Përfaqësuesit e lartë të dy prej selive më të rëndësishme perendimore në Tiranë kanë folur sot përpara shqiptarëve me një gjuhë krejt absurde. Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe zv ambasadori amerikan David Muniz kanë përdorur një argument qesharak për të shperhur vendosmërinë e tyre për të miratuar reformën në drejtësi. Apeli i tyre i njëzëshëm ishte: nuk ka më kohë për ndryshime të mëdha në draft.
Duke dëgjuar këtë thirrje vetvetishëm të lind pyetja: E përse nuk paska më kohë? E pse gjithë kjo urgjencë? Kush është më prioritare: cilësia e draftit, apo afatet e miratimit të tij? Kush ka më rëndësi, një reformë konsensuale dhe e gjithëparanuar, apo suksesi diplomatik që do ti raportojnë shefave të tyre diplomatët me seli në Tiranë?
Pra çështja e reformës në drejtësi nuk është më, thjeshtë një çështje kohe. Po të ishte e tillë, po qe se duhej të vazhdohej të debatohej, të përmirsoheshin nene, të ndreqeshin koncepte, ajo mund të shtyhej edhe pa fund. Për një vend që ka pritur një çerek shekulli me këtë drejtësi të kalbur, që ka kaluar nga militantizmi i gjyqtarëve të plepave e deri tek banditizmi i atyre aktualë, nuk do të ishin asgjë edhe disa muaj më shumë.
Por, fatkeqësisht, çështja e kësaj reforme është një histori vullneti politik.
Partia Demokratike po tregon për ditë e më qartë se nuk e ka as këtë vullnet dhe as dëshirën ta votojë projektin e ndërkombëtarëve. Ajo njëherë thotë se nuk ka ndërmend të paraqesë draft të vetin dhe në fund del me një të tillë. Ajo nga një anë voton në parim diçka dhe më pas pendohet e deklaron se nuk është dakord me arkitekturën e sistemit. Ajo herë gjen argumenta realë e herë artifice, gjithnjë me të njëtin qëllim: ta pengojë procesin të ecë përpara.
Tashmë, për të gjithë, është e qartë si drita e diellit se Berisha ka urdhëruar sabotimin e kësaj reforme. Duke adaptuar qëndrimin e tij PD-ja ka marrë përgjësi. Ajo po mbart mbi vete pëeshën e konfliktit me ndërkombëtarët dhe të paragjykimit nga shqiptarët, duke i bërë një favor të madh edhe kundërshtarëve të saj politikë. Megjithëse e dinë se dyshja kleptokratike Rama- Meta nuk e do këtë projekt, që mund ti ekspozojë ndaj hetimeve të nesërme, demokratët kanë vendosur ta marrin vetë barrën.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Ne mund të hamendësojmë sa të duam negativisht për arsyet e mbrapshta se përse PD po e bën këtë. Ne mund të kemi paragjykimet tona. Por në fund të fundit mosvotimi i kësaj reforme është një vëndim politik. Ai nuk është as një sakrilegj as një akt kriminal.
PD mund të vendosë për mosvotimin dhe për këtë do të korrë frytet përpara shoqërisë dhe elektoratit të saj.
Problemi i PD-së pra, nuk është tek ky vendim, por tek forma që po zgjedh për të vënë në jetë atë. E gjendur nën presion ndërkombëtar opozita po luan Penelopën që zhbën në errësirë premtimet që thur gjat ditës.
Dhe kjo lojë bajate, e atij që ndryshe thotë e ndryshe bën e ka shndërruar në absurd lidershipin e partisë.
Ndoshta do të kish qenë më mirë të PD të artikulonte një “jo” të prerë. Çdo argument i tillë, me arsyetimin se nuk mund të rregullohet drejtësia me këtë qeverisje kleptokratësh të lidhur me banditë, do të qe shumë më serioz dhe shumë më politik sesa mashtrimet e vogla që po i nxjerrin bojën dita ditës.
Ato thjeshtë po e tregojnë, meskine, të trembur dhe qesharake.
Por, për fat të keq, në këtë lojë të shpifur kukamëshefti, opozita po tërheq edhe diplomatët.
PD-ja nuk thotë: ne nuk e votojmë këtë reformë megjithëse e ka treguar qartë se nuk e do. Ambasadorët e dinë si drita e diellit që PD-ja nuk e do, por bëjnë sikur nuk e kuptojnë, nga frika se mos shkëpusin përfundimisht pikat e takimit.
Dhe kështu edhe njëherë akoma publikut i paraqitet një farsë ku askush nuk thotë të vërtetën.
Pasojë e saj janë edhe deklaratat e sotme diplomatike që ushtuan me thirrjen absurde: “Nuk ka më kohë”.
Dhe që ti jepet fund kësaj farse që po i bën të gjithë qesharakë ka vetëm një rrugë: palët ti japin fund lojës me gjasme.
PD ja duhet të dalë e të thotë se nuk e voton këtë reformë. Ndërsa ndërkombëtarëve i mbetet përgjegjësia për të treguar se çdo të bëjnë këtej e tutje pa PD-në.
Duket e dhimbshme, po ndoshta nga kjo fitojnë më shumë të gjithë. Në rastin më të keq, i shmangen turpërimit të ndërsjelltë.
Laps.ai
Mero..Une e kuptoj qe Bushati do te rrise femijet duke shkruar ndonje artikull pro SHQUP-it.Duke e nisur me kritika per SHQUP-in dhe e mbyll duke thene:Ska asgje te keqe Nese PD-ja nuk e voton Reformen ne Drejtesi!!Por sta kemi borxh ne te tjeret qe nuk duam te na gjykoje Gjin Gjoni..Bushati thote:Cte keqe ka Nese PD-ja nuk do qe Shqipwria te behet??Cte keqe ka Nese PD-ja behet pengese per te ardhmen e djalit Tim??
Fakti qe ka shqiptare si ty, qe lexojne po nuk kuptojne me humb shpresen se nje dite Shqiperia mund te behet. Po pse o trung, ne dore te Bushatit eshte reforma???!!! Dhe e dyta, kembanat e shkrimit bien per ambasadoret qe vazhdojne e i vijne pas fijes Saliut. Si mendon ti? Mund ta detyroje njeri Saliun te votoje ate qe nuk do??? Kurre. Po Rama me Meten kujton se jane gati per votim??? Nese sdo Saliu ka rruge te tjera ligjore edhe merr fund kjo pune.
O ShatBush,
Reforma behet per Shqiperine dhe Shqiptaret qe te kete ai popull dhe ai vend nje ligj qe te shpelaj kete sistem drejtesie te kalbur qe ben me shume krime se kriminelet, por ty ste intereson fare kjo ty te interesojne tym e mjergull qe reforma te mos behet dhe u jep kuraje lidereve te krimit ne Shqiperi. Ju jeni bere pjese e krimit dhe beni hosana per lideret e krimit. U shofte me rrenje kjo lloj ligesie nga ata qe ekane rrjepur Shqiperine tere jeten dhe vazhdojne ta shkaterrojne, rraca e ketj mafiozi nuk punon per buken e gojes, por i jep gojes te lere te tjeret pa buke.
sipas meje PD nuk e do reformen, kjo duket sheshit, argumenti :NUK KA KOHE eshte nje menyre per te thene, BOLL LUAJTET, nuk ka fare lidhje me thelbin e reformes, pasi reforma nuk mund te jete sui generis, dmth nje reforme e vecante alla shqiptare , ajo eshte nje sistem rregullash dhe standartesh qe synon :PAVARESINE e GJYQESORIT si e ka cdo vend i perparuar europian,Kete reform per ironi e percakton POLITIKA por nuk dmth qe PRODUKTI i saj DO TE VARET NGA POLITIKA,perkundrazi gjyqesori do te mbetet i pavarur, ajo qe i djeg PD eshte se humb aksesin tek GJYQESORI i Zefeve, Gjineve, Prengeve, dhe Ndueve qe i kish ushtare sa here i duhej lavatricja e Gjyqesorit per te pastruar halen politike te tyre, ketej e tutje me garanci nderkombetare gjyqesori duhet te flase drejt ashtu si duhet ashtu si e kerkon nje shtet qe aspiron BE.Nese ata nuk thone prere nuk votojme, kjo eshte nje menyre per te fituar kohe, ne pritje qe te trashet zullumi i qeverisjes aktuale qe te bejne sa me shume RREMUJE, dhe te mos marrin pergjegjesi politike.AJO per te cilen KAM VEREJTJE eshte AKSIONI QYTETAR,qe duhet te ngreje CADRA PARA PARLAMENTIT PER TE BERE PRESION MBI KETE KASTE POLITIKE qe nuk jane aty per BYTHEN e TYRE, por jane te mandatuar nga populli per te VOTUAR REFORMA ne INTERES TE POPULLIT DHE KOMBIT perdryshe te ZHDUKEN nje ore e me pare.Shpreh HABINE per forca te tilla si ALEANCA (mender) KUQEZI qe u projektuan si levizje transformiste e ne fakt duket se jane pacavure , te cilat kane rast te mbeshtesin kete kredo te rendersishme politike
Domethene sipas Bushatit, PD nuk e voton reformen sepse do te mbroje “kleptokratet” Rama-Meta nga hetimet. Na hapet barkun
z.Andi Bushati eshte nje gazetar apo analist te kohes te lashte primitive,prandaj sic kerkojne diplomatet perendimore reformen ne drejtesi poashtu duhet reforma rrenjesore ne gazetari dhe analist per te ardhmen e gazetarise dhe analist te kohes bashkohore.
Bushatin pas ktij artikulli nuk mund ta klasifikoj as si mish e as si peshk, e megjithate mund ta kalojme si byrek me qepe 30 lekesh.
Dihet boterisht se gjyshi i Bushatit (Andi) Hysni Kapo ishte agjent serb qe ne kohen kur punonte kafaz ne konsullaten serbe ne Vlore me 1936dhe ishte i pari ambasador shqiptar komunist ne Beograd me 1945.Saliu po dihet qe agjent e dhenderr Serbije,mjek i gjyshit te Andit,keshtu qe spiunlleku trashegohet dhe Andi do ti jape nje dore Salihit dhe bene analize groshe me rigon.
Bushati ne fillim e ne fund te shkrimit eshte mbeshtetes i PD-s,per mos votimin e reformes ne drejtesi,dy fakte te thjeshta.
1-“E perse nuk paska kohe” ? (Sepse drafi ka kohe qe ka qene i pergatitur nga nderkombetaret)
2-PD-ja duhet te dale hapur dhe te thote se nuk e voton kete reforme. (PD-ja e ka dhene qendrimin e saj publik)
Reforma nuk eshte e maxhorances,me te cilen Bushati ka alergji,por i sherben gjithe shqiptarve,qe po vrasin njeri tjetrin,per shkak te sistemit gjyqsor,po largohen investitoret etj.
Bushati , zorren e ujit e ka drejtuar per te vaditur faren e peshtire ,ne serat e ….PD se !
yyyysssssssssssssssssssshhttttttttttttttttttttt……per Hysni Kapon kam respekt ,[si emer kuptohet] ,por ky qenka komplet karrabush me xhufke !
me mire mos bej asnji artikull ,more Bushat…..se sa behesh rezil me keto idjotesi qe shkarravit !
Ik pirdhu o Bushat,,,je njeri pa integritet dhe vegel e politikes shpellare te Sales,,,,reforma ne drejtesi behet per luften kunder krimineleve,ne radhe te pare Brenda sistemit, te korruptuareve me pushtet dhe per vegjelin, d.m.th per shqiptaret qe shpresojne per te qene pjese e europes.
Amon o pseudo analist,na thuaj pak -sa te kane paguar halabaket e politikes se krimit qe te shkruash ket pacavure?
A mendon vertete se keto palaco politikan, qe e kane perdhunu ket popull e ket vend per 25 vjet,jane te shqetesuar per cilesine e reformes dhe prandaj kane nevoje per me shume kohe? ? A mendon se Europa dhe Amerika na e kane me hile ket pune,ndersa PD,PS,LSI po i keputet shpirti qe ky popull te kete me se fundi drejtesi te vertete e te barabarte per te gjithe? ? Harron apo ben sikur,qe ky sistem i kalbezuar drejtesie qe kemi eshte produkt i ketyre bastardve?
Andi bushati, artikull pa fund e pa krye, thjesht po justifikon pd duke bere gjoja sikur po e qorton, me dukesh nje prostitute karriere qe do te shesi virgjerine!!! Ore reforma do behet dhe do behet sic thone te huajt, kafshet qe ti i quan pd apo ps apo lsi kane patur 25 vjet kohe per ta qare reformen ne drejtesi, tani u kujtua pd te permiresoje reformen??? Ik mer kurtizane, baxhelle e dizinformacionit!!!
Rastesisht , në kohë të kaluara ,kam parë një foto të nënës së Bushatit me Togliatin dhe Nilde Jotin kur këta pushonin në plazhin e Durrësit . Togliati më vonë u shndërrua një nga megafonët e Hrushovit kundër Shqipërisë, duke qënë një filosllav .Edhe pse titistët mbytën nëpër shpella mijra italianë, me dhe pa faj , pa gjyq të rregullt.Ndërsa ne shqiptarët, edhe pse ishim viktima e parë europiane e fashizmit, sepse çekët si zakonisht ngritën flamurin e bardhë , kur Italia kapitulloi, ndamë bukën me mijra italianë duke i mbrojtur e fshehur nga nazistët.ARGUMENTET filloriste të Bushatit për të mbrojtur shkatërruesit neohitlerianë të Shqipërisë dëshmojnë shkallën më të ulët të një servilizmi dinak.Bushatin nuk e shqetëson fakti që pa drejtësi Shqipëria do të fundoset përfundimisht.Atë e intereson vetëm fati i padronëve vampirë, të cilët i kanë dhënë mundësi të mbijetojë siç kanë mbijetuar të gjithë të tijtë , si heronj, të të gjitha kohërave.
Meqnse eshte ceshtje e pushtet me te rendsishe, Pushtetiit te drejtesise dhe sabotimin bene forca politike qe kerkon sundim abitrare, del domosdshmeri qe “Reformen ta miratoje Qeveria , nen ptronazin Euo-Atlntik” , Per kete te gjej shteg, ndoshta shtegu und te jete REFEREBDUMI.
Mjerim. Nje shkrim qe nuk thote asgje. Edhe keshtu.. edhe ashtu… As mish, as peshk.