Pas kërcënimit nga e ashtuquajtura “vejusha e zezë”, një xhihadiste që deklaroi se do sulmojë Londrën këtë verë, SAS britanik ka nisur trajnimet dhe simulacionet mbi një sulm të mundshëm.
Mjetet fluturuese të SAS kanë patrulluar në qiellin londinez dhe kryesisht mbi Tamiz duke kontrolluar çdo pjesë të tij.
SAS po bën përgatitjet e duhura për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm xhihadist dhe gatishmëria është në maksimum.
Shpesh herë është folur për sulme të mundshme në Britaninë e Madhe por deri tani nuk ia kanë arritur dot qëllimit.