Pas debatit të nxehtë me biznesmenin e bitumit për paketën fiskale të dhjetorit, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një biznesmen nga Berati.
Teksa tregonte përvojën e tij në biznes, Rama e ndërpret duke e pyetur: “Po ti sa emra ke?”, duke ironizuar me faktin që shumë deputetë dhe kryebashkiakë rezutuan në formularët e vetëdeklarimit se kanë ndryshuar emrin. Një ndër ta është edhe vetë kreu I ekzekutivit, i cili e ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi.
Biznesmeni i përgjigjet: “Më thonë Gamzend Toska, për disa të tjerë më thonë edhe Gaz Qeroska”
Qeroska ? ? ?
Batutat e Rames qe te neverisin e bezdisin.
kryeminister arrogat dhe legen
Ky qenka lajm!!
Mbas kesaj batute te Rames do flej i qete. Gjithe keto nderrime emrash qenkan vetem per humor dhe batuta.
Gazmen Toska, eshte nje biznesmen shume serioz franko-shqiptar qe me aktivitetin e tij me fason, nje rrobaqepsi per materiale hoteliere e spitalore, mban me pune, pagesa normale dhe siguracion te pakten 250 punetore nga Berati.
I ka marre kapanonet e ish-kombinatit te tekstileve tmerresisht te rrenuara nga viti 1997 dhe i ka kthyer ne ambiente model, me te pastra se farmacite.
I ka dale nami ne tatimoret e Beratit si Qerosi qe nuk te jep asgje. I shkojne te gjithe per ta rrjepur, por ai eshte i rregullt me gjithçka. S’kane ku ta kapin.
Respekte Gazmen! Ashtu vazhdo!