Flet Artur Bardhi: Pse kam përdorur 4 emra

23 Maj 2016, 09:26Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, i cilëson të turpshme akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të tij në lidhje me formularin e dekriminalizimit. Në një intervistë për “Panorama”, kryebashkiaku i Kurbinit deklaron se emrat e shënuar në formularin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë përdorur prej tij në kohën kur ka qenë ende fëmijë.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për vitet 1992-1993, kur si emigrant në Itali është ndaluar disa herë nga policia italiane për çështje dokumentacioni dhe ka dhënë identitete të rreme.

Kreu i Bashkisë së Kurbinit shprehet se historia e tij është e njëjtë me atë të shumë shqiptarëve që kanë emigruar në vitet 90’, kur për mungesë të dokumentacionit janë detyruar të jepnin emra të rremë për të mos u kthyer në Shqipëri.

KQZ-ja ka publikuar dy ditë më parë formularët e dekriminalizimit për të zgjedhurit vendorë. Si qëndron e vërteta e gjeneraliteteve që ju keni deklaruar se keni mbajtur më parë?

Unë nuk marr dot përsipër atë që PD-ja kërkon të më implikojë me patjetër. Është e pamundur që unë të jem i dënuar në Itali apo në Gjermani sepse duan ata. Unë ato emra që kam plotësuar në formular janë pa dokumentet përkatëse. Unë kam qenë 18 vjeç kur i kam dhënë ato emra, jam ndaluar si të gjithë shqiptarët në Europë. Kam dhënë ato emra. Më kanë kapur sërish pas 2 apo 3 muajsh, më kanë thënë si e ke emrin edhe i kam dhënë një tjetër emër sepse, nëse do të më kapnin, do të më kthenin në Shqipëri.

Pas publikimit të formularit tuaj të dekriminalizimit, PD-ja ka reaguar zyrtarisht lidhur me të dhënat që ju keni dhënë për çështjen e ndryshimit të emrit. Si i keni pritur komentet?

PD-ja po e keqpërdor, por nuk dëshiroj të merrem shumë me ta. Janë gjëra të lodhshme, të pavërteta dhe të turpshme. Unë nuk mund të deklarohem i dënuar sepse kështu kërkon Partia Demokratike. Kam qenë 18 vjeç, kam qenë një fëmijë kur jam ndaluar në tren. Bëhet fjalë për vitet 1992-1993, nuk kishim dokumente dhe jepnim emra të ndryshëm dhe më pas na sillnin në Shqipëri. Dokumentet përkatëse nuk i kishim. Bëhet fjalë për ndalime në shtetin italian.

 

12 komente në “Flet Artur Bardhi: Pse kam përdorur 4 emra”

  1. Votues says:

    O krietar i bashkise Lac, nese e quan veten person me kapacitete intelektuale, publikoje edhe deftesen e shkolles 8-vjecare dhe te shkolles se mesme, qe te shikojme me cfare rezultatesh ke mbaruar, se per te larten e dime qe e ke mbaruar me medalje te arte. Jo per gje po t’a shikojne te gjitha partite nga PA deri tek PZH, cfare kapacitetesh intelektuale ke, te te njohin ne brume, cfare lloji je.

  2. Klimax says:

    Nje 18 vjecar nuk eshte femije, nuk eshte as adoleshent, por nje i rritur qe mban pergjegjesi morale e penale perpara ligjit!
    Sikur dhe me i pafati ne bote te ishte ky “femije”, kater here ta ndaloi policia italiane ne trena per nje kohe te shkurter, eshte dicka qe nuk shkon!!! Ose ky “femije” “punonte” nga mengjesi ne darke neper trena duke kerkuar lemoshe, ose “punonte” duke “pastruar” xhepat e udhetareve.
    Ne radhe te pare, cuditem se si ky “femije” nuk kishte kurre nje dokument personal me vete!!!
    Ne radhe te dyte, kur dikush pa dokumenta ndalohet nga policia, i pari veprim qe behet nga keta te fundit eshte identifikimi i personit me marrjen e shenjave te gishtave. Atehere si ka mundesi qe ky “femije” ne kater raste te ndaluara ka mundur te “veje ne loje” policine italiane duke dhene identitete te rreme??!!
    Me sa duket ky nuk ishte nje “femije”, por nje “shejtan budalla”!!!

    1. tani111 says:

      Saktesisht keshtu so thoni ju eshte.

  3. Agron says:

    Tani, te deklarosh nje emer te rreme kur te ndalon policia, duhet te kesh dhe dokument te rreme, apo jo? Nese e ke bere, ke kryer krim. Nese nuk e ke bere, ke genjyer policine italiane, e cila mund ose jo te te procedoje sipas oreksit (se s’ke qene vetem ti qe e bente ate per te mbijetuar).

    Te shfajesohesh kaq thjesht eshte feminore dhe teper e ulet. Nejse, je mire per popullin aty po he, mos e rruaj.

  4. gjethi says:

    d.m.th(do me thene) ti per hire te interesave per dokumente ke genjyer e i ke luajtur fene duke nderruar kater emra!!!vaj halli tani qe ti ke ne dore vulen çfare do besh per hire te interesave tua……!por ti ke te “drejte” se sote ne shqiperi ata pak te ndershem qe kane ngelur quhen budallenj ndersa tipa si puna jote(qe ne realitet jane shume) quhen bir kurvash ose p…dh sème.

  5. olti says:

    Arturo mos ke qen ne burg ne Firence per vjedhje se keshtu po thone ca komshinj te tu qe ke qene ne burg me to.

  6. emri says:

    kjo qe thote ky zotnia eshte me se e vertete te gjith klandestinet jepnin emra te rreme nuk eshte ndonje tragjedi,

    1. albani says:

      emri
      Dhe ti mos u bej i trashe si pune e ketij psikopatit qe mundohet ta maskoje qenjen e tij te shpifur me pacavure qe vetem njerez si ty i besojne.
      Po eshte e vertete qe te gjithe kemi dhene identitete te rreme,por me keto identitete te rreme ne nuk plotesojme formularet ne Shqiperi,formulare dekriminalizimi,ky zoteria e ka ndryshuar kater here emrin me vepra dhe dokumente ne gjendje civile dhe jo me deklarime ne kuesturat Italiane.
      Na mbyten kriminelet,maskarenjte,hajdutet e pulave,drogaxhinjte dhe analfabetet

  7. Neo says:

    Sa e shenjte duket ajo zyre! Por eshte bere pirati pape.

  8. Petrit says:

    Ky eshte mentaliteti per 95 % te qytetareve .Si mund t`ja dales moj Shqiperi!

  9. lavdi says:

    po si 18 vjec mi ste del dhogaria..je i datelindjes 1972 .dhe ne 92/3 ke qen 21/22 .po v.k.per Lacin mir je…ahh po juridikun kur e mbarove..apo te Meti Kristalit pa shkua fare..3000 € njie diplom….v.k.

  10. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Pse me 50 vjet clirim kerkoni te fshini historine e famshme 500 vjecare anadollake? Dhe komunizmin e te pareve tane.
    Ne fund te fundit kete e ngriti ne pozite Partia(ps) dh ne kete rast ashtu si byroja politike qe kishte ne gjirin e saj analfabetet dhe injorantet me kurse Pattie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje