Trajtimi skandaloz i fëmijëve autikë në shkolla

30 Maj 2016, 21:02Sociale TEMA

Fiks fare solli me pamje moment nga disa orë mësimi në klasën e parë B të shkollës 9 vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet, ku mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve. Në një nga klasat e para të kësaj shkolle, merr dije dhe një 10 vjeçar me elemente autizmi. Filloreta Dervishi e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë këtë fëmijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës.

Gjithëpërfshirja në proçesin mësimor ka në bazë të gjithë fëmijët me probleme që duhet të përfshihen në proçesin mësimor edukativ si bashkëmoshatarët e tyre.

Në vitin 2014 Ministria e Arsimit filloi të fusë në sistemin arsimor mësuesit ndihmës nëpër klasa , që sot arrijnë numrin rreth 140. Numër ky, që nuk e mbulon dot kërkesën për nxënësit autikë. Kështu që fëmijët me autizëm frekuentojnë shkollat publike , por nuk kanë mësues të posaçëm për kujdesin dhe edukimin e tyre.

Në rastin e trajtuar mbrëmjen e sotme, në mungesë të mësueses ndihmëse në klasë me fëmijën qëndron e ëma. Ajo ka lënë punën dhe i është përkushtuar tërësisht të birit . Mësuesja e tij Filloreta Dervishi nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares. Nga pamjet e filmuara në Fiks Fare shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës

. Ajo ju flet me tone të larta të gjithë nxënësve dhe i godet me çok në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, Filloreta Dervishi u thotë: “ mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua tua dëgjoj zërin”. Fiksi e ndoqi për disa ditë me rradhë mësimdhënien e kësaj mësueseje dhe aty u pa qartë sjellja e saj me fëmijët e klasës së parë. Ndërsa me 10 vjeçarin me elemente autizmi në provat e festës së abetares e nxjerrë nga grupi duke e urdhëruar të ulet. Edhe pse fëmija tenton të hyjë disa hërë në grup bashkë me moshatarët e tjerë pa u veçuar, ajo sërisht e largon duke e diferencuar.

Në këto kushte Valbona Rrenjolli, prind i fëmijës me elemente autizmi kërkoi ndihmën e emisionit Fiks Fare për të demaskuar mësuesen, ose ndryshe “nënën e dytë”. Valbona shprehet se kjo mësuese ka penguar intergrimin e djalit të saj si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por edhe mënyrën sesi kjo mësuese ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve. Dhunë verbale dhe joverbale. Ajo thotë se në rolin e prindit është ankuar në drejtori, ku ka mbetur akoma më e zhgënjyer kur ka parë sesi të gjithë mësuesit dhe drejtuesit dalin në krahë të njëri- tjetrit dhe nuk verifikojnë fare situatën.

10 komente në “Trajtimi skandaloz i fëmijëve autikë në shkolla”

  1. Nexhmie Hoxha says:

    Po kush te verfikoje, Lindita qe le orar te parukierja…..
    …. mos i kerkoni shume llogari Lindites se arsimit, se aq kapacitet ka ajo, c’te beje e shkreta.

  2. Ai says:

    Tani te dali ajo nikolla dhe te mari mase si per mesuesen dhe drejtorin , pp si pushoi mos te na tregoi peralla per reformen ne arsim

  3. Al says:

    Te ishte ne kanada kjo mesuese, dhe le te thoshte pse une do ta ndjek Leon .

  4. Wendy-B says:

    Jo vetem kjo mesuese po dhe shume te tjera ushtrojne dhune verbale mbi femijet. Ku e gjen te drejten kjo palo grua te godase femijen e tjetrit. Cfare behet keshtu me keto mesuese. Nqs kane probleme ne familjet e tyre apo nuk u pelqen ta bejne kete pune, nuk eshte faji i femijeve. Le tia lene vendin dikujt tjeter qe ka “nerva” apo i le problemet e veta ne shtepi dhe ben punen qe i eshte caktuar.

  5. AJO says:

    Femijet autik duhet te jene ne klasa te vecanta sepse autiket pengojne mesimin dhe zhvillimin e Femijeve normal ne klasa. Ikin minutat duke u marre me ata dhe lene pas dore femijet normal. Ngelen duke share mesueset. NJe ke ne shtepi dhe nuk e menaxhon dot e jo me dhe autik mes 30 femijeeve te tjere

  6. albo says:

    Kjo pervecse denohet me ligj duhet te humbi dhe e drejta e te dhenit mesim per ter jeten. Sesht per ate pune ajo jo. Te shkoj pastaj te ankohet qe me hoqen qe jam e PD

    1. Ester says:

      Avash more Albo se mos te bie dhe ty ndonje halle ndonje dite dhe do te thone ta varin kete ne litar…… Femijet autik nuk i ntegron dot ne nje klase normale sepse ata jane anormal dhe ne klasa me femije normal vetem shkaterrojne femijet normal. Ata nuk i integron dot as mamaja , as psikologia , as mesuesja . Mjer femijet normale qe kane ndonje autik ne klase. Eshte shume kosto per femijet e tjere te kesh autik ne klase. Njeri eshte dhe mesuesja te shkreten … jo kaq mllef ndaj tyre…..
      Duhet te jete me ligj autiket ne klasa me autik dhe me mesues te vecante te specializuar per ata. Kam qene nje dite ne nje klase ku ishte nje autik ishte nje tmerr. Ai nuk linte mesuesen te bente mesim, nuk pushonte dhe nuk linte femijet e tjere te degjonin .. skandal. Gjithe prinderit qe kane femije inteligjente dhe normal duhet te ngrihem dhe te kerkojne qe femijet me probleme te tilla madje dhe ata me probleme ne sjellje te rrine ne klasa te vecante sepse jane pengese shume zerioze ne klase per pjesen e femijeve normal qe duan te mesojne…

  7. billi says:

    Moj shoqja Nexhmije,
    mos e shkrep nag supi. Jo cdo gje qe Fiksi nxjerr eshte e vertete. perse nuk mendon se si po denigrohen mesuesit??
    Perse nuk mendon qe Fiksi eshte kethyer ne nje gjobevenes?
    Une e di nga brenda ngjarjen.Mamaja e atij femije eshte me probleme te renda mendore. Ajo ne shume raste ka shperdoruar mundesine qe i eshte dhene per te asistuar ne mesim. Ne ate klase jane dy autike dhe prindi tjeter e ka falenderuar kete mesuese etj etj
    Prandaj shoqja Nexmije mos komento kot sa per te qene prezente (si ata qe kane manine per te dale ne TV.

    1. Bona says:

      Ku ishte ky qendrim skandaloz tek femija autik!!!!!! Sepse i tha shko ne banje. Po ai cdo pese minuta thote ” mesuese te shkoj pak ne banjo” ” mesuese te ulem aty” ” mesuese te ha buke” . Sipas jush cfare te beje mesuesja te merret me femijen autike apo me 30 nxenesit e tjere. Asnjehere kjo mesuese nuk ka dhunuar keta femije autike as verbalisht dhe as fizikisht. Une e kam djalin ne te njejten klase dhe eshte autik. Me vjen keq per zonjen qe ka bere nje denoncim qe nuk i zgjidh problemin qe ne kemi. Problemi qe duhet te ngrinte ajo ishte mos emerimi i psikologeve nga DAR per keta femije si dhe mbajtja e dy femijeve autike ne te njejten klase dhe jo te bertiturat ndaj femijeve. Ajo ishte nje sjellje qe te gjithe mesuesit dhe prinderit e kane. Kjo mesuese ka duruar shume si nga ky femije si nga djali im, qe te dy e kane qelluar me shkelma e me te gerrvishura dhe ajo ska thene gje. Jeni duke i marre me qafe mesuesit me keto filmime qe denigrojne jo vetem figuren e nderuar te tyre por edhe ate te femijeve qe po mesohen me keto metoda shantazhimi.

  8. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Kjo nuk është “asgjë” në raport me atë që ndodh me personat me aftësi të kufizuar mendore, fizike dhe sensore, përfshi edhe personat autikë në Shqipëri, të cilët përbëjnë segmentin që diskriminohet institucionalisht, sepse strukturat shtetërore dhe pushtetërore të të gjitha krahëve të politikës, depudetët dhe Kuvendi në tërësi, qeveritë, presidentët, shoqëria civile, avokatë e popullit, organizmat dhe organizatat ndërkombëtare të atashuara në vendin tonë, heshtin rreth mosmiratimit të statusit të tyre, ashtu vic e kanë paraplegjikët dhe tetraplegjikët, personat që nuk shikojnë, invalidët e punës dhe sic e kërkojnë Konventat Ndërkombëtare. Pra, brenda kategorisë shoqërore “Aftësi e Kufizuar”, bëhet diskriminim, dallim, margjinalizim ndaj segmentit më delikat dhe askush nuk jep llogari, ndonëse po bëhen gati 20 vjet që luftohet pa sukses, edhe pse në të gjitha fushatat e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare e vendore, miratimi i statusit për personat me aftësi të kufizuar mendore, fizike e sensore ka qenë premtimi i parë. Një pjesëtar i këtij segmenti, me përjashtim të një kuote financiare, nuk gëzon asnjë të drejtë e lehtësi ligjore, doganore, materiale, komunikimi, lëvizjeje, argëtimi, taksimi e tatimi, sic i gëzojnë segmentet e tjerë të aftësisë kufiauar që kanë status. Vallë, si mund të kërkohet që këta persona të jenë të barabartë në shoqërinë shqiptare, kur nuk janë të barabartë mes veti, me segmentet e tjerë të aftësisë së kufizuar? Ne qoftë se do të vazhdohet kështu, papërgjegjësia, nënvleftësimi, indiferenca, manipulimi, shfrytëzimi për vota e “benefice”, do të marrë formën e fobisë, pse jo edhe të kriminalizimit. Eshtë koha e fundit që Kryeministri ta marrë vet iniciativën ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje