Miratohet ligji i "spiunëve"

23 Maj 2016, 18:59Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm një votë abstenim të deputetit Arben Ristani projektligjin për sinjalizuetit, që parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet apo privat.

Ligji, u rishikua edhe nga ekspertë të BE dhe do të zbatohet në zyrat shtetërore nga 1 tetori i këtij vitit dhe në bizneset private nga korriku i vitit të ardhshëm.

Është ILDKPKI-ja heton drejtpërdrejt sinjalizimin për veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në organizata, të cilat nuk kanë një njësi përgjegjëse për këtë qëllim.
Ndaj, Kuvendit iu kërkua që t’i adresohet Qeverisë për buxhet shtesë për ILDKPI.

Vasilika Hysi: Do të duhet që në kuadër të rishikimit të buxhetit, ose ti adresoni ju një letër Këshillit të Ministrave që të parashikojnë urgjentisht fondin e mjaftueshëm financiar dhe burimet njerëzore për Inspektoriatin, për ILDKPI.

Fatmir Xhafaj: Qeveria e ka menduar, e parashikon dhe këtë fakt.

Erisa Proko: Paraprakisht kemi një miratim nga Ministria e Financave për efektet që shoqërojnë këtë projektligj, gjithësesi do të duhet edhe nga ana e parlamentit një lloj angazhimi për miratimin e buxhetit të rishikuar të ILDKPI-së.

Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe projektligjin e sjellë nga Qeveria për të mos lejuar edhe për 5 vjet të tjera gjuetinë.

Për shkelësit e ligjit parashikohet dënim me gjobë nga 800 mijë deri në 1 milion lekë.
Projektligji ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje