Babai i 7-vjeçarit që u aksidentua sot në Shkozet ka pranuar se i biri iu shkëput nga dora dhe u fut në rrugë, duke i dalë përpara makinës së deputetit.
Aksidenti ndodhi teksa djali ishte duke ecur me mua, mu shkëput nga dora, u fut në rrugë. Ishte pakujdesi e imja që djali doli në rrugë. Shoferi uli menjëherë shpejtësinë. Djali mori dëmtime të lehta,” deklaroi Besim Sula, raporton Panorama.
Fëmija i plagosur ka përfunduar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po kështu konfirmohet se deputeti pas ngjarjes së ndodhur ka pritur forcat e policisë në vendngjarje duke sqaruar rrethanat e aksidentit.
Babai “pranon” se femija i tij i doli para makines se deputetit ama ky vendosi mos ta vdiste…hajde hajde lajme qe jepni … gjithsesi diku duhet te jemi realist. po te kishte qene me shpejtesi deputeti, femija tani do kishte vajtur per mish sufllaqesh