U festua sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Aktiviteti i organizuar nën kujdesin direkt të ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, në bashkëpunim me shkollat e 9 – vjeçare të Tiranës, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, iu kushtua veçanërisht fëmijëve të nënave të dënuara.