Forcat irakiane po vazhdojnë sulmet e tyre për të rimarrë qytetin e Falluxha-s nga i ashtuquajturi grupi Shteti Islamik.
Raportet e fundit janë se militantët janë vënë në rezistencë të ashpër.
Ekziston frikë e madhe për sigurinë e mijëra civilëve të cilët mbeten të bllokuar në qytet.
Ky aksion vjen një javë pasi qeveria nisi një përpjekje të bashkërenduar për të rimarrë qytetin, i cili ishte në duart e xhihadistëve që nga viti 2014.