Basha: Përjashtimi i Berishës, manovër e Metës dhe Ramës për t'i mbyllur derën opozitës

28 Maj 2016, 10:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha e ka konsideruar përjashtimin e ish- kryeministrit  Sali Berisha nga parlamenti si manovër të mazhorancës për t’i mbyllur derën opozitës në parlament dhe tryezat e pranishme.

Në një postim në statusin e tij ne Facebook, mëngjesin e së shtunës, kryetari i PD-së Basha shprehet se “Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama . Kjo krizë ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro”.

Basha pohon se ,”njëkohësisht kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standarteve të kësaj mazhorance të kalbur në krime vese dhe korrupsion. Kjo nuk bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste. Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore”.

4 komente në “Basha: Përjashtimi i Berishës, manovër e Metës dhe Ramës për t’i mbyllur derën opozitës”

  1. Angjelo says:

    Per tu mbyllur deren ju te UDBS eshte shum pak. U zhdukte fara juaj se po e shkatrroni te arrdhmen e atij vendi per te shpetuar nga krimet si keni bere. Populli shqiptar ka te drejte te besoj se Ti dhe partia e jote jeni te lidhur kembe e koke me UDBN dhe Asfalian Greke. Turp.

  2. guri shabani says:

    O Luli po ku ishte deri dje idhulli jot Saleh qe kujtohet sot te prrallisi e lagu se lagu.Ishte fuqiplote dhe po te kishte dokumenta e kishte fut ne burg cilindo.Por tani qe po i vjen fundi mundohet dhe nxjerr mbrockulla.Pse flet pse nuk denoncon sepse e di se me goje fjalet i mer era kurse denoncimi do fakte,prandaj dhe ti mos fluturo mbas Salehit.

  3. Pirdhseshfryhesh says:

    Po mire more lulzime kur kjo qenka manover e rames e metes, atehere pse ti bie pre e kesaj manovre? He?mund te na japesh pergjigje per kete pyetje? Si do ta luftosh dhe do fitosh ti kunder manovrave te tyre.duke u mbajtur akoma pas plakut te rrjedhur dhe pjerdhur?a e din ti se pse ju kurre nuk e kaloni 30/perqindeshin?prej plakut te pjerdhur pra.dhe per sa kohe te mbahuni pas tij ju nuk keni per te arritur as 20 perqindeshin. Por nejse c fare shkruaj edhe une se mos ju plasi juve per popullin.nje pjese e jona e di kete, por c ti bejme nje pjese tjeter qe kane 26 vjet qe ju i keni kthyer ne parazite te korruptuar qe mezi presin kur ju te nderroni rolet e pushtetin dhe ata te lepijne kockat qe u hidhni ju.se vetem aty i kane shpresat.se keshtu i keni mesuar ju.ju jeni maskarenj kriminele te maskuar pas petkut te politikanit qe kurre nuk keni qene dhe kurre nuk do jeni. Po c ne edhe une?sikur edhe kete nuk e di ti?por te plas apo jo?sigurish qe jo.kete e dime te braktisurit s ke pse ta dish ti.dhe jo vetem ti por edhe rilindasit me ne krye kryerilindasin e integrimit evropian ilir floririn.talleni lule talleni jo vetem sumen por edhe bolet.pse jo? kur na keni neve popullin e zgjuar shqiptar.te na rroni sa malet lulzime por vetem me nje kusht kur te vdisni bejeni te gjithe njeheresh se vetem keshtu mund te shpetojme ne prej jush.perndryshe po e bete nje nga nje eheee!jeni si ajo parrulla e enverit ju 1 bie qindra ngrihen.sikter mother fuckers.

  4. Ekzekutimi says:

    PO NA QEVERISIN SPIUNET E UDB-se Spiuna te Ndyre qe pasi Shakaterruan Shqiperine ,tani po i Mbyllin DYERT E EU-se::::
    SALI BERISHA, Lulezim Basha Vrane @ SOKOL OLLDASHIN , me Ndihmen e UDB-se Serbe….
    Kriminelet ne Litare..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje