Ai prej 24 vitesh jeton në Amerikë, ku punon si gazetar tek “Zëri i Amerikës”.
Por, kthehet shpesh në Shqipëri, ku ka botuar edhe disa libra të suksesshëm biografikë.
Më i fundit është ai për Esat Pashë Toptanin.
Bëhet fjalë për gazetarin Ilir Ikonomi, që në një intervistë për gazetën Dita, jep këtë përcaktim se si e sheh Shqipërinë:
“Shqipëria përparon çdo vit.
Zakonisht, njerëzit që jetojnë këtu e kanë të vështirë ta shohin përparimin dhe disave u duket sikur po ecet prapa.
Në të vërtetë janë rritur kërkesat e njerëzve; ata duan të jetojnë si në vendet më të përparuara.
Për shembull, sa herë që vij, shoh se ka ndërtime të reja, ka ndërgjegjësim më të madh për ruajtjen e mjedisit, globalizimi funksionon mjaft mirë edhe këtu.
Njerëzit janë të informuar për atë që ndodh rreth tyre dhe në botë. Këto në vetvete janë një shtytje drejt së mirës.
Unë vë re sidomos gjallërinë e shoqërisë shqiptare, diçka që nuk shihet në vendet fqinje, ku jeta është shumë më e fjetur.
Ndonjëherë të rinjtë kanë iluzione, mendojnë se do të jetonin më mirë po të emigronin.
Jo se nuk mund të bëjnë karrierë jashtë. Por them se do të ishte më mirë ta vrisnin mendjen se si mund të përmirësohen gjërat në vendin e tyre”, thotë ai.
Ndërsa më poshtë iu përgjigjet disa pyetjeve për Esat Pashë Toptatin.
-Libri juaj i fundit është për Esat Toptanin, çfarë të reje sillni ju për këtë figurë?
Libri është i mbushur me fakte të reja, gjëra që nuk janë thënë më parë, dokumente të papublikuara, biseda e intervista që janë zbuluar nëpër arkiva ose në gazeta të kohës. Mendoj se e reja më e madhe është paraqitja e balancuar dhe vështrimi i paanshëm për Esat pashën. Pra, jam përpjekur ta jap atë në mënyrë të tillë që t’i afrohem sa më tepër të vërtetës, pa mbajtur qëndrim për ato që ai bën. Esati më rezulton një personazh kompleks dhe i ndërlikuar ashtu siç ishte Shqipëria e kohës, ku ndërthureshin interesat e shumë fuqive. Ai është tejet i zgjuar, është një diplomat dhe negociator mjaft i zoti edhe pse pa ndonjë shkollë. Shpesh ai ka dilema që diktohen nga kushtet jashtëzakonisht të vështira që zor se mund të përfytyrohen në kohën e sotme. Mbi të gjitha ai është oportunist dhe krijues në skemat që përdor. Për shembull, herë pas here ai merr para nga shtetet fqinje, në shkëmbim të premtimeve boshe që u jep. Është fjala për gjysmën e dytë të vitit 1914, pra kur Princ Vidi ka ikur dhe për vitin 1915, një periudhë në të cilën Esati ishte kreu i qeverisë shqiptare në Durrës. Është periudha e një kaosi të plotë. A duhet të kishte marrë para? Dikush mund ta quajë këtë tradhti. Në fakt Esati i merr paratë për të konsoliduar pushtetin, sepse nuk ka rrugë tjetër në kushtet kur qeveriste në Durrës i rrethuar nga një lëvizje pro Stambollit në Shqipërinë e Mesme dhe kur jugu ishte i pushtuar nga Greqia. Të tilla dilema e shoqërojnë pragmatistin Esat, në një kohë kur askush tjetër nuk do ta kishte marrë përsipër qeverisjen e vendit. Veç të ishe i çmendur të doje të qeverisje Shqipërinë e asaj kohe.
-Cilat janë lidhjet tuaja me familjen Toptani?
Nuk kam asnjë lidhje me Toptanët. Nëse do të kisha patur, ky mund të ishte një konflikt interesi dhe nuk do ta kisha shkruar fare librin.
-Në dokumentet që ju sillni cili është roli i Esatit në 10 vitet e para të shtetit shqiptar?
Esati mbrojti Shkodrën gjatë kohës kur ajo ishte e rrethuar nga ushtritë malazeze dhe serbe, nga tetori 1912 deri në 22 prill 1913. Rrethimi ishte i ashpër dhe Shkodra vuante nga uria. Esati e dorëzoi qytetin, por vetëm kur Fuqitë kishin vendosur që ajo t’i mbetej Shqipërisë. Malazezët e mbajtën vetëm dy javë. Më vonë ai rivalizoi me qeverinë e Ismail Qemalit, duke ngritur një qeveri paralele në Durrës. Mes të dyve pati shkëmbime të ashpra fjalësh. Esati ngulte këmbë se qeverisja e tij ishte më e pastër se ajo e rivalit. Për këtë mund të diskutohet shumë, por unë do të kisha preferuar që ata të kishin bashkëpunuar. Kjo nuk ndodhi dhe besoj se nuk i bëri mirë vendit. Disa ia hedhin fajin Esatit. Gjithsesi, fatet e Shqipërisë ishin vendosur tjetërkund; Fuqitë e Mëdha i sollën asaj një Princ, me besimin se ai do të qëndronte mbi palët dhe më në fund do ta fuste Shqipërinë në rrugën e zhvillimit. As kjo nuk ndodhi. Siç duket vendi ende nuk ishte i përgatitur për një hap të tillë të madh. Periudha që pasoi u shoqërua me kaos, filloi Lufta e Parë Botërore, Princ Vidi iku dhe Shqipëria nisi të zhbëhej. Në këtë kaos, Esati i rikthyer në Durrës u përpoq të sundojë, por pa dobi.
-A ka ndonjë kontribut ky ish-kryeministër për Shqipërinë?
Mendoj se Esat pasha si kryeministër në kohën e lëvizjes pro-turke të Shqipërisë së Mesme (1914-1915), i kishte duart të lidhura. I rrethuar në Durrës, ai kërkoi ndihmën e Italisë, por ajo kishte interesa të tjera dhe nuk e ndihmoi, megjithëse trembej se kryengritësit e Haxhi Qamilit mund të merrnin Durrësin. Esati rezistoi sa mundi dhe u përpoq të qeverisë me të gjitha mjetet. Në fund, u detyrua të kërkojë ndihmën e Serbisë, e cila erdhi deri në Tiranë, kapi krerët e rebelimit dhe ia dorëzoi Esatit në Durrës, i cili i vari në litar. Në historinë e shtetit shqiptar, që ishte ende foshnje, kjo ka qenë ndër periudhat më kaotike, sepse në Shqipëri përplaseshin interesat e disa vendeve. Duke përfituar nga dobësitë e shtetit të ri, në prill 1915 shtetet e Antantës nënshkruan fshehurazi me Italinë copëtimin e plotë të Shqipërisë pas lufte. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Esati u rreshtua me fuqitë fituese, ndërkohë që rivalët e tij qëndruan në anën e Austrisë, e cila doli e humbur nga lufta. Megjithatë, për arsye të armiqësisë së tij me Italinë, Esati nuk u ndihmua nga këto fuqi në Konferencën e Paqes në Paris. Siç e shihni, gjërat ishin mjaft të komplikuara, sepse fati i Shqipërisë dhe bashkë me të edhe ai i Esatit vareshin nga më të mëdhenjtë.
-Si do ta vlerësonit bashkëpunimin e tij me Serbinë?
Esati bashkëpunoi me Serbinë i detyruar nga rrethanat e skajshme. Unë nuk i kam parë dy marrëveshjet e tij me Serbinë, sepse nuk kam mundur t’i gjej në arkivin serb, por kam gjetur dokumente që provojnë tërthorazi ekzistencën e tyre. Nuk është e qartë plotësisht se çfarë lëshimesh u premtoi Esati serbëve në shkëmbim të ndihmës që ata i dhanë për shtypjen e rebelimit proturk. Sipas profesor Shukri Rahimit, që thotë se i ka parë marrëveshjet disa dekada më parë në arkivin e Serbisë, Esati u ka premtuar serbëve disa lëshime territoriale. Sipas vetë fjalëve të Esatit në dy biseda që ai ka patur në vitin 1920 me një diplomat italian dhe me një delegacion të qeverisë së Tiranës, lëshimet janë një shkëmbim i thjeshtë territoresh: Luma në shkëmbim të Dibrës. Këto dokumente unë i kam gjetur. Ndërkaq do të vazhdoj të kërkoj marrëveshjet origjinale. Interesante është se edhe vetë historianët serbë përdorin si referencë prof. Rahimin kur flasin për marrëveshjet e Esatit me Serbinë. As ata vetë nuk i kanë parë! Pas vdekjes së Esatit, kur francezët hapën kasafortat e tij dhe bënë listën e dokumenteve në praninë e noterëve dhe të njerëzve të familjes, nuk gjetën ndonjë marrëveshje të tillë.
-Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar?
Qysh pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në Shqipëri ka patur një propagandë intensive kundër Esatit. Italia e kishte shpallur armik, sepse ajo donte të sundonte e pashqetësuar në Shqipëri, ndërkohë që Esati kishte një sens të fortë pavarësie dhe nuk duronte njeri mbi krye. Në vitin 1919, nën kujdesin e italianëve, në qytete të ndryshme të Shqipërisë organizoheshin mitingje kundër Esatit. Qeveria e Durrësit, e ngritur me nismën e italianëve dhe më vonë ajo e Lushnjës e shihnin Esatin si rival, sepse ai aspironte të kthehej në Shqipëri dhe ata i druheshin hakmarrjes së mundshme. Ndërkaq, Esati e ruajti gjatë gjithë kohës miqësinë me Serbinë dhe kjo krijoi dyshime serioze ndaj tij. Ai mendonte se Serbia ishte e vetmja që mund ta ndihmonte të vinte në pushtet. Qëllimi i tij ishte të sundonte i pavarur nga Italia, e cila në atë kohë kërkonte sovranitetin mbi Vlorën dhe ishte në rivalitet me Serbinë. Dorëzimi i Shkodrës vazhdoi të amplifikohej nga rivalët e tij si një akt tradhtie, pa marrë parasysh rrethanat e skajshme të urisë në të cilat u bë. Gjatë komunizmit, Toptanët dhe bashkë me ta edhe Esati, u etiketuan si reaksionarë. Të gjitha këto ishin shkak i mjaftueshëm që historianët të mos merreshin me Esatin. Ndërkaq, me direktivën e hierarkisë së lartë komuniste, Haxhi Qamili u trajtua si hero dhe rreth tij u bënë studime, ku Esati shihej në dritë negative. I pari që hoqi mjegullën rreth Esatit ishte Tahir Kolgjini, një i mërguar në Turqi, i cili paraqiti argumente origjinale për të provuar se akuzat ndaj pashait si tradhtar nuk qëndronin. Studimi i Kolgjinit nuk u përfill nga historianët e Shqipërisë.
-Si e vlerësoni aktin e Avni Rustemit ndaj Esat Toptanit dhe nga kërkimet tuaja a është gjykuar Avni Rustemi me objektivitet?
Nuk mendoj se vrasjet politike i sjellin ndonjë dobi shoqërisë. E kuptoj se akti i Avni Rustemit edhe sot ngjall emocione tek disa. Gjatë shumë dekadave ai ka qenë përdorur si mjet për të edukuar patriotizëm tek më të rinjtë. Por ajo kohë ka kaluar. Përsa i përket gjyqit të Avni Rustemit, ai në fakt u kthye në një gjyq kundër Esatit. Avokati i Avniut, i cili u gjet nëpërmjet qeverisë së Tiranës, ishte Anatole de Monzie, një jurist mjaft i aftë, i cili më vonë do të bëhej edhe ministër i Drejtësisë së Francës. Ai e paraqiti vrasjen si krim pasioni dhe e bindi jurinë që ta shpallte Avni Rustemin të pafajshëm. Juria përbëhej nga qytetarë të zakonshëm të Parisit, që nuk kishin ndonjë ide për Shqipërinë apo për Esatin. Ajo gjykoi mbi bazën e asaj që dëgjoi nga avokati. Pas lirimit, Avniu u kthye në atdhe dhe u vra pak vite më vonë nga kundërshtarët politikë. Shqipëria ra përsëri në kaos. E përsëris: Nuk mendoj se vrasjet politike i sjellin ndonjë dobi shoqërisë.
-Nga këto që ju thatë më parë, por dhe komentet që janë bërë duket sikur keni dashur me elegancë që të rehabilitoni figurën e Esat Pashës?
Unë gjithnjë e përdor në thonjëza fjalën “rehabilitim”, sepse më duket si një sajesë e shoqërive të mbyllura, ku mendimi diktohet nga një qendër censure. Në një shoqëri të hapur nuk ka nevojë të “rehabilitosh” dikë, sepse secila figurë historike ka natyrshëm vendin e vet, sipas gjykimit kolektiv që i jep shoqëria. Por, që shoqëria ta japë një gjykim të tillë, asaj duhet t’i serviren shumë libra dhe shkrime me sa më shumë këndvështrime. Vetëm kështu formësohet një opinion objektiv për një figurë të caktuar. Libri im është përpjekja për të dhënë një vështrim të freskët për Esat pashën dhe ju mund ta kuptoni që këtu nuk hyn fjala “rehabilitim”, e cila duhet të jetë një atavizëm nga koha kur historia i diktohej shoqërisë shqiptare.
Plotesisht Dakort,Shqiperia po ben progres dhe ka ndryshuar,ishte si koreja e veriut para viteve 90,Mos te harrojme se do kohe te vihen re ndryshimet,Ne perendim moren qindra vite te zhvillohen.Edhe Amerika perpara 100 vitesh ishte nje vend me keq se turqia e asaj kohe.Emigrantet ndihmojne shume gjithashtu me dergesat e tyre.5 vitet e ardheshme do jene vendimtare per shqiperine,Do ecij te futet ne Evrope dhe te perdore fondet per zhvillim,apo do mbetet peng e klanit oriental te partise se islamokomunistit sali.Greqia dhe Serbia duan te behet lufte ne Shqiperi dhe sali islamokomunisti eshte gati te ndez fitilin te vritemi prape mes nesh.Mos e votoni me klanin serbogrek te saliut.
Absolutisht jeta ne Shqiperi esht shum me e bukur , sidomos ne qytetet shqiptare plot diell , gjalleri nga njerezit qe ecin ne ruge , kafene ne ane te ruges
Dhe mbi te gjitha degjon te flitet shqip ngado
Duket sikur koha atje ecen ngadale , ngadale … Ose me mire te thuash ora atje nga ngecur tek periudha e …. Kenaqsiae
Sa per Esat pashen , absolutisht ai ishte politikani me inteligjent shqiptar i asaj kohe ,, dhe ne konferencen e Paqes ne 1919 Esati ishte miku i ngushte i amerikaneve dhe sidomos i Kolonelit Bonsal, i cili ishte si perkethyes i delegacionit anerikan ne Paris
Bonsal e pelqente aesatin , sepse Esati dhe mbreti i Belgjikes ushin trupa te medhenj qe binin ne sy ne Konference
Esati kish te meten se ishte tip lekisti dhe per keke te shiste , mirpo nqs Ismail Qemali do e kushte futur ne koslicionin qeverises Esatin do ishte nje ndihme shum e madhe oer Shqiperine
Dhe e meta tjeter ushte qe Esati i urrente italianet , kur ne fakt ai duhej te gjente gjuhen me italianet dhe te mbante larg serbet
Dhe pastaj me italianet Esati mund te bente me shum pune , pavaresisht se italianet donin te rembenin bregdetin shqiptar
Ne fakt Esati e dorezoi Shkodren tek malazezet , por edhe Ismail Wemali ja fali Camerine grekeve , dhe jo vetem Canerine por edhe pronat e Kolonjareve qe ishin pergjate kufirit greko shqiptar ne token e ashtuquajtur greke
Porse Esati beri dem ne Konferencen e Paqes ne Oaris , sepse ai u paraqit si perfaqsues i Shqiperise , dhe u be remuje sepse Shqiperia kushte si oerfaqsues delegacionin qe kryesogej nga Turhan Pasha dhe Mehmet Konica
Ndaj duhej vrare , se po behej i rezikshem ne ate moment shum te rezikshem per Shqiperine
Duhet ta thoshte troc. Ska jete ne perendim. Sidomos ne amerike. Stres, mundim, vuajtje. Ne tirane jeta eshte parajse
HAJDE JETO KETU DHE SHIKOJE SA MIRE ESHTE SHQIPERIA PAS RILINDJES?????????????????????????? HAHAHAHAHAHA
Esatin nuk e vrau Avniu per politike po per tradhti ndaj atdheut ( nuk ishte vetem dorrezimi i shkodres dhe marreveshja e tij me serbet dhe ardhja e tij ne Tirane me trupat Serbe por edhe marreveshja me greket per tu dhene jugun e shqiperise).. Edhe mos te harrojme se Avniu e vrau me 13 qeshor te 1920 kur ne Shqiperi ishte qeveria e Sulejman Devines e dale nga Kongresi i Lushnjes ku Zogu ishte minister. Esati po bente plane per ta rrezuar me ndihmen e Serbeve qeverine e Delvines dhe mos te harrojme qe eshte i varrosur ne varrezat e ushtareve serbe ende sot e kesaj dite. Esati nuk i perkiste asnje force politike ne Shqiperi ishte nje feudal, injorant dhe patin fatin e madhe qe forcat hollandeze ate kohe ne shqiperi nuk e vrane por e derguan ne azil.
@razo…Dakort me ato qe shkruan ,Historia e njef Esatin per Tradhetar dhe lepur qe u be mash e malazezeve dhe serbeve,Por Jari do qe cdo Hale e historise te marre dekorate perpara se jari sakati te hiqet nga presidenca.Esati eshte i varrosur me serbet dhe eshte turpi i kombit dhe historise sone.Nje kodosh turk me serbet,greket,malazezet,turqit,por jo me shiptaret..Kodoshi sot quhet sali berisha dhe eshte kopje e esatit.esati shiti token,sali qeni shiti detin.Ilir Ikonomi dakort qe do te shes librin e tij,po nuk ka shqiptar patriot ne bote qe te besoje se esati ishte burre i mire per atdheun tone.Edhe ne varr per nje te huaj qe e lexon esati lexohet si turk.
Jo per tja dhene grekut Shqiperine e Jugut por Autonomi per te ashtuquajturin “vorio epir” kjo ishte dhe marrveshja e tij me greket asaj kohe
A ka ndonje njeri qe na tregon se cfare eshte ai shumekateshi ne sfond te fotos, me vincin ne krah,
kush eshte financuesi i kesaj godine qe nuk dihet a do te perfundoje dhe kur.
A eshte kjo nje godine qe tregon se vendi yne nuk ka asnje plan urbanistik apo rregull qe percakton
lartesine, funksionin dhe afatin e venies ne shfrytezim te cdo ndertese, ne fshat apo qytet, banese apo
ndertim industrial/tregtar.
Keshtu si veprohet ketu, cdo dashakeqes me financa te dyshimta krijon deme te pa riparueshme per
urbanistike dhe peisazhin e vendit.
Ilir Ikonomi- nje talent ne linguistike (zoteron disa gjuhe te medha te botes, nder to edhe kinezce dhe japonezce, ku e dergoi regjimi i Enver Hoxhes);
Ilir Ikonomi- nje gazetar i lindur i Radios se Jashtme te Tiranes; nje gazetar me profil te skalitur ne median Zeri i Amerikes ne shqip.
Gjuhet e huaja dhe talenti gazetarsk e kane bere nje intelektual interesant; por, me mendjemadhesine e tij, Konomi ka hyre ne fushen shkencore te Historise, sikur po shetit ne nje bahce me lule, ne nje kohe, kur Historia eshte nje shkence po aq ekzakte me fjale, sa edhe matematika me shifra. Beniamuini i tij, Esat Pashe Toptani Ne pasthenien e tij, “Profesor” Ilir Ikonomi thote: ” Zakonisht, kur flitet per Esat Pashen, gabimi i madh qe behet, me keqdashje apo me naivitet, eshte se ai trajtohet i shkeputur nga koha nga koha ne te cilen jetoi.” Jo zoteri, Esat Pasha eshte trajtuar nga historianet shqiptare pikerisht me ate kostum qe veshi ne kohen e tij- kostumin e tregtarit qe i sherbente atij shteti qe e paguante me shume dhe gjeti fundin me plumb ballit, si nje tradhtar i popullit dhe atdheut. Prejardhja e Ilir Ikonomit eshte cifute dhe ma merr mendja se do te jete paguar shume mire qe te rehabilitoje nje kriminel, hajdut dhe aventurier politik dhe moralisht kurvar i lindur.