Tahiri: Lufta ndaj drogës, duhanit e alkoolit fitohet fillimisht në mendje

31 Maj 2016, 16:43Kronika TEMA
Tahiri: Lufta ndaj drogës, duhanit e alkoolit fitohet fillimisht në

Të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, pa alkool, pa duhan, pa drogë të gjeneratës tjetër.

Ky ishte mesazhi kryesor i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një aktiviteti sensibilizues me nxënës të shkollave të mesme të qarqeve Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Sipas ministrit Tahiri deri më tani është bërë shumë në këtë drejtim dhe se jemi në drejtimin e duhur.

‘’Policia e Shtetit ka një super volum pune, bënë shumë për të edukuar të rinjtë dhe të rejat. Komunitetet vendore, çdo punonjës i Policisë së Shtetit mundohet të krijojë ekzaktësisht këto modele. Po ne e dimë që ka ende shumë për të bërë.

Po askush nga ne nuk ka dot mundësi të krenohet për çka kemi bërë sot. Jo se kemi bërë pak, po se ajo që mbetet për t’u bërë është gjithmonë më shumë se ajo që kemi bërë’ , tha ministrit Tahiri.

Ministri Tahiri shtoi se lufta kundër drogës, alkoolit dhe duhanit është një luftë që më së pari fitohet në mendje para se të fitohet në rrugë.

‘’Nëse ka diçka që duhet të luftojmë me shumë forcë është lufta kundër këtyre fenomeneve nëpërmjet modelit, duke i dhënë mundësi të rinjve të kenë modelet ndaj të cilave të referohen dhe të krenohen.

Për të ndërtuar një gjeneratë të tërë të rinjsh e të rejash të cilët ta duan Shqipërinë duke dashuruar veten larg veseve, larg problemeve duke i thënë jo alkolit, jo duhanit, jo drogës dhe po jetës’’, theksoi ndër të tjera ministri Tahiri.

 

1 komente në “Tahiri: Lufta ndaj drogës, duhanit e alkoolit fitohet fillimisht në mendje”

  1. kombinatsi says:

    Ky individ ka konsumuar ne vitet 95-98 heroine dhe kanabis pa fund. Sot terheq kokaine shpesh nderkohe qe cigaren nuk e shkeput nga goja dhe kur eshte ne ambiente te izoluara. E ktej ben propagande. PTUUUU RRACE E POSHTER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje