Meta ngre alarmin për refugjatët, në Luksemburg: Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit

23 Maj 2016, 14:52Politika TEMA

Gjatë një ndërhyrjeje, në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian, që po mbahet në Luksemburg, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli për krizën e refugjatëve dhe për kontributin që po jep Shqipëria. Kryetari i Kuvendit u shpreh se kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane dhe se qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE e të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste.

“Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve tanë evropianë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, – deklaroi ndër të tjera z. Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje