemorie politike të hartuar në zyrat e partisë së tyre. Natyrisht, ata janë përfaqësues të një partie politike siç jemi edhe ne. Unë mendoj se duhet të sillemi si ligjvënës në raport me përgjegjshmërinë e lartë që kërkon kjo detyrë; hartimin e një projekti kushtetues. Si me thënë duhet të sillemi edhe pak me mendjen tonë, e thënë kështu. Mbetet në çmimin e tyre që të kapin këtë pozicion që kanë kapur. Unë kam për ta një pyetje publike. Një projekt të cilin e kanë punuar ekspertë nga më të mirët vendas dhe ndërkombëtar, si thoni ju: gjithë këta kanë gabuar dhe ka të drejtë vetëm Partia Demokratike?Unë besoj se do të reflektojë Partia Demokratike mbi këtë kontribut të gjithë kësaj ekspertize euroatlantike. Shpresoj shumë që të reflektojnë.
pse o fatmiro
reforma ne drejtesi behet qe te mos ju kundervihemi be dhe amerikes??????????
mos o bure ne e dinim se ju ju plaste trapi per ne!!!!
ne cdo vend te botes pervecse ndonje republike bananesh ti o flori do ishe zhdukur pergjithmone nga politika, vetem per kete qe ke thene!
po ketu jo kaq do dali ndonje rilindas krenarist dhe do te quaj edhe patriot!
More pederaste muti,c’ju duhen votat e demokrateve ju kur ju e keni shumicen absolute.
Jeni ju vete more zogj kurvash qe nuk e doni reformen.
Me se fundi e deklaroi dhe Xhafa qe ndryshimet kushtetuese i ka bere eksperti i SHBA dhe BE, dmth ekspertet e shqyer te Xhafes vetem kane marre honorare nga Sorosi.. hahaha., dhe Xhafa ka merite si organizator i mbledhjeve dhe administrimit te procesit…vetem kaq..