Me vendim të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, disa nga anëtarët e kryesisë janë deleguar në disa prej njësive vendore të vendit, për të monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PS-së.
Ish deputeti socialist, Koço Kokëdhima, nuk do të jetë më koordinatori i vetëm i qarqeve Vlorë-Gjirokastër.
Kreu i selisë rozë, Edi Rama, ka vendosur që Kokëdhima në Vlorë të dublohet nga ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli, e cila do mbulojë nga afër procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS për këtë qytet dhe njësitë e tjera vendore të qarkut, raporton Report TV.
Ndërkohë Rama ka vendosur ta dublojë Kokëdhimën edhe në qarkun e Gjirokastërës.
I përzgjedhuri i Ramës për këtë mision do të jetë ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuci.
Ky i fundit do merret me monitorimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të degëve së PS në këto rrethe.
Këto lëvizje erdhën në një kohë kur Gjykata Kushtetuese mori vendimin për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima.
Deputeti Kokëdhëma gjatë kohës që ishte koordinator për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës pati përplasje të shumta me bazën por edhe me deputetët socialistë.
Po dublanti i Administratorit t Albpetrolit, kur do te dale ne drite?
Ne rast se ju te Tema-s dini dicka, ju lutem shpalleni menjehere! Uroj sa me shpejte! Ndoshta Albpetroli do te flase shqip, do te shqiptarizohet qe nga emri, Nafta Shqiptare!
Ke thene dikur fjale ne mend o Mero. Ke thene nuk ka nevoje rama te shtoje armiq se mjafton qe ka kocon mik. E vertete. Te kesh koco gjarprin mik do te thote te kesh gjithe boten armik. Koco helmi. Koco legeni. Kudo qe shkel kemba e tij digjet bari dhe mbillet urrejtja.