Jepini Fullanit paratë që do!

23 Maj 2016, 09:51Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

“Dikur thuhej se puna është nder, sot, turpi të sjell lavdi.”

Përafërsisht me këtë titull, Moza Demiri, një mike fort e afërt e jona solli dje një lajm paradoksal mbi kërkesën e ish guvernatorit Fullani për një dëmshpërblim të majmë për shkak të dëmeve psikologjike që i ka sjellë mikroburgimi që vuajti. Unë i bëra shënimit të Mozës një koment, por meqënëse aventura e Fullanit ka qenë një nga temat e mia të preferuara, kam shumë dëshirë ta vendos komentin tim, si vëzhgim, edhe në këtë faqen time kryesore.

Bukur, Moza, po ne, ne, ne, …përse nuk flemë, dreqi ta marrë?!… Më kujtohet se të gjithë krerët e politikës, atëherë kur e prangosën, shqiptonin një frazë, të mësuar në kor, por që e këndonin veçmas nëpër intervista: “Fullani ka meritën që e zbuloi vjedhjen vetë!”

Ja, këtu ishte dhelpëria e Fullanit.

Së pari e ujdisi punën që banka të vidhej, vetëm e vetëm që ai ta zbulonte!

Po të mos e kishte zbuluar vjedhjen e bankës (atë të gjorë bankë që ishte ngarkuar dhe paguhej që ta ruante!), ne dhe të dashurit tanë, krerët e politikës, nuk do të merrnin vesh gjë dhe jeta do të rridhte e qetë.

Por Ardian Fullani, me gjenialitetin e një ekonomisti të mirë të këtyre kohërave në Shqipëri, për të fituar këta milionët që po kërkon sot, e zbuloi! E dinte që pas zbulimit, detyrimisht, do ta burgosnin pakëz, pastaj do ta falnin. Se që do ta falnin, këtë ai e dinte qëkur e emëruan!

Dhe pas faljes, ajo dihet që vjen dëmshpërblimi i majmë!

Ti, lexues i shtrenjtë, e di që aty, në atë vend të bekuar, nuk të lënë kurrë pa dëmshpërblim. Veç teje tërë bota, Uashingtoni, BE-ja, Izraeli dhe Zanzibari e me radhë, e dinë që Shqipëria paskomuniste ka marrë vendimin human, më të rrallin në historinë e njerëzimit, atë të dëmshpërblimit të atyre që kanë vuajtur prapa hekurave dhe është zotuar që t’ua shndrrrojë borxhin moral në material: drënk, në para të thata, këst pas kësti, brënda shekullit që sapo hymë! Por Fullani nuk është futur dot në ato listat, ku paratë jepen me këste dhe është i detyruar t’i marrë ato të tëra menjëherë!

Megjithatë, Moza, unë rikthehem te pyetja e parë: po ju atje, në Boston, dhe unë këtu në Florida, c’dreqin kemi që nuk flemë?!

22 komente në “Jepini Fullanit paratë që do!”

  1. Popull says:

    Po nje popull i tere shqiptar, qe ka 100 vjet qe nuk fle, qe nga lufta e I boterore, e ne menyre te vecante, jo vetem qe nuk fle, po shikon edhe endrra te frikshme me syte hapur keto 25 vjet, kur do te demshperblehet. Jo vetem qe nuk fle, sic nuk “fle”Fullani, por edhe i ka ikur oreksi, sic i ka “ikur oreksi” Fullanit. Kur do te demshperblehemi ne, ne Populli? A ka psikolog qe na merr ne ne dore?

    1. Ay qy says:

      Dua demshperblim nga Fullani se kam dy vjet qe terbohem sa here e mendoj ! Me ngrihen floket perpjete kur kujttoj se me leket e kujt ka ngrene, ka pire, ka q….re shperdoruar e vjedhur Fullani!

      O NJEREZ ME LEKET TONA JO ME LEKET E ASAJ BUCES QE KA NE SHPI!
      Jam i tronditur thellesisht prej dy vjetesh dhe kerkoj demshperblim nga Fullani per stresin qe me ka shkaktuar.

  2. Drita says:

    O shqiptar paguani Fullanin!!!! Se nuk flen gjuuuuume
    Kur Fullani bente jete lluksoze shume shume shqiptar Kane ndejur pa gjume keto 25 vjet por as nje nuk u Gjend prane tyre Drejtesia qendroj shume shume larg
    Kurse Per Fullanin I del ne krah ……Turp turp per drejtesine shqiptar .Fullani nuk flen ??? Pastaj ti japim parat qe ta zere gjumi???? Turp .Sa poshte eshte katadisur DREJTESIA

    1. arben says:

      qofshim te bekuar ne se dita erdhi dhe fati jone eshte me i mire se ai i evropes apo amerikaneve sepse askush nuk ka nje prokurori ne bot qe do ti plotesoj te gjitha tekat e politikanve tane (pd iste)dhe mbi te gjitha te zotit fullani per demshperblim sepse nuk fle naten nga persekutimi qe i eshte bere.dhe une jame plotesishte dakord qe fullanit dhe families se tij (shiko femijte e fullanit qe sperdorin facolleta per te fshire djerset nga puna e lodhshme qe bejne)tia japim deri ne qindarken e fundit.o popull ju flini te qet se sic i thone nje fjale te urte popullore se kushe fle do ta haj edhe me te madhe misrin e fullanit.grazie

  3. Vlonjati 12 says:

    PATURPESIA nuk ka fund. Nje nga keta te pacipe eshte dhe ky hajduti Fullani. Hajduteria e tij ishte e sofistikuar , me dieta, shperblime, me donacione, thua se i ikishte parate e babes. Tani ka paturpesine e na do te tjera , e jo pak, se na qenka “demtuar” psikologjikisht. Le te shkoj nja dy jave te vila e tij ne Qerret, se do e marr veten nga kjo “traume”.

    1. mirel says:

      Nuk ka pune paturpesia ketu vlonjati. Keto jane cilesime te pavlera vetem per te justifikuar idiotizmin e shqiptareve qe edhe behen pjese e kesaj “paturpesie” me heshtjen e tyre dhe pastaj bejne si te zhgenjyer nga shteti. Nyk besoj me se ka ngelur ndonje gje tjeter pa u zhgenjyer. Perderisa vazhdojme te heshtim dhe te mos dalim ne protesta kjo histori do behetve nje rruge e qellimshme nga hiena te tilla per te vjedhur ne menyre te ligjshme.

  4. Pavlina says:

    Ky eshte nje paradox qe vetem ne Shqiperi ndodh. Ashtu si para disa vjetesh me rastin Pango kur ky I fundit kerkoi 400.000 euro se ishte prekur privatesia.
    Edhe ketu kerkohen gjithe keto para sepse Fullani nul fle gjume! Po banka e shtetit qe humbi 7.000.000 dollare? Kush paguan per kete?

  5. Emigranti SHBA. says:

    Kure i biri i Fullanit fshinte ballin dhe bythen me 50 Ero, diskutonin vaftin e te ngrenit per femijet. Kure degjuam qe Fullani kerkoka 40 milion leke te rinj, sepse i qenka cenuar nderi dhe ju prishka reatia sa nuke e ze gjumi, na vjen per te qeshur dhe per te qare. Ne vend qe ky soi matrapazi te kalbej brenda , se shperdoroi detyren, duke mose i qendruar ne koke, pore duke bredhur neper bote me parate e shqiptareve, ne vend te bente kontrolle mvartesve, u dha mundesi te vjedhin shtate milion dollare nga parat e shqiptareve, tani pa pike turpi, me qene se gjukata e larte ku eshte dhe e shoqja e tije ben krimin e pafaleshem qe e lane te lire Fullanin, keti satrapi ju shtua oreksi dhe tani qe doli pa lagur, kerkon te mari edhe qindarken e fundit te parave te bankes kombetare. Ku shkuan protestat e mjra qytetareve ne Tirane dhe gjithe shqiperine per ta shkarkuar e denuar Fullanin, OPinjoni dhe drejtesi shqiptare, bene mire qe u muaren me skandalin seksual te SHukriut, pore jo me pak skandal me dem ekoniomk eshte dhe kerkesa apsurde e Fullanit per ti pire gjakun ati populli. Prandaj ne vend qe drejtesia ti jape te drejte per te mare miliona dollare , prokuroria ti bej rekurs gjukates se larte, per ta rigjukuar e denuar kete maskara burre.

    1. josephina says:

      Qënke mbrapa ti Emigranti SHBA, djali i Fullanit nuk e fshinte me 50 euroshe por me 500-çe.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Z kulla me vjen keq qe krahason fatkeqin me hajdutin
    Nese fullhajnin delijorgji me shoke ramizi fatosi nexhmija i marrin parate kesh te gjitha njeheresh
    Fatkeqinjte e rregjimit te hoxhes imarrin si pare lypesish.Jane ketà hajdute kusare pronash
    Ne krye te te gjithe institucioneve qe e katandise shqiperine ne kete derexhe.
    Zoti marrte hak.

  7. sopiqoti says:

    Shperbliomi qe i perket Fullanit eshte ” B U R G U ” dhe vetem burgu.Byyy…..e plasur e Kolonjes qe Fullani paska pesuar humbjen e ekuilibrit moral.Turpi me i madh i gjyqesorit qe e fali, do te jete nese i jep Fullanit miliona.

  8. M 36 says:

    Dhe un do te te hap proces civil se bsh u vodh ne kohen e full-han dhe kisha kursimet e mia aty hoqa nje stres te jashte zakonshem se nuk e dija cfo beheshe me kursimet e mia me pune dhe djerse.pastaj nuk fle dot kur punojme dhe mumdohemi ne rruget e botes larg femijeve dhe kurr sna zene syte qe te fshihet djersa me 500€ stresi tjeter pa punuar nje dite djali i tij 20 ora lluksi me vlere 600 700 mije euro makina audi porsh mercedez kush jane keto mo njerez leket e kujt i paten se me pune ska shance ne bote.keshtu dhe kur 15 punonjesit e tu denohen per vjedhje ky zoteri del pa lagur sikur eshte shoferi e jo guvernatori i tyre,o zoteri je ti eprori i tyre dhe mozbatim detyre paftesi vjedhje moskallzim krimi jane akuzat e tua e jo demshperblim.dhe ka stres me te madh sa te tallesh me kete popull te varfer me cllogjike kerkon 400 mije€ ti o mos u ngopsh kurre.zotin te le te mendoje per ty o njerez te pafytyre o llumi i njerzimit.ne gjygj duhet te cohen ato qe te liruan ty o hajdut.un do kerkoj veye demshperblim se shteti dhe drejtesia qe paguhet me taksat e tona,tallet me ne dhe na shkaterroj psikologjikisht.Ne kete vend nuk vleresohet punetori po hajduti dhe bythelepiresit.

  9. kusari i PD says:

    Drenk,drenk duhet tja japin fulleshit parate,a e dini psen,sepse ky kishte punesuar te gjitha grate apo femijet e politikaneve(perfshi edhe gruan e oficerit komunist president qe ka ndruar mbiemrin)dhe ata fatkeqsisht a fatmirsisht jane akoma aty pa ju futur gjemb ne kembe nga ceveria qe erdhi dhe premtoi shume eshume per pislliqet e fulleshit dhe te salehut.
    ketij llupsi qe i ka ikur oreksi dhe gjumi duhet ti jepen parate sepse punonjsit e tij ben rrush e kumbulla 7 milion$ nga paret tona dhe nuk dihen se ku perfunduan(thone ne kazino)apo tek fshirja e bythes cunit fulleshit……kush e di.
    ky llupsi i parave me duket se stazhin e partise komuniste e ka bere ne Sauk dhe e di se sa u denua beu i Saukut dhe per cfare shume,ja kete fat duhet te pesoj edhe ky felliqsir,por nga kush te denohet nga e shoqja apo nga keta te korruptuarit e politikes dhe te gjykatave.
    E kam thene edhe njehere qe ne kete vend hajdutlliku mbrohet me kushtetute,prandaj mos u lodhni se ky do i mare paret drenk drenk dhe jo me keste.
    Ky vend eshte streha e hajduteve dhe e maskarenjve.

  10. sefer says:

    Kjo ngjarje per Fullanin qe ngre Pellumb Kulla eshte pak te thuash e tmerrshme por nuk eshte vetem kjo pasi shqiperia eshte vjedhur dhe po grryhet e groposet nga kjo palo klase politike themelisht antishqiptare. Ne cdo fushe kjo klase politike ka ndertuar mekanizma qe te zhvasin vazhdimisht e sa me shume soi e sorollopi i tyre.Nje nga keto mekanizma eshte ligji i vitit 1993 per pensionet e vecanta qe u jepet atyre qe kane dashur qeveritaret qofte demokrat apo socialiste nga fillimi ne vitin e berjes e vazhdon. Ata qe e kane merituar kete pension nuk u eshte dhene e u jepet atyre qe nuk e meritojne por plotesojne shijet e pushtetareve. Thone se keto dite jane versulur disa specialiste te naftes e kane pergatitur dokumentat per te perfituar nga ky ligj por ne realitet disa kane qene kunder kerkimit ne strukturat qe u zbuluan vendburimet, ose ndonjeri semuresh e zhdukesh per tju shmangur pergjegjesive.Keto jane ne dokumentat perkates por ata mendojne se jane harruar e kush do ti shikoje. Ata do te perfitojne nga ligji pasi me qendrimin e tyre kunder kerkimit ne ato strukura ku u zbuluan vendburime kane bere shume mire pasi me kete raste tregojne se kane qene kunder atij sistemi duke e demtuar ne mos zbulimin e ketyre vendburimeve.Prandaj ata e meritojne kete shperblim e do tu jepet. Shqiperia vazhdon te vidhet e shkaterrohet, hajdutet ne vend qe te jene ne burg shperblehen. Ne bank milionat qe u vodhen ku ishte vendosur bari Fullani do t’i paguaj populli dhe tani populli duhet t’i paguaj Fullanit miliona te tjera me qe nuk i ruajti milionat qe u vodhen e ku ai ishte pergjegjes. Fullani e ka vendin ne burg. Guvernatorit te ri t’i thone qe te organizoj nje vjedhje tjeter, te shkoje disa dite ne burge e te shperblehet me miliona si Fullani. Por do t’i fitoj me kushte nese e ka lyere mire qerren si Fullani duke filluar nga Nishani,Berisha e……..Thirrja eshte Shqiperi, ndyresirat po ta marin shpirtin,mos u dorezo por cohu,nese Fullani merr milionat qe kerkon se i ka ikur oreksia,cohu,mos duro me tej,thika ka shkuar ne kocke.

  11. i larguari says:

    E more Pellumb i paqes, pergjigjen e pyetjes qe ben ne fund to komentit (c’dreqin kemi qe nuk fleme?) e dime te gjithe – ashtu si edhe ti vete – NUK NA ZE GJUMI.
    Te kujtohen vargjet e famshem te te madhit Noli qe i tha Shqiperise:
    Mbahu Nene e mos ki frike
    Se ke djemte ne Amerike.

    Me nje fjale Noli thote qe Shqiperia te mos prese ndonje gje te mire nga djemte e saj ne Shqiperi apo diku tjeter neper bote – dhe persa kohe ka djemte ne Amerike, duhet te qe Shqiperia te qendoje ne kembe dhe te mos kete frike.
    Shiko sa larg ka pare ai gjeni.

  12. Arber says:

    Sado paradoksale te duket ligjerisht Fullani ka te drejte te kerkoje demshperblim sepse u arrestua sikur te ishte roja I institucionit jo drejtuesi. Pa tjeter qe ai ka pergjegjesi morale,por per pergjegjesi morale s’e vret shume Kush new Shqiperi. Duhet te mesojme qe shteti funksionon me ligje jo me oplnlone apo emocione. Dhe zoti Kulla per sa kohe ka qe jeton ne USA duhej ta kishte mesuar kete. Preferencat personale me pelqen s’me pelqen Fullani apo kushdo qofte nuk Kane vlere para ligjit. Personalisht nuk kam asnje preference per Fullanin dhe nuk eshte se me behet shume vone per te,ajo qe me behet vone jane paret e taksave tona qe ne vend qe te perdoren per investime publike destinohen te kompesojne idiotizmat emocionale te drejtuesve te papergjegjshem !

  13. ALBAN DEGA says:

    JEPINI JO VETEM FULLANIT SHPERBLIMIN SHEMBULLOR

    POR PAS REFORMES NE DREJTESI, PAS RIVENDOSJES SE SHTETIT TE LIGJIT MBI RRENOJAT E ANTISHTETIT TE SALIQIT!
    PASI PROKURORIA SPECIALE TE RIHAPE DOSJEN E KUSARISE SE TIJ MULTIMILIONESHE JO VETEM TE GRABITJES SE BANKES, AFERES KORRUPTIVE TE HOTEL DAJTITI DHE QERAVE MULTIMILIONESHE ME FAMILJEN !
    ME SIGURI DO TI JAPE TE PAKTEN 7 VJET BURG DHE SEKUESTRMIN E PADURISE TE VENE ME VJEDHJE NE BASHKEPUNIM, SHPERDORIM DETYRE ME VLERA TE MEDHA TE PASURISE DHE VLERAVE MONETARE TE POPULLIT!
    SHPERBLENI FULLANIN ME LIGJ E ME DREJTESI!
    NO VETEM FULLANIT..

    …. MOS HARRONI EDHE BONUSIN PER PSIKOLOGEN DHE AVOKATIN QE I KA DIKTUAR RAPORTIN MASHTUES DHE KREJTESISHT FALCO

    1- Heqja e lejes se profesionit per mashtrim ne flagrance
    nen diktatin e nje avokati mashtrues
    2- Arrest per shperdorim te detyres e dhunim te Betimit te Hipokratit
    3- Fallsifikim te gjendjes shendetesore te nje personi te shendetshem per qellime kriminale perfitimi personal dhe te nje krimineli perserites qysh prej gati 40 vjetesh, kur ishte krahu i djathte i “Beut te Saukut” qe u ekzekutua per vjedhje ne permasa te medha!
    Mos te harrohet as leja e avokatise te diktuesit te raportit fiktiv, te faksifikuar e te rreme te ketej akti kriminal flagrant ne bashkepunim! Minimumi!

  14. Jani JANAQI says:

    O Fullan, o grek i mire
    Per te ngrene e per te pire,
    Per ngrene makarona per t’u dhjere ne pantallona

  15. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Fullani u shpall i pafajshem ne regjimin dhe udheheqjen e ndritur te Rilindjes Rama.
    Mos e kini inatin me padrejtesine qe iu be Fullanit por me ata qe bene te mundur pfajesine e tij.
    Nuk eshte faji I Fullanit apo Shullazeve perderisa EdscobaretRamaMetaNishanet tallen me popullin bageti pellazgo- iliro shqipfoles.

  16. Seriozi says:

    Para ca kohesh me rastisi te punoja ne shtepine e nje greku bankier .Ne mes te tjerash me tha ; Kam qene ne shqiperi dhe neper bote per ceshtje pune ,bankash ,mes nesh ishte edhe Fullani , me te cilin njihem prej kohesh me tha greku. Te gjithe ne kemi nje status dhe nje x pasuri , por mes nesh shkelqente Fullani i cili ne sjellje , shpenzime e te tjera tregonte se ishte shume me i pasur se ne . dhe ne te tjeret diskutonim se si ka mundesi qe perfaqesuesi i nje vendi te varfer te jete kaq i pasur . Keta me tha greku mes te tjerave

  17. QYTETARI says:

    Presim me padurim rreformen ne drejtesi, pore meqenese politikanet shqiptare jane deri ne gryke me krime, vjedhje, abuzime, duhet patjeter ta mari ne dore Amerika dhe BE, se me salushet, lulushet, iliret. NISHANET shejtanet , sben dote perpara. Mbas rreformes e drejesi dhe krijimit te BKH, rreforme te behet edhe ne sistemin , bankar, sepse thuajse gjithe pergjegjesit kryesor, jane grate e drejtuseve kryesore te shetit, qe nga e shoqja e Fullanit qe iku nga aresimi dhe Fullani e emeroi shefe personeli me rroge mete madhe se kryeministri, po keshtu e bija e ish kryepllamentares J. Topalli, e Bodes, Godes etj. Prandaj duhet pastruar me elemente te rinj, jo me nepotizma dhe pozita shteterore. Ndersa A. Fullani duhet jo te kerkoi miliona para, pore ti hidhen hekurat dhe te haje ato miliona qe merete vetem nga djetat, qe rrinte me shume jashte se brenda, vec dallavereve qe ka bere me objektet qe merete per interesat e bankes kombetare, duke filluar nga Hotel Dajti e gjetke. Mjafte i kane pire gjakun keta shushunja popullit tone. Vendi i keti matrapazi eshte ne burg. SHqiptaret kerkojne drejtesi dhe drejtesia duhet te filloi nga peshkaqenet dhe jo nga cironkat.

  18. arben says:

    Ty o zoteri (artikull shkrues) nuk te ze gjumi se ke qene bashkepuntor e kur te hapen dosjet do merret gjithcka rreth teje. Bye nga New. Yorku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje