I veshur me histori dhe po aq magjepsës sa ç’është mbi tokë, qyteti antik i Napolit është gjithashtu shtëpia e një rrjeti misterioz tunelesh, të ndërtuar në akuaduktet e shekullit të 16-të.
Por, ajo që i bën edhe më magjepsës këta tunele, të ndërtuar për një mbret, është se prej vitit 1950 aty gjenden automjete të vjetra, të harruara prej kohësh.
Tuneli u ndërtua për mbretin Ferdinand II i Burbonëve, si një rrugë arratisjeje në rast rreziku nga revoltat. Por, mbreti u nda nga jeta pak përpara se tuneli të përfundonte.
Ndërkohë, përgjatë viteve tunelet u shfrytëzuan si spital ushtarak dhe si magazinë e automjeteve të konsifkuara.
Sot, ai është një atraksion turistik, i cili iu ofron vizitorëve mundësinë e një udhëtimi pas në kohë.