Trump sulmon Obamën: Injorant në çështjet botërore

27 Maj 2016, 17:06Bota TEMA

Kandidati presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i cili konsiderohet se tashmë e ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve për ta fituar nominimin e Partisë Republikane, tha se presidenti Barack Obama, ka bërë punë të keqe.

“Ai është person i cili ka bërë punë shumë të keqe”, tha Donald Trump mbrëmë vonë, gjatë fushatës në Dakotën Veriore, dhe ka shtuar se Obama “nuk di asgjë për biznes”.

Këto komente ishin përgjigje ndaj deklaratës së presidentit Obama se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “të tronditen” nga kandidati republikan për presidenti amerikan, Donald Trump.

“Shumë propozime që ai i ka bërë tregojnë injorancë të çështjeve botërore ose qasje irituese”, tha dje Obama në Japoni.

Trump tha se nëse ato vende janë “të tronditura në mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe”, shkruan REL.

Donald Trump, biznesmen tejet i pasur, tashmë i ka fituar më se 1, 237 delegatë, sa kërkohen për ta fituar nominimin në konventën kombëtare të Partisë Republikane në muajin korrik.

2 komente në “Trump sulmon Obamën: Injorant në çështjet botërore”

  1. Projekti says:

    Trump keshillohet nga njerez mjaft te pergatitur. Trump eshte nje ekstremist dhe gjeti momentin e duhur per te hyre ne politke nga dera e madhe. Bota po nis te vloje dhe partite ekstrmiste po fitojne terren ne Europe e ne te ardhmen edhe me gjere. Njerzit po i rikthehen zakoneve te vjetra te konflikteve dhe racizmit publik, dhe suksesi i Trump eshte ilustruesi me i mire i fazes ku ka hyre njerzimi. Per fat te keq, Amerika rrezikon te kthehet ne kosh plehrash, e pas saj i gjithe qyteterimi. Nje si Trump do ta fuste boten ne lufte, ose me keq do t’i mundesonte Kines dhe Rusise te dilnin ne krye te rendit boteror. Imagjino nje bote ku komandon Kina dhe ideologjia e saj……..Lol, ndoshta koha e Apokalipsit ka ardhur…

  2. ALBAN DEGA says:

    YOU ARE A DICK HEAD IN NATIONAL AND IN INTERNATIONAL AFFAIRS, MR. TRUMP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje