Njeriu që do vriste Enver Hoxhën

23 Maj 2016, 11:12Politika TEMA

Për Avdul Banushin është shkruar. Por shkrimtari Mihallaq Qilleri është njeriu të cilin ish-agjenti ish-diversanti ish-i burgosuri politik ka kontaktuar të parin pas viteve 90, për të bërë publike historinë e vet të jashtëzakonshme.

Si e ka njohur ai Banushin dhe aventurat e tij.

Lexojeni më poshtë …

Nga Mihallaq Qilleri

 Ky fragment është marrë nga libri “Një zë nga errësira”, i autorit Avdul Banushi. Libri është publikuar në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Kam pasur rastin ta redaktoj e ta sjell në gjendjen e botimit. Ishin ca shënime të mbajtura nëpër burgje, me fletë të zverdhura e të shkruara me lloj-lloj ngjyrash e lapsash,  sepse autori kishte kaluar nëpër një sërë peripecish, vuajtjesh, e dënimesh që, të mbledhura së bashku, do të bënin një rast unikal. Plot 31 vite burg, të ndarë në dy periudha. 1945-1961 dhe 1975-1990. Ndërkohën e kishte kaluar në arrati. Vitet e para në Greqi, pastaj në SHBA. Në ato vite erdhi me misione disa herë në Shqipëri, derisa u kap e u riburgos.

    Ai erdhi të kërkonte punën time, sepse askush nuk kishte pranuar ta ndihmonte. Madje as të afërm të tij që e quanin veten shkrimtarë. Sigurisht edhe unë u tremba kur i lexova këto kujtime. Po të kihet parasysh pasiguria politike e fillim viteve ’90, dyzimi, mosbesimi. Menjëherë mendova se një agjent kundër vendit tënd, është një agjent. Pushteti nuk merret me dhunë në demokraci. Kam kundërshtuar disa herë të merrja përsipër redaktimin e shënimeve  të tij. Dhe kur u binda kam bërë jo vetëm redaktimin. Por kurimin e tij deri në detaje. Sepse autori i vërtetë nuk e kishte idenë se si shkruhej një libër. Madje as gjuhën letrare shqipe nuk e njihte sa duhej.

   Në këto shënime, befas, gjeta 30 faqe të shkruara për një aventurë udhëtimi në pyjet e Amazonës kur autori gjendej në SHBA, në periudhën mes dy burgosjeve. Dhe i formulova e i botova një libër me titullin “Udhëtime në Amazonë”, me kuriozitetin se Avdyl Banushi duhej të ishte shqiptari i parë që shkelte e takohej me fiset e egra të atij vendi misteresh. Por z.Banushi nguli këmbë se i duhej më shumë jeta e tij politike. Dhe unë vendosa ta formuloja librin “Një zë nga errësira”, sigurisht duke hequr prej atyre shënimeve shumë  fantazi, të pavërteta, duke ulur disi zjarrin e urrejtjes antikomuniste, sepse shpesh herë  këto shënime më ngjanin të shkruara me metodën e socrealizmit. Ishte koha kur familja ime gjendej në emigracion dhe Avdyli mund të vinte në çdo orë të ditës e të mbrëmjes për të diskutuar me mua, për shtuar a hequr diçka. Ishin muaj tepër të tensionuara për mua, kur më vlonte dyzimi nëse bëja mirë apo keq që merresha me një njeri që kishte hyrë disa herë në Shqipëri për të kryer vrasje e aksione të tjera destabilizuese, deri edhe dinamit në ambasadën shqiptare në Romë, ose në tentativën për të vrarë Enver Hoxhën, siç përshkruhet edhe në fragmentin e mëposhtëm. Këto kujtime tregojnë sesa e ashpër ka qenë  Lufta e Ftohtë. Ajo vërtetë nuk krijoi një përballje frontale ushtarake kampesh, por pati shumë viktima. Si nga qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe nga ata që u  përfshirë në këto histori spiunazhi. Në libër tregohet gjithashtu rolin që kanë pasur shtetet fqinje me Shqipërinë duke krijuar jo vetëm baza ushtarake kundër saj, por duke u lehtësuar këtyre grupeve antikomuniste rrugën të depërtonin në teritorin shqiptar. Kjo mund të konsiderohet sot si agresion shtetëror, por edhe njerëzit që merreshin me akte të tilla si vepra antikombëtare. Autori tregon gjithashtu se pa mbështetje brenda vendit vështirë që veprimtaria e tyre antikomuniste mund të kishte ndonjë rezultat. Përmenden kështu mbiemrat e disa familjeve që i strehonin e i ushqenin këto grupe për shkak të armiqësisë që ndjenin ndaj sistemit socialist. Por janë përdorur edhe para për të joshur njerëz. Sigurisht kjo veprimtari shumëvjeçare do të krijonte viktimat e veta të inkuadruara në të quajturën Luftë e Klasave. Edhe sot kjo Luftë mbetet armiqësia më e madhe politike që përjeton Shqipëria, e cila nuk po e lejon këtë vend të marrë frymë lirisht e të shërohet nga plagët dhe është e përçarë më shumë se kurrë. Deri askush nuk fal, askënd..

Avdul Banushi

Për ish-agjentin ka patur edhe akuza verbale se ai kishte rënë në kthetrat e Sigurimit të Shtetit kur u burgos. Këtë të vërtetë nuk e di askush. Ndoshta kur të hapen të quajtura Dosje..

Libri u botua me një cilësi shumë të dobët, në një shtypshkronjë province. Mbaj mend se ai ua shpërndau miqve e të afërmve të tij, ndërsa dhjetra kopje i dërgoi në SHBA ku vazhdonin të jetonin personazhet e tij. Vite më pas shumë gazeta kanë shkruar për Avdul Banushin e bëmat e tij, por askush më mirë se vetë ai, që tashmë nuk rron, dhe unë, që kam i kaluar rresht pas rreshti shënimet e tij e biseduar net e ditë të tëra me të, nuk dinë, them, aq hollësi për këtë agjent të rafinuar e po aq trim, i cili përmbysjen e komunizmit e kishte detyrën e ndjenjën e jetës së vet. Ishte më shumë një hakmarrje, sepse ai ishte bir i një familjeje golemase të Kurveleshit të lidhur me Luftën Antifashiste. E vërteta është se nuk u vlerësua sa duhej pas ndryshimit të sistemit, për të cilin ai kishte sakrifikuar aq shumë!

PËR TË VRARË ENVER HOXHËN…

Më datën 20 nëntor 1970, së toku me Tomën dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari; Athinë-Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me gjithçka na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë, ndërsa në orën 21 të po asaj dite nisëm të ngjitnim Malin e Stillos.

Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit tonë. Nuk e di nëse i dinte edhe qëllimet. Por kishte gabuar në një pikë. Na prisnin në hyrje të Kepit të Stillos, ndaj kishin dërguar atje forca të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë për në Jugosllavi e s’andejmi do të mbërrinte në Kanada.

Në urën e lumit Povlla ishte vendosur një patrullë e fortë e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani me afrimin e festave komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi sepse e dinim se ne godisnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin në këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë. Por ne i kishim të gjitha mjetet.

Baza jonë e parë ndodhej në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të frontit të rezistencës në Amerikë. Ky bënte tregëti të madhe dhe ishte larguar nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij, megjithatë, ishte dhëndri i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai, paskëtaj, tha se mund të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të ngurroje para një fati të tillë…

Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë po këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë… Punët po shkonin mirë dhe ne, ja ku po hynim në kryeqytet.

Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në Urën e Subashit ishte vendosur një postbllok me policë e ushtarë të cilët kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin s’andejmi. Ndaloi edhe autobuzi me të cilin udhëtonim. 6 ushtarë të tjerë e rrethuan autobuzin nga jashtë. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat i kishin të sakta. Grupi që pritej të dërgohej nga jashtë kishte mundur të depërtonte në Shqipëri, megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba të klonit. Prandaj qenë aktivizuar të gjitha postoblloqet.

Oficeri që hyri brenda në autobuz, foli me ton ushtarak.

– Nxirrni të gjithë pasaportat!

U hodha një sy tinës shokëve. Dy nga tanët ishin ulur në fund të autobuzit, dy në mes, ndërsa unë kisha zenë vend në sediljen pas krahëve të shoferit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri! – i thashë vetes.

Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk arriti të diktojë asgjë. Dhe ja, u lehtësuam një çast të gjithë kur ai zbriti në tokë. Por menjëherë pas oficerit të policisë hynë në autobuz tri burra civilë. Ata mbanin të në krah nga një copë shirit të kuq. Kur u hodha një sy u drithërova. Që të tre ishin bashkëfshatarë të mi. Madje njeri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan në korridorin e autobusit midis pasagjerëve duke i vështruar njerëzit sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin. Kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo kaluan dhe nuk njohën askënd. As mua. Kaq shumë kisha ndryshuar, me sa shihej! Pashë që xhaxhai im kishte në gojë një cigare të ndezur e ngjante pak nervoz. Pavarsisht se si ishim vendosur tani njeri kundër tjetrit, më kishte pikur malli për këtë njeri. Ndaj vetiu i thashë:

– Të lutem, ta ndez pak? – dhe vura në gojë me shpejtësi një cigare.

Ai ngriti cigaren e tij dhe nisi të më shikonte me vëmendje. Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’drithërimë e fortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhëtonte. Më njohu; O, Zot, më njohu! Pastaj largoi disi me nervozizëm cigaren e ndezur nga e imja dhe shpejtoi të zbriste nga autobuzi..

Në orën 5 të mbrëmjes do të gjendeshim të strehuar në familjen Bineri në Tiranë.

28 Nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk largoheshim shumë nga baza jonë. Për të parë situatën doli disi më larg vetëm njeri nga tanët, Sulejmani. Ishte i armatosur me pistoletë e granata përfund bluzës së trashë. Doli deri në sheshin “Skenderbej”. Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës tashmë të ngritur për paradën e nesërme. Por masat ishin të tilla, sa as te trotuari përballë Hotel “Dajtit”, ku vendosej zakonisht orkestra frymore, nuk lejohej të afrohej askush. Dikush i kërkoi fletë-hyrjen. U përgjigj thjesht se nuk kishte të tillë.

Sulejmani u kthye me shpejtësi e na njoftoi për gjithçka. Pra duhej një fletë-hyrje. Dhe ne duhej të shihnim mundësitë për të gjetur një të tillë e pastaj, po atë natë, të kopjonim disa. Vendosa të dilja vetë njëherë. Iu afrova drejtimit të tribunës, por kishte aq shumë njerëz të aktivizuar për sigurinë e saj e të vendit përreth, sa e ndjeva se do ta kisha shumë, shumë të vështirë. Njerëz të Sigurimit, ushtarakë, policë e të tjerë kishin mbushur bulevardin. Unë e dija se tashmë edhe fotografia ime qe shpërndarë gjithandej. Madje më zuri syri shumë golemas në mes vëzhguesve aty.

Të nesërmen, më 29 Nëntor, tentuam t’i afroheshim edhe njëherë tribunës, ashtu, kinse të shtyrë nga turma e njerëzve. Por nga sheshi “Skenderbej” e deri te Ura e Lanës gjithçka ishte në një kontroll aq të rreptë sa nuk mund të depërtonte as miza. Mbaj mend se ne qëndruam në largësinë më të lejueshme. Nuk kishim mundur të kopjonim lejet e hyrjeve. I pari në tribunë doli Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët. Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës Bejto Diftir Hysi1) mendova se edhe atë detyrë golemasit e mi e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi. Ish i pamundur çdo veprim që duhej të bënim pikërisht ato çaste. Madje sy zhbirues nisën të na vëzhgonim. I dhamë sinjal njeri-tjetrit se duhej të ktheheshim në bazën tonë për të mos ndërlikuar më tej situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur…, mendova!

Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litar, pas pallatit. U larguam më këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër.

Nuk mund të ikej nga Tirana pa kryer asnjë nga detyrat tona. Të nesërmen, më 30 nëntor, u detyrova të hyja vet në Tiranë. Së paku të kryenim aksionin e ambasadës kineze2). Iu afrova ndërtesës e cila gjendej në një vend tepër të rrezikshëm. Nga njëra anë Radio-Televizioni shqiptar, nga ana tjetër bulevardi i Madh me institucionet e tij. Ruhej nga të gjitha anët. Ishte e pamundur të afroheshe pa rënë në sy. Thuhej se kinezët kishin nisur të ndërtonin një ambasadë të re, më të madhe. U ktheva pa bërë asgjë. Megjithatë, në konsultimet e pasdites vendosëm të hynin përsëri në Tiranë. Kësaj radhe baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë squllur. Zbulimi shqiptar kishte të dhëna të sakta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazën. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja ndaj rregjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne u stabilizuam atje për 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle të ashpra, për rritjen e “vigjilencës” aq sa njerëzit e thjeshtë, të zhgënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.

1)- Nuk e di nëse autori e dinte mirë që Bejto Hysi, në të vërtetë njihej me mbiemrin Isufi.

2)- Ishte në planin e operacionit formuluar para nisjes se duhej të sulmohej ambasada kineze në Tiranë, për shkak të lidhjeve të ngushta që ekzistonin aso kohe midis dy shteteve, nëse dështonte atentati ndaj Enver Hoxhës.

31 komente në “Njeriu që do vriste Enver Hoxhën”

  1. Arianiti says:

    I hengri mutin ashtu sic e kishin zakon kto qe cdo vend i botes i trajton si tradhtare, tek ne i dedikojne artikuj!

    1. sandri says:

      Enveri ishte burre shteti jo hajdut di kta te sotmit.

  2. Princi (Belgjikë) says:

    Sipas autorit, ai mundi të shohë ngjitjen në tribunë të Haxhi Lleshit, etj. “nga distanca më e mundëshme e lejueshme afër tribunës”.Në të vërtetë, ne që e kemi jetuar atë kohë, e dimë se nga një distancë e tillë nuk ishte aspak e mundëshme të shihej tribuna dhe ngjitja e udhëheqjes komuniste në të. Në këtë rrëfim ka edhe shumë pikëpyetje të tjera që e vënë në diskutim vërtetësinë e tij.

  3. Rita says:

    Fatkeqsi qe nuk e realizuan planin por grupi 5 -se vete te pakten nje ka qene informatori i levizjeve !! Se te kete qene xhaxhai qe e njohu ,paksa e vonshme kjo informate se llogjikisht ne festen e 29 -te nentorit diktatori s”do te mirrte pjese ,ose do te ishte sosia e tij !!E une e mjera pas pak vitesh ne fund te viteve 70 -te ne qytetin tim te lindjes inagurohej pallati i ri sportiv e pritej te vinte diktatori per inagurimin e tij !! Im vella kishte kunatin ( vellai i gruas ) oficer ne jug te Shqiperise e ai vinte per vizite te takonte motren e niperit e tij e te mijte gjithashtu !!! Vinte me unforme e pistoleten me vete qe kur dilte e linte tek dollapi i rrobave te dhomes se motres se tij e vellait tim !!! Dite perpara qe do te behej inagurimi i pallatit sportiv kam lutur Zotin te vije per vizite ky kunat e oficer bashke qe te mirrja armen e drejt turmes t”ja numeroja ne koke sadistit e vetes sime pastaj !!! S”i harroj dhe sot ato nete e ore kur enderroja e mendoja planin !! Shtepija ime me pallatin sportiv as 300 m largesi dhe sa her kam luajtur ne ato rruge ,pra i njihja shume mire !! Por s”desh fati qe kunati i vellait te vinte keshtu qe mua me mbeti vetem enderra e deshira e parealizuar !!! Sot degjohen si perralla por i kam jetuar ato caste pasi qysh ne gjimnaz , pa e mbaruar akoma sigurimi me vuri ne shenjester me probleme ( sot quhen probleme ciliminjsh ) qe u degjuan ne mbare shkollen e qytetin bashke !!! E une qysh atehere urretja me ishte zgjuar aq sa arratisja ishte ne plan te pare ne cdo kohe e situate !!! Kohe te mjera ,rini te shuara , gabim kur nuk u ndezen si mund te shuhen ?? Rini te humbura ne tunelet e pista e te erreta te sistemit komunist !!!

    1. Giasou Janulatos pederasti says:

      Boll enderrove moj Rita. Ti e shumta ndonje spiune 70 lekshe mund te ishe bashke me kete koqen qe shkruan llodhe kavaje per te promovuar librin e tij.
      Ne ate kohe i rruanit trapin dulles se s’harrinte ta pickonte as mushkonja e leri te tjerat.

    2. TETO RITA,,, says:

      O TETO RITA,, PASTAJ TE DOLI GJUMI DHE TU PRISH ENDERRA,,,KUR E PE KETE ENDERREN NATEN APO NE GJUMIN E MBASDITES,,,,,,,

    3. hahaha says:

      Per cilin qytet eshte fjala moj rita,,, apo nuk te kujtohet se te zgjuan dhe enderra mbaroj aty,,,,

  4. maks says:

    jo ai ishte njeriu qe donti tja hanti mutin enverit besoj do jet ngjarje imagjinare me sikur te kishte halla koqe do quhesh xhaxha

  5. laveri says:

    Te pakten Tom MARNACIN E KAM NJOFT SPIUN I ENVERIT NJERZIT E TI ISHIN INTERNUE NE MALIHEBE (BUSHAT) HIçNIN TE ZIT SI GJITH TE INTERNUEMIT PER DISA VJET KA JETUE NE FRANC PA E DIT AS E SHOQJA SE KU ASHT E PAGUE NGA ENVERI SA EDHE NJERZ TE FISIT KA FUT NE BURG MAS 90s SHETITI NEPER SHQIPNI DUKE BA PROPOGANDEN E PARTIS ,PER KOINCIDENC VINTE PARA ZGJEDHJEVE DHE SHOQNOHEJ ME BASHKFSHATARIN E TIJ NGA VERMOSHI SEKRETARI I RINIS TE USHTRIS BUJAJ ,KU SOT GJITH FAR E FISI JETOJN NE U.S.A .

  6. verdi says:

    KJO rita paska qen me e rrezikshme se personazhi ne fjal shyqyr qe si erdhi kunati ti sillte briskun rites se do ja rruante posht e lart ENVERIT dalin sot kurvat e kakariisin se ne at koh spiunonin komshit e tyre.

  7. "Horri i Bulevardit" says:

    Edhe une kam dashur te vrisja Enverin, por spata fat.
    Kur dalin gjithe keta “trima”, pse mos te dal edhe une, thash me vehte!?.
    Kujtoni pilafin dhe …

  8. Rita says:

    Ate brisk komentues i fjetur e perdorte Suloja Ramizi e te tjere te afermet te diktatorit se une per fat asnjehere s”kam rastesisur te jem prane qenit as dhe 100 mm ! Ne ate inagurim qe shkruaj me lart le qe nuk shkova por qaja deshtimin e planit tim !! E isha mbi 20 -te vjece !! E sikur te kisha nje shans te tille ju siguroj qe pas rruajtjes ( me falni per vulgaritetin e fjaleve ) do t”ja prisja e do t”ja jepja ne dore organin bisseksual te diktatorit !! Ju vazhdoni te fleni me nostalgjine e semure per ate maniak e sadist !!! Askush nuk ju perktah madje as me nje Don Kishot nuk ju krahasojne !!! Pasi ne ate personazh te Servantesit ka sa fantazi aq dhe romantizem ,ka aq mendjelehtesi aq dhe miresi !!! Tipare qe ju jo vetem ne kohen e diktatures nuk i njhnit por mjerisht as dhe sot !!! Asnjehere s”dua te tregohem e madhe ,apo te sajoj ngjarje !!! Ne se po ,keto do ta beja per te shkruar per interes ekonomik ,,por ja qe jeta ime eshte e mbushur me aspekte te shumta qe po te nis te tregoj do te me duhet shume kohe e leter bashke !!! Dhe intersin ekonomik s”e kam primare !!! E kaluara ,dhimbjet ,brengen e rinine e humbur e kam vuajtje dhe sot !!!

    1. cane says:

      Po mos vuaj moj Rita. Te paktën koha jote etj ëndërruar ka ardhur. Jetoje me vrull. Kaco ke sa të duash. Treshe dhe në grup po deshe. Jetoje jetën Rita jetojë.

    2. Haaaaa says:

      Bravo Rita!
      Paske qene 20 vjece dhe vertet nuk i je afruar XHAXHIT as 5 km,por me siguri me brigadierin,drejtorin,kryetarin apo komandantin e komisarin,pa le operativin e zones duhet te kesh qene e lidhur si “MISHI ME ….KOQEN”!!!
      Sa per XHAXHIN jo vetem i hanitr mutin,por edhe sot shkoni tek varri me hani ndonje grusht dhe ne vend te pilafit!
      Po sot moj Rita si i ke punet me ….SHUKRIUN??
      Se sot kane dale hapur SHUKRITE!!!

    3. TETO RITA,,, says:

      O TETO RITA,, PASTAJ TE DOLI GJUMI DHE TU PRISH ENDERRA,,,KUR E PE KETE ENDERREN NATEN APO NE GJUMIN E MBASDITES,,,,,,,

    4. saaaas says:

      Po mir moj rita, ne vitet 90 ke qene tek 40 vjecet nuk na the se si e ke kaluar dhe si po ja kalon me keta 26 vjet alla demokraci vucidoli,,,,a ke mundur te gjesh vetveten dhe rinine e humbur,,,,,se tipa si puna jote duket qe jeni te prer per kete lloj j demokracie qe na serviri shpellari dhe shpellaret,,,, shpresoj ti kesh nxjerrur ujin e zi ne tere keta vite demokraci,,,, edhe per vitet qe ke humbur,,,,,,a moj rita po te ishe dhe njehere 20 vjece,,,,dije ti se cfar beje sot,,,,,

  9. sali says:

    pse i botoni keto denjeshtra,qe si hane as kalamajt,,,,

  10. shqip says:

    fantazi. nuk kane kurrfare baze besueshmerie. fakti eshte se ai njeri nuk kishte armiq si ky boti ketu siper. keta dalin si kerminjte pas shiut dhe duan te kapin ndonje lek me ca libra .

  11. e verteta e vertete says:

    Po te dinit se si e kapen kete “atentatorin” e Enverit, nuk do lodheshit te botonit genjeshtrat e Avdyl Banushit dhe te Mihallaq Qillerit.
    Grupi “levizja antistaliniste shqiptare”, ne New York, kishte ne perberje, disa agjente te UDB jugosllave, plote agjente te Sigurimit te Shtetit, si edhe disa koqe, si puna e ketij Avdyl Banushit. Cdo gje qe bente Avdyli, dihej nga Sigurimi. Edhe Xhevdet Mustafa ra ne sy te Sigurimit, kur u afrua me kete grup.
    Qe te shihni se si genjen Avdyli dhe Mihallaq Qilleri, qe ben te “diturin” me informacione,te tilla lexoni sa me poshte.

    1. Paraden nuk e komandonte Bejto Diftir Hysi. Ky nuk ekziston. Ekziston nje Diftir Hysi qe ka punuar ne KQ te PPSH, ne sektorin e ushtrise, po ky nuk ka komanduar ndonjehere parade.
    Paraden e komandonte Bejto Isuf Osmani, i cili, sic ishte zakon ne jugun e Shqiperise, mbante per mbiemer emrin e babait te tij, Isufit, pra quhej Bejto Isufi. Ky oficer njihej mire, sepse ishte komandant i Garnizonit te Tiranes.
    2. Si u kap ky “atentatori”.
    Ai erdhi ne kufirin shqiptar i shqeruar nga vellezerit Mernacaj. Te dy ishin, as me pak e as me shume, agjente te Sigurimit te Shtetit. Sapo kasperxyen kufirin e Shqiperise, dhe jo ne jug, por ne veri te vendit, njeri prej tyre e goditi me dru ne koke Avdylin dhe, pastaj, pa ndjenja, e lidhen dhe e dorezuan ne degen e brendshme. Natyrisht perfundoi ne burg, pasi kaloi nje hetuesi te mundimshme. Po te ishte se donte te vriste Enverin, do e kishin varur ne litar. Po asgje te tille nuk kishte, prandaj u denua me burg. Sigurimi deshi ta bente agjent te tijin, por nuk ia arriti. Avdyli pranoi te rrinte ne burg. Ketu ndenji deri ne renien e sistemit komunist.
    3. Varianti se ai do e vriste Enverin nga tarraca e pallateve te “Shallvareve”, eshte perralla e radhes.
    Ne vitin 1974, bulevardi “Deshmoret e Kombit” ishte plot me peme te larta, nga te dy anet e tij. Keshtu qe Enveri nuk shihej nga maja e ketij pallati. Me e shumta qe mund te bente Avdyli, ishte te dilte te pallatet e Lanes. Nuk mund te shkonte te bulevardi, sepse nuk mund te levizte ne rrugen, anas lanes, qe te conte ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Per nje gje te tille duhej fletehyrje e posacme.

    Ju qe botoni nga keto perralla, sepse, sot, po dalin dhe shqiptare qe banonin ne Shqiperi, te cilet kane bere nga 7-8 vjet burg, qe paskan dashur te vrasin Enverin, i beni nje sherbim te genjeshtert dhe vendit dhe historise. Nuk ka patur asnje njeri, jo nga lloji i ketij te ardhurit nga Amerika, por as nga radhet e nomenklatures se larte, qe ka dashur te vrase Enverin. Askush nuk do i futej nje aventure qe te conte direkt e ne trekembesh.
    Historia ka treguar se ka patur nje Vasil Laci, qe deshi te vriste Vittorio Emmanuelin, ashtu sic ka patur nje Beqir Valteri, qe ka dashur te vrase Ahmet Zogun. Por Emverin…

    Nese perralla te tilla u bejne te shisni gazeten, atehere vazhdoni keshtu, por perralla si kjo e Avdyl Resulit, apo si ajo e Xhevdet Mustafes…lerini per te “portokalli” te Top-Channel.

  12. KA QI says:

    O THANO ,KONTROLLOJi SHKRIMET PER VERTETESINE SE ‘ZJARR MBI VEHTE’!
    -Bejto Diftir HYSI:!?
    —————
    1-Bejto Isufi–komandant i divizionit Tirane dhe komandant i parades. per ate jubile
    2-Diftir Hysi (golemas)–Drejtor drejtorije ne ministrine e mbrojtjes(auto traktoreveve-teknike)
    3.-Autori i shkrimit bashke me ‘diversantin’ koqe kandari si biberaj apo fev-ZINJTE q nuk peshojne as sa nje KOQE e Sulo Gradecit pale e ‘XHAXHIT’

  13. Rita says:

    S”po mund te ju bej qejfin qe te pohoj se kam pasur pune me brigadiere ,kryetar kooperative ,drejtore e sekretare qe te plotsoj dhe fantazine tuaj te semure se morali im ka qene si i juaji ,,p.sh. si nje ish-operativi ,apo hetuesi qe perdhunonte viktimat ne qelite e burgut !! Per fat e lindur ne nje qytet te madh e me banim ne qender te qytetit e kur kthehesha nga turni i dyte ne shtepi ora 22 shoqerues ne bulevardin kryesor kisha minjte e kanaleve qe shetisnin te lire se qyteti ishte bosh ,as makina ,me dyqane te mbyllyra ne qren 20 e ecja ime s”i shqetsonte ,shume !!Minjte e kanaleve vazhdonin turnin e tyre te nates ne kerkim te ushqimit !!! Cdo nate shoqerohesha nga minjte e kanaleve e nuk e dij se sa ngopeshin pasi une nuk shikoja as dhe cope buke ne toke ! Ne gazeten lokale te qytetit tim te vendlindjes pas viteve 90 dolen emrat e qytetareve qe survejoheshin nga sigurimi me vite !! Nder ta dhe emri im !!! Une njoh dhe personat qe me spiunonin sa her qe ju jipej rasti !! Pra dhe ketu po ju zhgenjej ,s”kam spiunuar askend ,,por vec me kane spiunuar !!! Pra nje ish viktime !!! Doni me per Belulin ???? Thote nje shprehje komike ,popullore !!!!

  14. Reks says:

    Enver Hoxha ka qene mbetet dhe do te jete burri me i madh Shqiptar . Xhevdet Mustafa edhe ai e provoi aventuren e tij por gjeti vdekjen dhe shkurtimisht asnje shqiptar nuk ka mundur ti beje puc keti burri pse sot hapni gojen si ato prostitutat Shqiptare. Ne qofte se kemi nje rast me realist per te ditur cfare mund te bente nje njeri pash Kadri Hazbiu apo M.Shehu po ta permbyste Enver Hoxhen? Ajo gje po shihet qarte sot nje Shpellar Tropoje i cili i sherbeu UDB qe nga 1974 arriti ta degjeneroje nje vend duke prure emisare ortodoks nga greqia duke monopolizuar shtetin mediat duke vjedhur bashke me djalin e tij prostituten Shkelzenin shtetin tone dhe masakruar edhe njerez ne demostrata apo ,Piramidat,pakti detar dhe me qindra dosje qe nje dite do te bejne bum tek injorantet. Kete kane dashur te bejne te gjithe ata qe ka zhdukur Enveri. Ai duhet sot me shume se kurre kurre Shqiperia nje vend i pasur eshte zhytur ne vetvrasje ,droge gjakmarrje vjedhje te pasurise shtetrore ku sot nuk shikon vetem nje Shqiperi ku vete Shqiptaret nuk kane me shtet dhe as do te kene me . Rrofte Enveri si nje burre shteti, ku cdo Shqiptar mund ta shikoje sot Shqiperine pa breke ku Shqiptaret urrehen ne bote dhe autor i kesaj masakrade eshte nje qelbesire planetare nje malok, ish doktor i bllokut qe i lepinte bythen te gjitheve dhe qe e coi vendin ne vetvrasje kolektive

  15. gjergji says:

    Aman mjafte me te tilla fantazira edhe Baroni Munchausen do do tju koshte zili.
    Po ku ndodhi ne nje shtek komunist te behej atentat apo te vritet i pari i shtetit.? Me fantazi te bjerrura te pleqerise nuk vritej Dulla.
    Tani boterisht dihet se Sigurimi , UDBja jugosllave, sigurimi grek dhe ai italian mos te flasim per CIA, sigurimin francez etj i kishte rekrutuar te gjithe emigrantet aktiv pa dallim, jo per te vra Dullen dhe as per te perbyse regjimin per vetem per te bere nje loje makabre me nje popull te tere
    qe ishte problem me fqinjet e ti sikurse edhe eshte sot.

  16. ILIRIA E BASHKUAR says:

    Erdhen per ti bere nje gojore….pastaj ta mernin dhe nga suma..,,ju lumte bytha qe si kapen qe ne subash tja u kishin leruar..!!dhe ju thoni pse Enveri ka vrare e internuar,,,KUJT I HANTE ,,DO JUA KRUANTE ENVERI..!!

  17. shaqo says:

    Orse zoti Qillleri, por me duket se keto qe thua ti, une i kam lexuar disa vjet me pare nga Hasan Luci, dhe ti sikur i ngaterron pak gjerat, se informacioni per keta agjente ishte marre, ishte njoftuar Kadri Hazbiu dhe tribuna eshte cvendosur nga hotel Dajti tek kryeministria.
    Mos ke kopjuar ne menyre te gabuar z. Luci, i cili eshte e veshtire te na serviret keshtu si e ben ti, se ai ka qene personi qe jepte informacionin e duhur dhe ne kohen e duhur tek njerzit e duhur.
    Me korekt, nuk jeni autentik ne kete shkrim.

  18. shaqo says:

    Ore zoti Qillleri, por me duket se keto qe thua ti, une i kam lexuar disa vjet me pare nga Hasan Luci, dhe ti sikur i ngaterron pak gjerat, se informacioni per keta agjente ishte marre, ishte njoftuar Kadri Hazbiu dhe tribuna eshte cvendosur nga hotel Dajti tek kryeministria.
    Mos ke kopjuar ne menyre te gabuar z. Luci, i cili eshte e veshtire te na serviret keshtu si e ben ti, se ai ka qene personi qe jepte informacionin e duhur dhe ne kohen e duhur tek njerzit e duhur.
    Me korekt, nuk jeni autentik ne kete shkrim.

  19. ShqipTrapi says:

    Ore Te Gjithe Kelushat E Enverit Jane Zgjuar Zote. 40-50 Ju Shkerdheu Babane se nanat jua akishin per zanat edhe prape E Broni Shkerdhaten E pare Te Komitetit Qendror Te Partise Kurves Shqiperise- O i Ziu popull-per afrom 100 vjete vuan me plerat qe ke ncjere: Pederas Enveri, Sali Protopapa, Fatos Kurva, edhe tani Edi Trapi:(….

    1. TRAP ME ZILE says:

      O TRAPI,,,,MOS HARRO SE KA QENE PJESE E SHQIPTAREVE TE ATYRE VITEVE DHE NANA JOTE,,,, TE TJERAT KUPTOJ VETE,,, TRAP TRAP PO CA GJOJNA I KAP,,,

  20. A says:

    Po lexojme disa te persekutuar politik te regjimit diktatorial komunist te Enver Hoxhes, te tipit RASHAT KRIPA, BESIM NDREGJONI, te cilet jane prototipat e ketyre qe ju ka dalur emeri ne kete artikull. Cfare shkruhet jane perralla dhe ilucunacione qe dalin pas vdekljes se Enver Hoxhes dhe renies se diktaures se tij.
    Sepse po te shkonte neper mend gjate nates ne gjume, ne ender, te vrisje, te pushkatoje Enver Hoxhen, ne mengjes shkoje vete ne Degen e Puneve te Mbrendeshme dhe i kallezoje vetvehten.
    Kjo dihej sepse kryesoret u pushkatonin, nje pjese tjeter u burgoste dhe cfare mbeste u internonte si familje, fis, fshat ose lagje qyteti. Prandaj keto jane kodra mbas bregut, pune debilash. Trima, mbasi ka mbaruar lufta dhe zallamahija.
    Po si keta ka sa te duash ka ne rradhet e te persekuarve politik, te cilet, mbasi ishin shkatarruar neper internime si tipi i SIMON MIRAKES, jo qe nuk bene ndonje veprim persembari mbasi u liruan nga internimet ne kenetat e Myzeqese, por u servilosen, u jarganjosen pas nje komunisti si SALI BERISHA. Prandaj, mbyllni keto muhabete dhe keto shkrime se nuk ju shkojne, sepse dhunuesit tuaj direkt i keni akoma gjalle, qe levrijne pa frike neper kembet e juaja dhe ju keni thene se nuk kemi hak per te mbare sepse i kemi falur. Jo me ju te bejshin veprime kunder Enver Hoxhes. Ju akoma s’po merrni pronat e trashiguara nga te paret e juaja dhe jo te benit trimerira te tilla. Ju kaq te poshter jeni sa per “hater” te SALI BERISHES late tu vetediqte, tu pervlonte dhe te vdiste shoku i juaj “i idealeve te juaja” te pjerdhura. Keni 26-te vjet qe nuk e keni treguar vehten kerkund ne asnje drejtim. Ikni more spurdhjake dhe mi gjirizesh. Tung.

  21. shaqo says:

    Epo paska patur 95% te popullit kelusha te tij Enveri mor trap-trapi.
    Trapat nuk i donte fare Enveri.

  22. lokomotiva vvv dinamo says:

    komb debil or burr I dheut.jan shqiptart. si gjithnji…
    komb dembel qe puna me e modhe qe boni ishte me perplas duret “parti enver…”
    delnin nja dy tre her n vit neper parada me marrshu per enverin dhe rrinin gjith vitin me buk misri me qep..dhe dhall t sajume nent uj nji kos!!!!
    dhe enveri ja gjeti anen dhe I vuni n rresht si pulat e kotecit.
    s kishe c boje se pulat pulat shifshin dhe pulnonin ne pularin kombtare…
    kakarisnin per kendezin dhe dhisnin glas ne ter qymezin…qe vinte era hale…
    edhe tash qe kan shonce prap kakarisin pulat…
    kakarisni o pula
    se s keni c boni
    dhisni dhe glasa
    si copa najloni
    ju shkerdheft ropt
    qif kapertoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje