Majko shpjegon kafen me Bashën: Kafet nuk pihen vetëm për poste

23 Maj 2016, 12:10Politika TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka thënë se kafja e pak ditëve më parë me Lulzim Bashën, nuk ka pasur qëllime të tjera, veç Saimitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë.

Disa media kanë aluduar se Majko po kërkon mbështetje për t’u bërë president, por ai thotë se nuk bëhet fjalë për ndarje postesh.

Ndërkohë, Majko thotë se shpreson që reform në drejtësi të miratohet, në mënyrë që Shqipëria të mos hyjë në listën e vendeve të dështuara.

“Nuk pihen kafet, apo nuk është dialogu pronë për të thënë se çfarë do bëhesh apo çfarë posti do marrësh. Janë gjera të natyrshme që ne duhet t’i kthejmë edhe më shumë të natyrshme.  Kur dy politikanë pinë kafe asgjë nuk është jashtë politikës. Por dëshiroj të them se ka qenë bisedë e dobishme sidomos për një aktivitet siç është asambleja e NATO.

Nëse nuk do të kemi një konkluzion, të cilin unë pak e besoj, pra pak besoj tek kriza, Shqipëria rrezikon të futet ne grupin e vendeve të dështuara dhe kjo nuk do të jetë dështim për socialistët, por një dështim për demokratët dhe për të gjithë. Pikërisht mendoj se janë të gjitha shanset që ne të kemi një reflektim të përbashkët për këtë gjë”, u shpreh Majko.

1 komente në “Majko shpjegon kafen me Bashën: Kafet nuk pihen vetëm për poste”

  1. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Termet ne politiken boterore! Levizin bursat e Tokios, Londres, Wall Street-it nga takimi Basha-Majko. Nje ngjarje qe ka zene faqet e para te gjithe gazetave me prestrigjioze ne bote!!!!!!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje